• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PËRGJIMET/ Nga “pluhur zane” te “vëllai i madh” – Kodet e shpërndarësve të drogës në Tiranë

11:34 : 23/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Dalin detaje të reja nga operacioni i djeshëm i Policisë së Tiranës ku u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim pasi dyshohet se shisnin drogë, kryesisht në afërsi të shkollave dhe klubeve të natës.

Nga përgjimet e zbuluar në media mes të arrestuarve, kodet që ata përdornin për kokainën ishin si “pluhur zane”, “seqe”, ‘vëllai i madh’ nëse bëhej fjalë për sasi të madhe kokaine dhe ‘vëllai i vogël’ nëse ishte sasi më e vogël, si 0.5 gram apo 1 gram kokainë.

Ndërsa për shitjen e kanabisit, anëtarët e dy grupeve përdornin kodin ‘seqe’, duke specifikuar përkatësisht edhe sesa qese shisnin. Pjesa më e madhe e kanabisit shitej te ‘Petro Nini’. Një nga të arrestuarit, Dorjano Çela ishte personi që kishte siguruar klientët në këtë gjimnaz.

Sipas burimeve, një nga vajzat e shpallura në kërkim, rezulton sipas sistemit TIMS dhe është larguar në Itali më datë 14 mars, një javë para operacionit. Shtrirja e aktivitetit të tyre ishte e ndarë në 11 zona të ndryshme duke përfshirë këtu 28 lagje. Anëtarët e grupeve ndaheshin në nën grupe të vogla me 2, 3 apo 4 anëtarë. Numri më i lartë, me 4 anëtare ishte në zonën e Bllokut, Kombinatit dhe në Yzberisht.

Ndërkohë, detaje të reja nga dosja hetimore për këto dy grupe kanë dalë sot në dritë, përfshirë edhe përgjime që hetuesit kanë kryer, duke përfshirë si blerës të kokainës dy agjentë të infiltruar, me emrat e koduar “Reno” dhe “Oni”.

Lexo edhe:

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Nga përgjimet arrihet të kuptohet qartë sesi shpërndarësit arrinin të “mbanin” tregun e “të bardhës” në Tiranë, teksa rezulton se janë të kudogjendur dhe asnjëherë të përtuar për “t’i shërbyer klientit”.

Në dosje tregohet një moment kur i infiltruari i policisë me emrin e koduar ‘Reno’ komunikon me trafikantët dhe u kërkon kokainë. Pasi “Reno” i bën porosinë, shpërndarësi Fabian Qoku i ankohet se i kërkon “mall” në momentin e fundit, duke ia bërë të pamundur që të sigurojë.

Një tjetër përgjim ka për protagonist një person me emrin e koduar ” Oni” i cili është po ashtu i infiltruar i policisë. Ai lejohej të blinte lëndë narkotike nga një prej të akuzuarve, më konkretisht Mahrem Tarushi.

PJESË NGA BISEDA:

Oni: 0 Remo

Mahrem Tanushi: Në këmbë erdhe amon mqafsh mu

Oni: Po ça ke bo? A dalim anei? Ca bohet si ke qenè?

Mahrem Tanushi: Hic me mirè ja ne shpi ça do bejme … (nuk kuptohet) me vdekshin robt mè

Oni: Posa do ma japesh?

Mahrem Tanushi: 55 pra, aq e jep Nori qafsha të gjithë, me vdekshin robt

Oni: Eme vari lesht, ça ke bo ti?

Mahrem Tanushi: B-Ca të bejmë

Oni: Po s’ke numër ti lale?

Mahrem Tanushi: Po mshkruaj ne facebook mo burr.

Oni: Në facebook nuk te shkruj une se e ka nusja.

Mahrem Tanushi: Po s’ka gjë pra, ik se flasim e takona.

Në dosjen hetimore të siguruar tregon një moment kur një tjetër i infiltruar i policisë me emrin e koduar ‘Reno’ komunikon me trafikantët dhe u kërkon kokainë.

Pasi Reno i bën porosinë, shpërndarësi Fabian Qoku i ankohet se i kërkon “mall” në momentin e fundit, duke ia bërë të pamundur që t’ia sigurojë.

“Në datën 27.01.2023, rreth orës 22:55, në rr. “Myslym Shyri”, Tiranë, bazuar në autorizimin për blerje të simuluar personi i autorizuar me emrin e koduar “Reno”, për blerjen e simuluar të një doze me lëndë te dyshuar narkotike të llojit kokainë, shtetasi Fabian Qoku. Pasi u bë sekuestrimi lëndës të dyshuar narkotike të llojit kokainë, u bë peshimi dhe rezultoi me peshe të përgjithshme me ambalazh 0.4 (zero katër) gram e cila më pas u fut në qesen provave me Nr.UNIK. A3005319.

Prova materiale e siguruar nga blerja e simuluar u dërgua për ekspertim kimik në Institutin e Policisë Shkencore. Veprimi i blerjes së simuluar u krye me e regjistrim video dhe audio”, thuhet në dosje.

Pjesë nga biseda:

Reno: Ça bëhet?

Fabian Qoku: Dëgjo se një më ngeli mua se i hoqa se ti të lajmëro në fund o vëlla.

Reno: E s’ke fare?

Fabian Qoku: S’kam me vete duhet të iki të marr.

Reno: Do të vish prapë?

Fabian Qoku: Okej po vij.

Një tjetër episod i shitjes së drogës në Tiranë është ai i datës 2 shkurt 2023, kur sërish “Reno” që është i infiltruari i policisë kërkon të blejë kanabis tek njëri prej të arrestuarve, Dorjano Çela.

Pjesë nga biseda:

Reno: E motrat në p** e paske mor burr, na boni me bo tatuazh me ja q motrën (një) do?

Dorjano Çela: Mall Hollande mo lale smaj gjo të keqe un mor burr.

Reno:E1 (nji) të vogël ta myllim sot vllai

Dorjano Çela: Po mor kur të doj k***

Reno: Ore kshu je gjith ditën e?

Dorjano Çela: Po po

Përmbajtja e transkriptuar e veprimit të blerjes se simuluar me date 2.2023, ora 21:10 si me poshtë vijon për interes për hetimin:

Reno: Me ke dal fiks

Dorjano Çela: He zemra ca do me thoshe

Reno: Jo mo e se ne marrim nje cik si shum kshu cdo dita

Kush janë 20 të arrestuarit që shpërndanin drogë në shkolla e klube nate në kryeqytet?

Policia e Tiranës këtë të mërkurë dërgoi pas hekurave 20 persona dhe shpalli në kërkim katër të tjerë, në kuadër të operacionit “Harta”, që çoi në goditjen e dy grupeve kriminale, të cilat shpërndanin drogë, pranë shkollave dhe në klubet e natës në kryeqytet.

Anëtarët e të dy grupeve në bashkëpunim shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe kanabis, kryesisht gjatë natës.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.

TË ARRESTUARIT:

Fabian Qoku – 39 vjeç

Redi Lolaj – 22 vjeç

Eduard Hysa – 25 vjeç

Dorjano Çela – 31 vjeç

Enver Mehmeti – 60 vjeç

Fatbardh Bardhi – 37 vjeç

Martin Kuka – 35 vjeç

Marsel Gjona – 31 vjeç

Mariglen Hoxha – 39 vjeç

Muharrem Tarushi – 31 vjeç

Polikron Shabani – 40 vjeç

Erion Xhaxho – 47 vjeç

Altin Llani – 45 vjeç

Jurgen Hasamataj – 32 vjeç

A. Xh. – 51 vjeç

I. L. – 26 vjeç

M. V. – 44 vjeç

F. P. – 25 vjeç

E. K. – 35 vjeç

D. I., 23 vjeç

Etiketa: BashkiadrogegrupipergjimetshgperndaresitTirane

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
Filip Shehu, autori i vrasjes
AKTUALITET

Detaje nga vrasja në Tiranë/ Filip Shehu goditi me thikë në bark dhe qafë 34-vjeçarin

17:36 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë kuzhinierin e “City Lounge”, dalin pamjet e autorit të krimit! Picieri i prangosur nga policia

16:48 : 28/10/2025
Para

VIDEO/ Tre banorë të "BBV" po agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com