• Kontakt
Monday, June 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë/ 22 mijë emigrantë të rinj u regjistruan vetëm në Itali

13:15 : 29/03/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Rreth 22 mijë emigrantë të rinj shqiptarë janë regjistruar në Itali vetëm në vitin 2021, raportoi Eurostat, në shifrat e fluksit të emigrantëve në Bashkimin Europian për vitin 2021.

Për Shqipërinë raportohen vetëm disa shtete, ku më kryesori është Italia, ndërsa mungojnë Greqia, që është pritësi tjetër i madh i emigrantëve të pas viteve ’90, si dhe Gjermania e Franca, që janë dy destinacionet e viteve të fundit, krahas Mbretërisë së Bashkuar, të dhënat e të cilës që prej fundit të 2019-s, pasi MB u shkëput nga BE nuk raportohen më.

Për Italianë, 2021-shi shënoi numrin më të lartë të emigrantëve të rinj të dekadës së fundit, me përjashtim të 2019-s, kur shifra ishte 22.2 mijë, ndërsa vitet e tjera shifra luhatet në rreth 12-15 mijë.

Nga 2008-a, kur raportohen të dhënat, në Itali janë regjistruar 259 mijë emigrantë në total, por të dhënat e tjera të leje qëndrimit të dhëna nga ky shtet për shtetasit shqiptarë, gjithsej deri në fund të vitit 2021 në Itali ka gati 400 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.

Lexo edhe:

E rëndë në Itali/ Nëna vret vajzën 13-vjeçare dhe më pas i jep fund jetës

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

Një tjetër shtet që po tërheq emigrantët vitet e fundit është dhe Kroacia, që ka regjistruar në periudhën 2019-2021 nga mbi 1 mijë emigrantë përkatësisht për çdo vit, ndërsa më parë shifra ishte e papërfillshme. Rumania ka regjistruar gjithashtu 270 emigrantë në 2021, për herë të parë që kur raportohen të dhënat e Eurostat. Bullgaria ka pritur rreth 120 emigrantë në vit në 2019-2021.

Shqiptarët e kanë gjetur rrugën edhe në vendet nordike, me Finlandën, që regjistroi gati 200 emigrantë në 2021, Norvegjinë gati 160. Për Suedinë nuk janë të publikuara shifrat e 2021-t, por në 2019-n shifra arriti në 1,420.

Vitet e fundit janë përshpejtuar sërish ritmet e emigracionit në vend. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, që nga viti 2020 i raporton të dhënat për 27 vendet e Bashkimit Europian (pa Mbretërinë e Bashkuar), në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.

Në 2022, Mbretëria e Bashkuar ishte destinacioni kryesor i azilit në Europë për shtetasit shqiptarë. Vetëm në këtë shtet, sipas të dhënave zyrtare paraprake nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u raportuan rreth 14.2 mijë aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë.

Në total, në Bashkimin Europian-27 dhe në Mbretërinë e Bashkuar aplikua për azil në vitin 2022 rreth 27 mijë persona, që është niveli më i lartë nga viti 2016.

Flukset e emigrantëve në BE u intensifikuan në vitin 2021

Në vitin 2021, vlerësohet se kishte rreth 2.3 milionë emigrantë që hynin në BE nga vendet joanëtare dhe rreth 1.1 milionë njerëz nga BE-ja, që emigruan në një vend jashtë BE-së, sipas Eurostat.

Të dhënat tregojnë një rritje të rëndësishme krahasuar me vitin 2020, kur vlerësohet se 1.9 milionë emigrantë në BE nga vende jo anëtare, dhe rreth 956 mijë njerëz emigruan nga BE-ja në një vend jashtë BE-së. Për më tepër, 1.4 milion njerëz, që banonin më parë në një vend të BE-së emigruan në një tjetër anëtar në vitin 2021 (1.2 milion në 2020).

Ky informacion vjen nga të dhënat mbi popullsinë emigrante të publikuara nga Eurostat sot.
Në vitin 2021, në BE vlerësohet se kishte 5 emigrantë për 1000 njerëz. Në raport me madhësinë e popullsisë rezidente, Luksemburgu regjistroi shkallën më të lartë të emigrimit në vitin 2021 (pothuajse 40 emigrantë për 1000 banorë), i ndjekur nga Malta (35) dhe Qiproja (27). Në të kundërt, Sllovakia regjistroi shkallën më të ulët të emigrimit, me 1 emigrant për 1000 njerëz. Ky vend u pasua nga Portugalia dhe Franca, secila me 5 emigrantë për 1000 banorë.

Popullsia e lindur jashtë në vitin 2022
Më 1 janar 2022, pothuajse gjysma (49.4%) e popullsisë në Luksemburg ishte e lindur jashtë vendit. Ky vend i BE-së u pasua nga Malta (23.6%) dhe Qipro (22.7%) si anëtarët e BE-së me përqindjen më të lartë të popullsisë së lindur jashtë vendit.

