• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Po vjedh fondet publike”, Berisha thirrje Linda Ramës: Hiqe vajzën nga tenderat!

18:16 : 29/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sërish shpërdorimin e fondeve publike.

Berisha tha se baxhanaku dhe vajza e gruas së kryeministrit Edi Rama marrin pjesë në tendera, gjë që sipas tij ligji e ndalon rreptësisht. Kreu i demokrateve i bëri thirrje Linda Ramës që të mos e lejojë vajzën e saj të marrë pjesë në tendera.

Gjithashtu Berisha gjate vizites se tij në Cërrik, prezantoi kandidatin për kryetar të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Servet Luzhën. Berisha është shprehur se ne po zhytemi çdo ditë e më shumë në skamje, varfëri dhe unë deklaroj këtu, çdo qytetar i Cërrikut, çdo qytetar shqiptar që ndjehet më mirë se 8 vite më parë të mos votojë ndryshimin, të votojë për vazhdimësinë.

“Baxhanaku i tij ka fituar qindra tendera, ndërkohë që ligji e përjashton atë nga tenderat. Në asnjë tender publik nuk mund të marrë pjesë asnjë familjar i kryeministrit. Kjo nuk ndodh në një vend demokratik, sepse ai përdor fuqinë e mikut të tij kryeministër për të fituar padrejtësisht. Baxhanaku i tij fiton dhjetëra tendera.

Thjeshtra e tij dhe e di që e ëma revoltohet kur ja përmed, i them zonjës së tij hiqe të mos marrë pjesë në tendera. Nuk i takon thjeshtrës së kryeministrit të marrë pjesë në tendera. Por këta nuk njohin asnjë kod dhe limit dhe kjo bën që të ketë një shpërdorim të papërmbajtur të fondeve publike. Ne po zhytemi çdo ditë e më shumë në skamje dhe varfëri. Unë deklaroj këtu se ç’do qytetar nëse ndihet më mirë se 8 vite më parë, të mos votojë ndryshimin, të votojë vazhdueshmërinë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

Nëse ata e ndiejnë veten më të sigurt, të mos e votojnë ndryshimin. Në 14 maj ne vërtet votojmë për kandidatin tonë vendor. Këto zgjedhje janë zgjedhjet e jetës sonë. Më të rëndësishmet që ne kemi bërë nga viti 92 e deri më sot. Ne paqësisht në 92’ u ndamë nga sistemi monist dhe nisëm rrugën e re”, u shpreh Berisha.

 

  • Berisha: Në Shqipërinë e Edi Ramës, çmimet i rritën bordet. Mblodhi 520 mln €

Berisha akuzon bordin e Edi Ramës se rriti çmimet e ushqimeve dhe produkteve të karburantit.

Nga Cerriku ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Servet Duzha, Berisha tha se qeveria mblodhi 520 mln euro nga taksat, por nuk u ktheu asgjë qytetarëve.

“Kontrolli i lartë i Shtetit, vitin e kaluar ka gjetur zyrtarisht se qeveria vodhi dhe shpërdoroi 122 miliardë lekë. 122 miliardë lekë janë 1.1 miliardë euro. Në 9 muaj, 1.1 miliardë euro janë 130% fondi i përgjithshëm i pagave në Shqipëri. Me aq sa janë vjedhur, nëse qeveria do të kishte vullnet, mund të dyfishonte çdo vit rrogat. Qeveria jo vetëm që nuk i dyfishoi rrogat, përkundrazi rriti çmimet. Në kapitalizëm nuk janë kurrë qeveritë që rrisin çmimet, çmimet i rri tregu, i rrit kërkesa, ka një mekanizëm krejt tjetër. Në Shqipërinë e Edi Ramës, çmimet i rritën bordet, caktoi bordet. Çfarë ndodhi? Mblodhi 520 mln euro më shumë taksa. Që të gjitha qindarkë për qindarkë paratë tuaja, sepse çdo gjë që bletë në dyqan e bletë me çmimet e bordeve dhe natyrisht, TVSH-ja e të gjitha gjërave që blihen u rrit në proporcion me çmimin.

Çdo qeveri që ka dhembshuri, ka ndjeshmëri ndaj shtrëngicës ekonomike të qytetarëve, ato do ti kthente 1 për 1 tek qytetarët. Dhe këtë e bënë të gjitha qeveritë. E bëri dhe Kosova. Iu dha pensionistëve 100 euro, ua shtoi pensionin. Ua shtoi 100 euro sepse çmimet po u rritën, vështirë që ulen ato, ligj i tregut ky. U dha studentëve 100 euro, rrogëtarëve 120 euro. Ato që mblodhi i shpërndau. Me këto që mblodhi Edi Rama mund të rriste rrogat 70 %, por të themi rroga e pensione me 40%. Përkundrazi, asgjë, përkundrazi sot blihet me rrogën 30% më pak se sa blihej në vitin 2013.

Çfarë ndodh me pasuritë publike. Pasuria më e madhe publike sot, është porti i Durrësit për shqiptarët. Nëse e nxjerr në tregun botëror, Porti i Durrësit, vlera e tij me truallin përreth 800 mijë metra katrorë, me portin në det e të gjitha shkon miliarda e miliarda. Çfarë ndodh me portin? Ka gjetur një arab miliarder dhe tani ky do të bëhet si arabi miliarder dhe hajde ndajmë portin.

Shpiku pasaportën e artë, do marrin pasaportë të artë ata që do të blejnë apartamentet e Ramës dhe Alabarit në Durrës. Po ka vjedhje më monstruoze se kjo. Më kujtohet njëherë një avokat i madh amerikan të cilin presidenti Xhorxh Ë. Bush e kishte mik dhe e emëroi ambasador të SHBA në OSBE.

Erdhi dhe vizitoi Shqipërinë dhe më tregon; gjatë karrierës time kam pasur disa miliarder klientë, që ishin me procese gjyqësore, por problemi im me ta ishte se asnjëri nuk ishte nga ata që të mos donte të vidhte edhe një miliardë tjetër. Oreksi vjen duke ngrënë, i tillë është edhe Edi Rama, kalon nga një aferë në tjetër.

Merrni djegësat. Djegësat 420 mln euro, që të gjitha vepër e tij personale. Po, ju e keni dëgjuar që për djegësin e Elbasanit janë përgatitur brenda 24 orëve 17 dokumente nga të gjitha institucionet, rast i jashtëzakonshëm. Se burokracia nuk është kurrë e rrufeshme. Sikur të ishte një emergjencë kombëtare. Arben Ahmeti e tha; nuk e kam lëvizur unë qeverinë, qeverinë e ka lëvizur ai. Sigurisht e ka lëvizur Edi Rama dhe firmosi në kundërshtim flagrant me ligjin, i cili nuk lejon firmosje kontratash me negociata të mbyllura, kurrë. Një kryeministër kurrë nuk mund të firmosë një kontratë për të cilën, enti shtetëror i specializuar që është agjencia e prokurimeve publike, thotë me shkrim, se kjo është e kundraligjshme.

Kryeministri mund të shkojë në parlament dhe të ndryshojë ligjin, por kryeministri atë kontratë pa ndryshuar ligjin nuk e firmos kurrë. Atë kontratë e firmosi Edi Rama sepse sipërmarrja ishte e tij, sepse sipërmarrja e Fierit, e Tiranës është e tij. Dhe keni parë ju, arrestuar ky filani, etj., me radhë, por djegësat nuk janë konfiskuar. Çdo ditë u jepen djegësve nga 100 mijë euro. Çdo ditë, qytetarët e Tiranës dhe gjithë qarkut paguajnë për një ton plehra, 28 euro. Çdo ditë të gjitha mbetjet që prodhohen duhet të derdhen në Sharrë, në minierën e floririt të Edi Ramës dhe Erion Veliajt”.

Etiketa: korrupsionlinda ramaPartia DemokratikeSali Berishatendera publikthirrje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025
AKTUALITET

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

17:34 : 10/05/2025
AKTUALITET

Analiza e DW: Retorika politike heq vëmendjen nga programet

12:43 : 10/05/2025
AKTUALITET

The Daily Signal: Sali Berisha do udhëtojë drejt SHBA menjëherë pas zgjedhjeve

11:24 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025
Para

Kupa e Shqipërisë 2022-2023/ Nesër hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të turneut

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com