• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Celibashi tjetër tender të dyshimtë/ U jep holandezëve 6.3 mln USD pa garë

12:30 : 29/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Teksa zgjedhjet e 14 Majit afrohen, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon i qetë të bëjë procedurat e fundit tenderuese. Brenda një kohe të shkurtër, KQZ-ja ka shpenzuar miliona euro, duke ia dhënë kompanive të caktuara.

Firmën e fundit, Ilirjan Celibashi e ka vendosur në një procedurë miliona euro për votimin dhe numërimin elektronik në disa bashki.

Celibashi ka s’kualifikuar disa firma, duke ia dhënë këtë tender një njohjeje të vjetër, kompanisë holandeze me të cilën ka punuar edhe para 2 viteve. Duke vendosur klauzola “punë të suksesshme” apo “sukses ndërkombëtar”, Celibashi ka “përjashtuar” direkt dhe indirekt çdo firmë, ku në fund i ka dhënë “çekun” kompanisë “Smartmatic International Holding B.V.”. E njëjta skema si para dy viteve, ku kjo kompani fituar mbi 20 milionë USD pa garë në disa procedura tepër të dyshimta.

Njoftimi i shpalljes së fituesit të tenderit për votimin dhe numërimin elektronik

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur fituesin e tenderi, me objekt “Implementimi i projekt pilot të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore  të datës 14 maj 2023”. Në datën 20 mars, KQZ-ja nxori njoftimin e mësipërm, duke shpallur fitues firmën “Smartmatic International Holding B.V”, me adresë në Amsterdam, Holandë. Kompania ofroi 6.326.957 USD, ndërsa në tender morën pjesë edhe dy firma të tjera, ku “CGTS Corp Inc” ofroi 14 milionë dollarë dhe “R&T” Sh.p.k ofroi 692.928.800 lekë pa TVSH.

Lexo edhe:

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

Pas satelitëve dhe fotografimit ajror, qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron

Oferta e “R&T” ishte më e ulta, por ajo u s’kualifikua. Në të njëjtin dokument shkruhet se operatorët e tjerë u s’kualifikuan pasi s’kanë përvojë ndërkombëtare dhe të suksesshme! Po kush ka përvojë të suksesshme?! Natyrisht që sipas KQZ-së fituesi, që vitet e fundit ka përfituar dhjetëra miliona dollarë në tenderët e institucionit të drejtuar nga Ilirjan Celibashi, të dhënë shpesh herë pa garë.

KQZ, 300 mijë USD pa garë firmës që fitoi 20 mln USD për identifikimin e zgjedhësve në 2021

Firma fituese e këtij tenderi ka përfituar dhjetëra milionë USD. Procedurat janë denoncuar edhe nga BoldNews.al

Në vitin 2021, sipas njoftimit të mësipërm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lajmëruar se ka lidhur procedurën prokuruese për identifikimin elektronik të zgjedhësve. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në datën 14 janar 2021, përfundoi fazën e vlerësimit të ofertës dhe zgjidhjes teknike, të paraqitur nga operatori ekonomik ‘Smartmatic International Holding B.V’ pjesëmarrës në procedurën prokuruese me objekt ‘Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor’. Kompania paraqiti dokumentacionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë: 19.975.774 USD pa T.V.SH”, thuhej në atë njoftim.

Ndërkohë, në vitin 2022, Boldnews.al hulumtoi disa tendera të KQZ-së, të dhëna pikërisht për këtë firmë. Në mars 2022, redaksia jonë raportoi se ky komision, me një tjetër tender pa garë, i ka dhënë 300 mijë USD firmës “SmartMatic” që në 2021-shin fitoi po pa garë plot 20 milionë USD për identifikimin biometrik të zgjedhësve.

“Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, e ka shpallur fituese këtë operator në një tjetër tender ‘në tavolinë’, duke ngritur dyshime të mëdha se specifikimet teknike apo dokumentet e tenderit i ‘përshtaten’ kësaj firme. Brenda një kohe të shkurtër, kjo kompani ka arritur të marrë nga KQZ-ja më shumë se 20 milionë euro dhe në të gjitha procedurat ka qenë e vetme. Pra, s’ka pasur konkurrent, në një kohë që në tregun shqiptar apo të huaj ka me dhjetëra firma të tilla.  Burime nga KQZ-ja thanë se dokumentet janë bërë në mënyrë të tillë që fitues të jetë vetëm ‘SmartMatic’, e cila ka marrë çdo qindarkë të akorduar”, raportonte BoldNews.al.

Në fakt, të njëjta fjalë mund t’i përshtaten edhe sot e kësaj dite KQZ-së, e cila vijon e pashqetësuar të bëjë procedura tepër të dyshimta, me Ilirjan Celibashit ndaj të cilit bien dyshimet e arsyeshme si manipulator. Madje, me të njëjtin fitues të paracaktuar!

Celibashi i bën tenderat njësoj siç drejton proceset zgjedhore, ku deri më tani, të gjitha zgjedhjet e drejtuar nga ai ndër vite janë klasifikuar si jo të lira dhe jo të ndershme.

Etiketa: "Smartmatic International Holding B.V.Ilirjan CelibashiKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026
AKTUALITET

Pas satelitëve dhe fotografimit ajror, qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron

22:59 : 22/06/2026
AKTUALITET

Asfalti i florinjtë/ Bashkia e Tiranës, 900 mijë euro/km për “lyerjen” e rrugës dytësore të autostradës

11:13 : 20/06/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

17:46 : 09/06/2026
AKTUALITET

Shkarkimi i Kreshnik Hajdarit, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi

14:47 : 08/06/2026
AKTUALITET

Nis numërimi i votave në Kosovë, KQZ-ja publikon rezultatet e para

19:54 : 07/06/2026
Para

Mundi Argjentinën në Botëror, tërhiqet trajneri i Arabisë Saudite

TË GJITHA

Përgjigja e vetme e një protestuesi: “F*ck you back, Rama”!

08:51 : 25/06/2026
Foto ilustruese

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

08:42 : 25/06/2026

Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

08:30 : 25/06/2026

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

08:21 : 25/06/2026

Këmbimi valutor 25 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:16 : 25/06/2026

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

08:07 : 25/06/2026

Kthjellime e vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:01 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet