• Kontakt
Tuesday, August 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inflacion më i lartë nga ç’pritej, BSH i rikthehet shtrëngimit të politikës monetare

20:41 : 23/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit në ekonominë shqiptare në 3% nga 2.75% që ishte më parë, duke deklaruar se reduktimi i inflacionit gjatë dy muajve të fundit ka qenë më i paktë nga sa analistët e saj patën shpresuar.

Norma bazë e interesit sjell ndryshim në kostot e kredive dhe interesat e depozitave në vend, si dhe në mënyrë indirekte ndikon interesat e borxhit publik.

Banka e Shqipërisë e pati ndërprerë rritjen e interesave muaj më parë, besohet për shkak se interesat e borxhit publik u rritën shumë përtej asaj ishte e arsyeshme, duke sjellë shqetësime serioze për ekonominë e vendit.

Hera e fundit që BSH ndryshoi interesat ishte 3 nëntori i vitit 2022. Por edhe pas rritjes së fundit, Shqipëria mbeter një vend me normë interesi të ulët në krahasim me vendet e zhvilluara. Vetëm pak ditë më parë, Rezerva Federale në SHBA rriti normën e interesit nga 4.75 në 5% ndërsa Banka Qendrore Evropiane e rriti nga 3 në 3.5%.

“Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se presionet e larta inflacioniste që burojnë nga ambienti i brendshëm janë një faktor i rëndësishëm rreziku, së pari, për respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve dhe, më tej, për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit,” deklaroi guvernatori Gent Sejko të enjten në konferencën për shtyp për komunikimin e vendimit.

Lexo edhe:

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

“Në këto rrethana, ai e vlerësoi të nevojshme reduktimin e stimulit monetar nëpërmjet rritjes së normës bazë të interesit. Këshilli Mbikëqyrës vëren se kjo masë është në përputhje me komunikimet tona të mëparshme dhe në konsistencë me lëvizjet e fundit të bankave kryesore qendrore,” shtoi ai.

Bashkë me normën bazë të interesit, BSH rriti interesin me të cilin i ofron bankave të nivelit të dytë kredi njëditore në 4% si dhe normën e pranimit të depozitave nga këto banka në 2%.

Parashikimi aktual i Bankës së Shqipërisë është që inflacioni do të vijojë të jetë i lartë, por në ngadalësim dhe se ai pritet të kthehet në normalitet nga mesi i vitit të ardhshëm.

Objektivi i BSH është që inflacioni të luhatet në rreth 3%. Në mars inflacioni ishte 7.1% ndërsa pati shënuar kulmin në tetor me 8.3%.

/Reporter.al/

Etiketa: BSHinflacioni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

16:42 : 09/07/2025
AKTUALITET

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

20:18 : 09/06/2025
AKTUALITET

Metoda e Eurostat, rritet inflacioni prej çmimeve më të larta të ushqimeve

14:46 : 16/04/2025
AKTUALITET

Rritet më tej diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit

08:54 : 15/04/2025
AKTUALITET

Inflacioni ra në 1.9% në janar, ushqimet vijojnë të mbesin të shtrenjta

15:44 : 13/02/2025
AKTUALITET

Inflacioni bazë u rrit në dhjetor, arriti nivelin më të lartë në 7 muajt e fundit

12:10 : 20/01/2025
Para

Rama të kthehet me gomone nga Anglia

TË GJITHA

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot

08:27 : 19/08/2025

Dyshohet se pësoi infarkt, detaje të reja nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht pas mbushjes së dhëmballës

08:20 : 19/08/2025

Sa do rriten detyrimet e taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve e bodrumeve në rrethe

08:12 : 19/08/2025

Kthjellime, vranësira e reshje shiu me intensitet të ulët, moti për sot

08:01 : 19/08/2025

Horoskopi, 19 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 18/08/2025

U ekzekutua në mes të Athinës, “Turabi” vëllai i Marsel Bashimit , lidhje me krimin në Shqipëri e Greqi

23:03 : 18/08/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale, zbardhet identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në Athinë

22:42 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com