• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“1081 ankesa”/ Raporti: Institucionet s’dhanë informacion për rindërtimin, pandeminë e PPP-të

12:47 : 28/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Të paktën 1081 ankesa janë dorëzuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë vitit 2022.

Më shumë se gjysma e institucioneve janë detyruar të bëjnë më pas transparencë gjatë fazës së hetimit administrativ teksa janë mbi 217 ankesa jashtë objektit të zyrës.

Të dhënat janë bërë publike në raportin vjetor të Komsionerit i cili sjell në vëmendje edhe çështjet më të “nxehta” për të cilat është kërkuar të bëhet transparencë pas refuzimit të institucioneve.

“Nga totali prej 1081 ankesash, për 643 prej tyre informacioni/dokumentacioni i kërkuar u është vënë në dispozicion ankuesve, gjatë zhvillimit të procesit të hetimit administrativ nga ana e Zyrës së Komisionerit. Gjithashtu, Zyra e Komisionerit është shprehur me 51 vendime për 61 ankesa. Nga këto vendime, janë dhënë 35 vendime urdhërimi për dhënie informacioni, 9 vendime rrëzimi, 4 vendime mospranimi dhe 3 vendime me sanksion administrativ.

Lexo edhe:

Qeveria “lëshon sërish dorën” me koncesionet, FMN vërejtje për projektligjin e ri të PPP-ve

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

Qytetarët apo grupet e interesit e përqendruan kërkimin e informacionit/dokumentacionit për fondet/procesin e rindërtimit, sistemin shëndetësor/pandeminë, për çështje në arbitrazhin ndërkombëtar, koncesionet, prokurimet, vendime të gjyqësorit, të dhëna statistikore mbi veprimtarinë e autoriteteve publike”, thuhet në raport.

Zyra e komisionerit ka nënvizuar se janë konstatuar disa problematika të mungesës së transparencës apo vonesave, ku së pari kjo është lidhur me sulmin kibernetik në faqet e autoriteteve publike (AP).

Së dyti, sipas raportit vijon paqartësia nga ana e AP-ve, në lidhje me parimin e konfidencialitetit në kontratat publike dhe sekretin tregtar trajtuar jo në përputhje me parashikimet e nenit 17 të ligjit për të drejtën e informimit.

“Në kontratat publike shpesh parashikohen dispozita konfidencialiteti për informacionin/dokumentacionin që lidhet me to dhe në rast të mos zbatimit të tyre, parashikohen sanksione ndaj AP-ve. Për të shmangur këtë problematikë, është e nevojshme që në klauzolat e konfidencialitetit të qartësohen se mbi cilën pjesë të informacionit shtrihen ato, duke pasur parasysh që nuk mund të mbizotërojë mbi parashikimet e ligjit për të drejtën për informim, përveçse kur parashikohet në ligjin specifik”, thuhet ne raport.

Së treti, sipas raportit, janë konstatuar raste të delegimit të kërkesës për informacion nga njëri AP tek tjetri, edhe pse disponohet informacioni i kërkuar.

Në disa raste kërkuesit vijojnë të përdorin dispozitat e ligjit për të drejtën e informimit përtej objektit dhe qëllimit të tij për çështje/praktika administrative me karakter individual, si: aksesi në të dhënat personale, dokumentacioni lidhur me lejet e ndërtimit, pasojat e tërmeteve të vitit 2019, pronësia, procedurat e rekrutimit.

Një tjetër element sipas raportit është ndryshimi i shpeshtë i koordinatorit për informim, caktimi i tij apo i saj në nivel ekzekutiv, apo të ulët drejtues, si dhe kufizimi i aksesit në strukturat e tjera të AP-së.

Për shkak të rolit dhe përgjegjësisë që koordinatori ka në trajtimin e kërkesave për informacion, Zyra e Komisionerit në mënyrë të vazhdueshme udhëzon AP-të të marrin masa për forcimin e pozitës së tij./Monitor

Etiketa: Komisioneri për të Drejtën e InformimitpandemiPPPRindertimitransparence

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria “lëshon sërish dorën” me koncesionet, FMN vërejtje për projektligjin e ri të PPP-ve

09:08 : 29/08/2025
BOTA

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

21:37 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Firmën e gjeti punonjësi”/ Qytetari denoncon Zyrën e Rindërtimit: Më morën paratë, shtëpinë s’e bënë

21:09 : 16/07/2025
AKTUALITET

Shtimi i fondeve për inceneratorin e Tiranës rrit pagesat për PPP-të

08:01 : 10/07/2025
AKTUALITET

10-fishohen kostot e prodhimit në bujqësi, perimet dhe blegtoria kryesojnë

10:15 : 07/07/2025
AKTUALITET

Koncesioni i sterilizimit drejt mbylljes, kostoja reale 53% më shumë se kontrata

08:09 : 23/06/2025
Para

Kodet që Luizi i tregoi Kiarës para se të dilte

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 9 shtator 2025

22:59 : 08/09/2025

Kosova mposht Suedinë dhe kthehet në garë për kualifikimin në Botëror

22:52 : 08/09/2025

‘PD hyn e bashkuar në parlament’/ Këlliçi: Kryesia do vendosë çfarë do të ndodhë me mandatet

22:45 : 08/09/2025

Lala tregon detaje se si u arrestua Ragip Gila në vitin 2023: Kunata lajmëroi policinë

22:45 : 08/09/2025

“900 plumba në minutë”, Karamuço zbulon armën e përdorur në masakrën e Shkodrës

22:19 : 08/09/2025

Punonjësit e Kadastrës dhunoj*ë gazetaren, drejtori bën sehir: S’është i yni

22:17 : 08/09/2025

Trump jep dritën jeshile, Kushner zhvillon planin amerikan për Gazën pas luftës

22:10 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com