Në të kundërt, përqindjet më të ulëta u regjistruan në Rumani (1.7%), Poloni (2.5%) dhe Bullgari (3.2%).
Në terma absolutë, popullsia më e madhe e shtetasve të lindur jashtë (nga vendet e tjera anëtare të BE-së dhe vendet jo-BE) u regjistruan në Gjermani (15.3 milion njerëz), Francë (8.7 milion) dhe Spanjë (7.4 milion).

Në terma relativë, Luksemburgu kishte deri tani komunitetin më të madh të qytetarëve të lindur në një vend tjetër të BE-së, 33.8%, i ndjekur nga Qiproja me 10.6% dhe Austria me 9.3%. Belgjika dhe Malta gjithashtu regjistruan përqindje të larta të qytetarëve të lindur në vende të tjera të BE-së, me 7.9% secili.
Polonia dhe Lituania, nga ana tjetër, kishin përqindjen më të vogël të qytetarëve të lindur në vendet e tjera të BE-së, me vetëm 0.6% secili. Bullgaria dhe Rumania shënuan gjithashtu vlera të ulëta, me nga 1.0% secila.

Kur bëhet fjalë për shtetasit e lindur në vende jashtë BE-së, përqindjet më të larta u regjistruan në Maltë (15.7%), e ndjekur nga afër nga Luksemburgu (15.6%). Këto dy anëtarë të BE-së u pasuan nga Suedia (14.9%), Estonia (13.1%) dhe Qiproja (12.2%). Përqindjet më të ulëta të shtetasve jo të lindur në BE ishin Rumania (0.7%), Sllovakia (1.0%), Polonia (1.9%), Bullgaria (2.2%) dhe Hungaria (2.9%).

Krahasuar me vitin 2021 (në terma absolutë), 13 anëtarë të BE-së panë rritjen e numrit të qytetarëve të lindur në vendet jashtë BE-së dhe në vendet e BE-së në vitin 2022 (Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Irlandë, Luksemburg, Hungari, Maltë, Holandë, Austria, Sllovakia, Finlanda dhe Suedia), ndërsa pesë anëtarë panë trend të kundërt me rënien e numrit të të dy grupeve të qytetarëve (Çekia, Greqia, Italia, Letonia dhe Rumania).

Janë vërejtur disa tendenca të tjera interesante: në Gjermani, Francë, Spanjë, Qipro, Lituani, Poloni dhe Slloveni, numri i qytetarëve jo të lindur në BE është rritur, ndërsa numri i qytetarëve të lindur në vendet e tjera të BE-së është ulur. E kundërta u regjistrua në Kroaci (në një shkallë shumë të vogël) dhe Portugali, ku numri i qytetarëve të lindur në vende të tjera të BE-së u rrit, por popullsia e lindur jashtë BE-së u ul./Monitor

Etiketa: azilkerkuesemigracionemigrantet shqiptareItalikroacirumanishpopullimi

Lajme të lidhura

BOTA

E rëndë në Itali/ Nëna vret vajzën 13-vjeçare dhe më pas i jep fund jetës

11:18 : 22/06/2026
Lajmet e Dites

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

08:56 : 22/06/2026
AKTUALITET

Shqiptarët e Genovës në Itali sërish në protestë kundër Ramës: Jep dorëheqjen!

19:50 : 21/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria pritet të humbasë 43% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050, e katërta në botë

08:15 : 20/06/2026
AKTUALITET

U arratis nga burgu në Itali, i riu shqiptar kapet në zonën ku banonte e dashura e tij

13:48 : 19/06/2026
AKTUALITET

Ditën punëtor i kompanisë së mirëmbajtjes, natën trafikant droge! Shqiptari kapet me 1 kg kokainë në Itali

13:13 : 19/06/2026
Para

E rëndë/ I mituri plagos nënën dhe vrapon duke bërtitur në rrugë: Vrava demonët

TË GJITHA

“Krimi dominon parlamentin”/ Emigranti: Frika është vrarë, vendi s’ka të ardhme nëse nuk ka ndryshim themeltar

16:31 : 22/06/2026

E rëndë në Katar/ Shpërthim në impiantin e gazit në Ras Laffan, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

16:27 : 22/06/2026

“Rama ka ngarkuar Ballën për të bërë antimiting”, Këlliçi: Telefonon diasporën, por refuzohet çdo herë

16:20 : 22/06/2026

LVV i përgjigjet Ramës: S’kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri! Janë shprehje e pakënaqësisë qytetare

16:16 : 22/06/2026

Sekreti që e dinim të gjithë

16:01 : 22/06/2026

Pogradec/ Mjeti bujqësor del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagoset rëndë drejtuesi

16:00 : 22/06/2026

U plagos me thikë nga bashkëshorti, 28-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Traumës/ EMRAT

15:46 : 22/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibomtarafbet girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişmeritking girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet