• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vala e protestave: Përse protestojnë francezët?

Në Francë po përshkallëzohen protestat kundër reformës së pensioneve. Por në krahasim me vendet e tjera të Evropës dhe Gjermanine, sistemi francez i pensioneve është shumë më i mirë. Një vështrim.

08:58 : 29/03/2023
në BOTA

Nga DW

Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron të rrisë moshën minimale të daljes në pension nga 62 në 64. Në shumë vende, e sidomos në Gjermani, kjo nuk është arsye për protesta. Prej vitit 2024 mosha e pensionit do të rritet gradualisht deri në  67. Kjo e rrit automatikisht edhe kohëzgjatjen e qëndrimit në marrëdhënie pune. Kush ka punuar deri tani 41,5 vjet, sipas projektligjit te ri do të punojë 43 vjet.

Në Gjermani mosha minimale e daljes në pension është 63-vjeçare. Që nga kjo moshë mund të dalësh në pension pa humbje, por me kusht që të kesh punuar dhe paguar kontribute në arkën e pensioneve për 45 vjet. Prej vitit 2024 kjo moshë do të rritet në 65 vjet. Një pension pa zbritje, pavarësisht nga kohëzgjatja e punësimit, jepet vetëm në Francë, pas moshës 67-vjeçare – e kjo kështu do të mbetet edhe  pas reformës.

Por a mund të krahasohen sistemet e pensioneve?

“Kjo është e komplikuar”, thotë për Deutsche Welle Ulrich Becker nga Instituti Max Planck për Te drejten sociale dhe politikat Sociale. “Është gjithmonë e vështirë të krahasohen sistemet e pensioneve, sepse ato janë të gjitha shumë komplekse dhe shumë të ndryshme”, sqaron Becker. Ai harton të ashtuquajtura “Pension maps” (Harta pensionesh) që evidentojnë veçoritë e pensioneve në secilin vend të botës.

Lexo edhe:

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

E megjithatë pensionistët francezë kanë dalë shumë më të privilegjuar në një krahasim ndërkombëtar, bazuar në tre kritere: shuma e pensionit, mosha minimale e daljes në pension dhe kohëzgjatja e marrjes së pensionit, pra jetëgjatësia e llogaritur në fillim të pensionit.

Normat e pensionit kanë dallime të mëdha

Sesa mirë mund të ruhet standardi i jetesës gjatë periudhës së pensionit, kjo varet nga sa i lartë është pensioni në krahasim me të ardhurat e rregullta. E ashtuquajtura “normë neto e zëvendësimit” është përqindja që mbetet nga të ardhurat neto të marra mesatarisht gjatë gjithë kohës së punës.

Parlamentarët duke mbajtur tabela me mbishkrimin:  64 ans c'est non (Jo në moshën 64-vjeçare)Parlamentarët duke mbajtur tabela me mbishkrimin:  64 ans c'est non (Jo në moshën 64-vjeçare)
Parlamentarët duke mbajtur tabela me mbishkrimin:  64 ans c’est non (Jo në moshën 64-vjeçare)Fotografi: Ait Adjedjou Karim/ABACA/picture alliance

Në vitin 2020, në Francë, kjo normë zinte 74.4 për qind. Kjo do të thotë: Kush merrte në xhirollogari një transfertë mesatare mujore prej 2 500 euro, do të merrte një pension prej rreth 1 860 euro në muaj.

Kjo e vendos Francën 14 pikë-përqindjeje mbi mesataren e OECD-së përnga norma neto e zëvendësimit të pensionit. Në Gjermani, pensionistët marrin vetëm 52,9 për qind të pagës mesatare që kanë marrë gjatë gjithë jetës.

Ku qëndron Franca përsa i përket pensionit minimal?

Në të ardhmen kjo normë mund të bjerë për shumë njerëz edhe në Francë. Arsyeja: me moshën minimale do të rritet edhe numri i viteve të punës nga të cilat përfitohet pensioni i plotë. Kjo mund të ndikojë veçanërisht te personat me të ardhura të ulëta, pasi ata zakonisht fillojnë të punojnë më herët. Nga ana tjetër, nëse fillon të paguash kontribute për pension, për shembull, pas moshës 25-vjeçare, sepse ke studiuar, atëherë vetëm në moshën 67-vjeçare, pas 42 vitesh pune, do të marrësh pensionin e plotë.

Për ta kompensuar këtë, reforma e pensioneve parashikon një rritje të pensionit minimal në rreth 1 200 euro për çdo person single. Aktualisht pensioni minimal në Francë është 961,08 euro. Ky është një nivel që e vendos atë në mes të listës së OECD-së, ku shuma e pensionit vihet në relacion me të ardhurat mesatare të popullsisë. Ndërsa Gjermania është një nga vendet e pakta pa pension minimal.

