• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama “blen” pensionistët me 5 mijë lekë para zgjedhjeve, neni 91 i Kodit Zgjedhor ia ndalon

16:30 : 29/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Pohimin në një mbledhje të Kryesisë së PS pak ditë më parë ku u kërkoi të vetëve që të mobilizoheshin maksimalisht pasi zgjedhjet e 14 Majit nuk do të jenë të lehtë, kryeministri Edi Rama duket se e konfirmoi sot në daljen për medias pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Premtimi i Ramës për një shpërblim prej 5 mijë lekësh të rinj për pensionistët në muajin e ardhshëm, tregon qartë se makineria elektorale e PS nuk do t’i mjaftojë për të fituar përballë koalicionit Berisha-Meta.

“Jemi në kushtet kur mund t’iu themi edhe pensionsionistëve Zotimin për të shpërndarë në radhë të parë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, do ta mbajmë. Për pensionistët do të ketë 5 mijë lekë të reja në drejtim të tyre, bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme”, u shpreh Rama.

Edhe pse Kodi Zgjedhor e ndalon që vendime të tilla qeveria t’i marrë 4 muaj para zgjedhjeve, Rama nuk u duk aspak i shqetësuar pasi tha se askush nuk mund t’i ndalojë për të tilla nisma.

Duke e cilësuar forcën e ligjit (që ai nuk do ta njohë) një kinezëri të sistemit, shefi i qeverisë e pranoi hapur se blerja e pensionistëve me lëmoshën prej 5 mijë lekësh do të vazhdojë pavarësisht çdo kundërshtie.

Lexo edhe:

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

“Është një adresim në vazhdim i një problemi që nuk ndjehet se qeveria është aty në mbrojtje të konsumatorit. Ne s’mund t’i themi pensionistëve që nga taksa s’mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni katër muaj se kështu kanë vendosur partitë me ato kinezëritë. Kjo s’mund ti shkojë në mend njeriu se mund të na pengojë ne për të shpërblyer pensionistët”, theksoi ai.

Por çfarë thuhet në Kodin Zgjedhor për vendime të tilla?

Duke ju referuar nenit 91 të Kodit Zgjedhor, Rama e ka shkelur hapur atë, pasi 50 ditë para zgjedhjeve qeveria vendos t’u japë 5 mijë lekë shpërblim pensionistëve.

Sipas këtij neni në një periudhë 4 muaj para zgjedhjeve ndalohen vendime me efekte financiare si rritje pagash e pensionesh, ndryshime në politikat fiskale, si dhe investime të paparashikuara në buxhetin e shtetit.

“Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e benefiteve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve etj, përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”, thuhet në pikën 4 të nenit 91 të Kodit Zgjedhor.

Etiketa: Edi Ramapensionistëtpremtim elektoral

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

21:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025
Para

Pret kryeqytetasit në “Niko Dovana”, Teuta presion Partizanit me ish-lojtarët e kuq

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com