• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania gati e paralizuar këtë të hënë

Një grevë paralajmëruse e sindikatave ver.di dhe EVG shtrihet të hënën në të gjithë Gjermaninë. Megjithë kritikat ndaj grevës, sipas ekspertëve pasojat e pandemisë dhe inflacioni i lartë krijuan një situatë të re.

09:13 : 27/03/2023
në BOTA

Dy sindikatat më të fuqishme në Gjermani, ver.di dhe ajo e transportit dhe hekurudhave, EVG kanë rënë dakord të koordinojnë të hënën një grevë paralajmëruese që do të shtrihet në të gjithë Gjermaninë. Autobusët dhe trenat do të qëndrojnë në vend, avionët nuk do të ngrihen gati në gjithë aeroportet gjermane. Trafiku ajror në Frankfurt, Mynih pezullohet i gjithi. Edhe shumë aeroporte të tjera si Hamburgu, Laipzigu, Halle, Drezden, Dyseldorf, Kölni, Dortmundi janë në grevë të hënën. Vetëm aeroporti i Berlinit do të jetë në funksion, por edhe aty do të ndjehen pasojat e grevës.

Të dielën për të minimizuar pasojat negative në furnizimin e popullsisë u lejua në shumë lande zbutja e rregullores për ndalimin e qarkullimit të mauneve në autostrada. Ministri federal gjerman i Transportit, Volker Wissing u shpreh për lirimin e rregullores për ndalimin e mauneve në autostrada të dielën. Ai apeloi tek të gjithë pjesëmarresit të tregohen të përgjegjshëm për të reduktuar sa më shumë pasojat e grevës.

Kritika ndaj grevës së sindikatave

Kritika kundër sindikatave që kanë thirrur këtë grevë të përgjithshme vijnë nga përfaqësuesja e negociatave në komuna, Karim Welge. Presidentja e VKA tha se “e drejta e grevës po përdoret në mënyrë të tepërt”, dhe kujtoi se në raundin e tretë të negociatave do duhej të arrihej një rezultat. Ajo thotë se “është pak e zemëruar” që sindikatat e shkallëzojnë situatën, duke  theksuar se “ky nuk është toni negociues që ne përdorim”. Ajo akuzoi sindikatat se bëjnë sikur nuk mund të arrihet një kompromis në tryezën e bisedimeve. “Unë besoj në përgjegjësinë tonë për komunitetin dhe kërkoj nga sindikatat që të bëjnë realitet këtë përgjegjësi që kanë.”

Lexo edhe:

Gjermania shton arsenalin ushtarak, porosit 1,400 automjete me vlerë 770 mln euro

Panik në Gjermani! Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore, evakuohen mbi 17 mijë banorë

Edhe Deutsche Bahn, Hekurudha Gjermane kritikoi sindikatat duke e quajtur grevën “tërësisht të ekzagjeruar e të panevojshme” dhe kërkoi nga sindikatat kthimin në tryezën e bisedimeve.

Kërkesa të larta për të minimizuar humbjen e fuqisë blerëse

Megjithëse grevat në shërbimin publik kërcënojnë ta paralizojnë të gjithë Gjermaninë, politologu, Wolfgang Schroeder nga Universiteti i Kasselit thekson, se kjo grevë solidarizuese, që nuk është tipike për Gjermaninë rezulton nga një situatë e pazakontë që doli nga pasojat e pandemisë dhe inflacioni i lartë. Gjatë pandemisë së Coronës nuk mund të mobilizoheshin anëtarët e nuk kishte përplasje për tarifat e pagesës së shërbimit publik. Nga ana tjetër sindikatat konfrontohen me një inflacion të jashtëzakonshëm, prandaj anëtarët e tyre duhet të bëjnë kërkesa të larta për të kufizuar humbjen e aftësisë blerëse. Kërkesat e sindikatës së shërbimit publik ver.di janë për 10,5% më shumë rrogë mujore kurse ajo e sindikatës së Trafikut dhe Shinave, EVG për 12,5% më shumë rrogë mujore për të kompensuar inflacionin e lartë, që vitin e kaluar arriti afër 10%.

Në tryezën e negociatave ndodhet edhe shteti, sipas politologut. Në aksionin e përbashkët të qeverisë federale dhe partnerëve u vendos se është e mundur të paguhet një herë një shumë 3000 euro pa tatim në një marrëdhënie pune mbi bazë tarifash. Nga kjo kanë përfituar të punësuarit në degën e industrisë së metalit dhe atë kimike, thotë politologu Schroder në intervistë me shërbimin e shtypit epd. Sipas politologut sindikatat punojnë me masë për sa kohë kjo mund të kuptohet kështu. Ato zhvillojnë greva të kufizuara në kohë dhe grevat janë paralajmëruar paraprakisht që të bëhen përgatitjet.

Frika se në Gjermani mund të ketë zhvillime grevash e situata të ndezura si në Francë është shprehur shpesh ditët e fundit. Steffen Kampeter, drejtues i Shoqatës Federale të Punëdhënësve Gjermanë tha se “një vështrim nga Franca na mëson se ku të çon kjo, nëse futesh në rrugë të gabuar”. Por politologu, Wolfgang Schroeder e kundërshton këtë. “Këtu bëhet fjalë për sindikata të përgjegjeshme që bëjnë thirrje për grevë të kufizuar në kohë, mundësisht shpejt, mundësisht në mënyrë efektive për të arritur një marrëdhënie tarifash. Greva nuk ndjek qëllime politike, por kërkon arritjen e një marrëveshjeje. Gjermania është një vend ku ka pak greva, dhe për këtë kanë luajtur rol grevat paralajmëruse. Mund të ketë më shpesh greva, por nga ana tjetër redukohet numri i ditëve ku nuk është punuar./DW

Etiketa: Gjermanigrevesindikatatransport publik

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania shton arsenalin ushtarak, porosit 1,400 automjete me vlerë 770 mln euro

20:05 : 06/08/2025
BOTA

Panik në Gjermani! Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore, evakuohen mbi 17 mijë banorë

16:53 : 06/08/2025
BOTA

Gjermania përballet me krizën e strehimit/ Planifikon lehtësime ligjore për ndërtimin e banesave

19:34 : 29/07/2025
BOTA

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

21:25 : 27/07/2025
RAJONI

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

12:28 : 25/07/2025
BOTA

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve në Gjermani?

08:20 : 22/07/2025
Para

25 gëzhoja në vendngjarje, pamjet pas të shtënave drejt Top Channel

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com