Në fakt, në shumë vende, njerëzit i pranojnë zbritje në pension për të dalë nga puna më herët. Në Francë, burrat dalin në pension mesatarisht me 60,4 vjeç, ndërsa gratë me 60,9 vjeçe. Kjo do të thotë se francezët burra dalin në pension afro 3,5 vjet, ndërsa gratë 1,5 vjet më herët se grupet e tyre përkatëse në vendet e OECD-së.

Në të njëjtën kohë, në Francë llogaritet një jetëgjatësi veçanërisht e lartë. Vetëm në Luksemburg (24 vjeç) burrat lejohen të gëzojnë pensionin e tyre mesatarisht pak më gjatë se në Francë (23.5 vjet). Kurse gratë franceze jetojnë mesatarisht 27,1 vjet pas daljes në pension. Në Evropë, më mirë se ato e kanë vetëm greket (28.4 vjet) dhe spanjollet (27.7 vjet).

Jetë të gjatë, pension të gjatë?

Pikërisht këto janë arsyet e reformës së pensioneve në Francë. “Franca duhet të përballet me pyetjen se si ta përshtatë sistemin e saj të pensioneve me ndryshimet demografike,” shpjegon eksperti i ligjit social Ulrich Becker.

Është problem për fondet e pensioneve që njerëzit po plaken, sepse pensioni duhet të paguhet për një periudhë më të gjatë kohore, megjithëse kontributet nuk janë më të larta. Nataliteti po bie dhe për këtë arsye gjithnjë e më pak të punësuar duhet të paguajnë kontribute për gjithnjë e më shumë pensionistë.

Në Francë, subvencionet e pensioneve publike – si përqindje e produktit të brendshëm bruto – janë ndër më të lartat në listat e OECD-së, vetëm Italia ua kalon. Këtë synonte kryeministrja e Macron, Elisabet Borne, kur tha: “Me projektin ne po japim një garanci që fondet e pensioneve të balancohen financiarisht deri në vitin 2030”.

“Heqja e privilegjeve”

“Një mjet i dukshëm dhe i diskutuar gjerësisht është rritja e moshës së pensionit,” shpjegon Becker. “Në këtë mënyrë, njerëzit paguajnë më gjatë dhe marrin përfitime më të shkurtra. Qëllimi është të korrigjohet raporti midis kontributeve dhe përfitimeve.”

Një numër vendesh të OECD-së e kanë bërë këtë, dhe shumë syresh po planifikojnë rritje të mëtejshme: në Holandë, Danimarkë, Estoni dhe Itali, mosha e daljes në pension do të rritet në 69 ose më shumë në vitet e ardhshme.

Po në Francë? “Anashkalohet fakti që reformat duhet të heqin privilegjet për grupe të caktuara,” thotë eksperti i pensioneve Becker. “Arsyeja për këtë është e qartë, se mbrojtja e të drejtave sociale konsiderohet më e rëndësishme se shpërndarja e drejtë e tyre ndër breza”.

Etiketa: Francepensionetprotesta

Lajme të lidhura

RAJONI

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

21:56 : 27/06/2025
BOTA

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

13:34 : 26/06/2025
Kampi i Gjadrit
AKTUALITET

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

20:52 : 18/06/2025
BOTA

Protesta kundër turizmit masiv në Spanjë, Itali dhe Portugali

14:31 : 17/06/2025
BOTA

“Shkoni në shtëpi”/ Rritja e qirave dhe çmimeve, protesta të fuqishme në Spanjë kundër turizmit

16:42 : 16/06/2025
AKTUALITET

Farsa zgjedhore/ Berisha paralajmëron protesta

13:46 : 14/06/2025
Para

"Më njeh që 5 vjeç", Këlliçi takohet me legjendën e tenisit

TË GJITHA

Trump sulmon sërish gazetarët e CNN dhe New York Times

22:00 : 27/06/2025

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

21:56 : 27/06/2025

SHBA/ Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

21:51 : 27/06/2025

“Ç’kontratë e noter, jam i zoti i punës”/ Ndërtuesi kërkon para shtesë për shtëpinë e paguar

21:45 : 27/06/2025

CIES publikon listën e mbrojtësve më të vlefshëm në botë, asnjë nuk luan në Itali

21:36 : 27/06/2025

Zjarr në Fier, digjet një stallë dhe dengje bari

21:29 : 27/06/2025

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

21:23 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com