• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori Fier/ Gjykata lehtëson Bllakon, sa përfiton Alqi nëse shpallet fajtor

13:30 : 24/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjyqtari special paraprak ka ndryshuar akuzat për Alqi Bllakon dhe Arben Dervishaj, të dy të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, duke lehtësuar ndjeshëm pozitën e tyre, nëse shpallen fajtor në përfundim të procesit gjyqësor.

Bllako, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit në kohën e miratimit të kontratës koncesionare për impiantin e mbetjeve në Fier, në vitin 2017, si dhe deputet i Partisë Socialiste në momentin e arrestimit, në Prill 2022, akuzohej nga Prokuroria SPAK për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”( dy herë).

Por, Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion, në seancën paraprake të zhvilluar këtë të Premte, ka pasur një qëndrim të ndryshëm mbi akuzat e ngritura nga SPAK për Alqi Bllakon.

Lexo edhe:

Shkelje e barazisë në tendera, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai

“Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjetin”/ Akuza për korrupsion, arrestohet polici në Durrës

Sipas gjyqtarit paraprak, bazuar në dosjen hetimore të përcjellë nga Prokuroria për gjykim, Bllako duhet të akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve publikë”, duke mos e konsideruar Bllakon si “zyrtar të lartë”.

Cila është diferenca?

Neni 260 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë…”, ka një marzh dënimi nga 4 deri në 12 vjet burgim.

Ndërkohë që gjykata vendosi që Bllako të akuzohet për “korrupsion pasiv i funksionarëve publikë..”, sipas nenit 259 të Kodit Penal, që parashikon një marzh më të ulët dënimi, e konkretisht nga 2 deri në 8 vjet burgim.

Po ashtu, Gjykata ka vendosur të rrëzojë dy nga tre akuzat që SPAK kishte ngritur ndaj Arben Dervishaj, mbikqyrës i punimeve të inceneratorit të Fierit dhe njëkohësisht zyrtar i lartë në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Dervishaj akuzohej nga Prokuroria e Posaçme për “Shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në bazë të këtyre veprave, Dervishaj rrezikonte dënimin deri në 7 vjet për “Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal; si edhe nga 2 deri në 8 vjet burgim për “Korrupsion pasiv të funksionarëve publikë”.

Ndërkohë, gjykata kërkoi nga SPAK që të riformulojë akuzat, duke e risjellë dosjen me akuzat e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “korrupsion pasiv në sektorin privat”.

Me akuzat që vendosi gjykata, pozita e Dervishaj lehtësohet ndjeshëm.

“Falsifikimi i dokumentave”, i parashikuar në nenin 186 të Kodit Penal parashikon dënim nga 6 muaj deri në 4 vjet.

Ndërkohë, korrupsioni pasiv në sektorin privat”, parashikon 6 muaj deri në 5 vjet burgim, sipas nenit 164/b të Kodit Penal.

Etiketa: Alqi Bllakoarben dervishajgjyqinceneratorinceneratori i fieritkorrupsionprokuroria e posacmeshperdorim detyrespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkelje e barazisë në tendera, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai

14:04 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjetin”/ Akuza për korrupsion, arrestohet polici në Durrës

09:37 : 06/11/2025
AKTUALITET

Afera e tunelit të Llogarasë’! Takimi në Aruba, ura që s’u ndërtua kurrë, e kompania fiktive që mori 7.5 mln €

09:07 : 06/11/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025
Para

Zgjedhjet e 14 Majit/ Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë mandatin e deputetit

TË GJITHA

Shkelje e barazisë në tendera, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai

14:04 : 06/11/2025

Mazhoranca braktisi sallën pas raportit të KLSH/ Berisha: Pranuan vjedhjet që kanë bërë

14:00 : 06/11/2025

Berisha në Kuvend: Kontrollorit të KLSH iu bë presion se donte të auditonte Kryeministrinë

13:40 : 06/11/2025

Tabaku: Pensionistëve u jepni lëmoshë, me tunelin e Llogarasë ikin 50 mln euro me një të rënë të lapsit

13:29 : 06/11/2025

Një tjetër tërmet godet Greqinë, epiqendra dhe magnituda

13:27 : 06/11/2025

E rëndë në Kosovë, kunati qëllon për vdekje dy vëllezërit (Detaje)

13:18 : 06/11/2025

Pësoi arrest kardiak, 21-vjeçari vdes në fabrikë, ambulanca nuk u përgjigj! “Sews Cabind Albania” vijoi punën

13:04 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com