• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Që në 1992-in PD vendosi në themel të programit të saj vlerat konservatore

13:17 : 22/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari demokrat Sali Berisha, në konferencën “Doktrina e së djathtës”, deklaroi se rritja dhe zhvillimi ekonomik dhe social në Shqipëri erdhi pasi PD vendosi në themel të programit të saj, vlerat konservatore.

Berisha thotë se “PD vendosi në themelet e programit të saj, liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Ajo u krijua në një vend me liri dhe të drejta të mohuara me Kushtetutë. Në këtë aspekt, bëri përpjekje të mëdha për të krijuar institucionet që garantonin këto të drejta. Bëri çdo gjë që besimet fetare të zhvilloheshin në përputhje me traditën e shkëlqyer shqiptare”.

Berisha listoi të gjitha parimet që bënë që vendi, i cili po copëtohej, po shpërbehej nga njerëzit, të shënonte nga viti 1992 deri në vitin 2013, të rritej 21 herë.

“Shqipëria doli në vitin 1991, shoqëria shqiptare kjo ishte. Editi tha një të vërtetë: nuk është e vërtetë se shqiptarët janë popull i majtë.

Lexo edhe:

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

Por ka një të vërtetë të hidhur, sepse nuk ka njerëz më tradicionalë se shqiptarët, por asnjë komb nuk u deformua nga ata nga diktatura komuniste.

Ai grup që erdhi në pushtet në vitin 1991-1992, në kushtet më të vështira, ai ka një meritë, ata vendosën në themel të programit të PD-së, vlerat konservatore. Programin e një partie konservatore.

Personalisht, i frymëzuar shumë nga Ronald Reagan, jo aq për konservatorizmin e tij, por për antikomunizmin e tij, sepse ai burrë vigan, në një kohë kur kancelaritë negocionin në frymën e detantës, që ishte legjitim i sistemit komunist, ai tha se këta janë perandori e të keqes.

Me këtë parim, ai përdori fuqinë e vendit të tij për të shpërbërë fuqinë e të keqes, që ishte Bashkimi Sovjetik. Përdori fuqinë e tij për të ndihmuar të gjithë ata që luftonin kundër komunizmit.

Menjëherë në pushtet, PD vendosi në themelet e programit të saj, liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Ajo u krijua në një vend me liri dhe të drejta të mohuara me Kushtetutë. Në këtë aspekt, bëri përpjekje të mëdha për të krijuar, jo vetëm për t’i respektuar, për të krijuar institucionet që garantonin këto të drejta. Bëri çdo gjë që besimet fetare të zhvilloheshin në përputhje me traditën e shkëlqyer shqiptare.

Shpesh unë them, po marr besimin tim islam evropian, sepse islami ynë është një islam që pranoi alfabetin latin, që vendosi të përkthejë Kuranin, që bashkëjetoi në mënyrë të përsosur me besimet e tjera që kanë ekzistuar në Shqipëri.

Kjo traditë u rikthye me gjithë shkëlqimin dhe vlerën e jashtëzakonshme të saj.

Ne besonim te prona. PD, është e vërtetë që sot në retrospektivë nuk mund të themi se i dha përgjigjen perfekte çështjes së pronës, por brenda muajsh bëri pronarë të apartamenteve të tyre 240 mijë shqiptarë. Si asnjë vend në Europën Lindore. Një vendim i tillë nuk është marrë asnjëherë.

U përpoq me tokën, bazuar në parime që për fat të keq shkelën të drejtat e pronarëve dhe këtë duhet ta njohim. Por rezervuari njerëzor i krijuar impononte një parim: toka atij që jeton dhe që e punon.

Sipërfaqja e vogël e tokës, nuk është se nuk kishim vetëdijen se shkelëm të drejtën e pronarëve me këtë parim, por sipërfaqja e vogël e tokës dhe arka e shtetit me vetëm 4 milionë dollarë, e bënte të pamundur një zgjidhje tjetër që njerëzit të mbijetonin.

Interesi kombëtar ishte parimi tjetër që ne shpallëm.

Një guxim i madh. Një forcë politike njëjavore, shpalli si yllin e saj polar, çështjen kombëtare.

Një çështje kombëtare e tradhtuar, por ajo ishte e drejtë dhe ne nuk mund t’ia kthenim shpinën.

Shpallëm parim tjetër themelor, vokacionin perëndimor të vendit tonë, orientimin euroatlantik.

Ne shpallëm një qeveria e vogël. Qeveria kishte një pafundësi nëpunësish. Ne arritëm ta zvogëlojmë 4-5 herë administratën ekzistuese.

Të gjitha këto parime bënë që vendi, i cili po copëtohej, po shpërbehej nga njerëzit, të shënonte nga viti 1992 deri në vitin 2013, të rritej 21 herë.

Rritje me 21 herë unë nuk di. Është një nga rritjet absolute më të mëdha. Çdo gjë i detyrohet në vlerësimin tim, parimeve konservatore që vendosi PD në programin e saj.

Qeveria që kishte në arkën e vet gjithsej 4 milionë dollarë, vendosi TVSH e dytë më të ulët në botë. Praktikoi liberalizimin më të shpejtë të çmimeve dhe të kursit të monedhës” –tha Berisha.

Etiketa: 22 marsiPDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025
AKTUALITET

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

15:30 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
Para

Nga biletat te darkat 2 mijë euro/ Zbulohen “dhuratat”, ja si Barcelona korruptoi arbitrat

TË GJITHA

Irani varros me ceremoni shtetërore “kokat” e ushtrisë të vrarë nga Izraeli

12:06 : 28/06/2025

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025

Bisedat në “SKY”/ Goditen dy banda në Greqi, një shqiptar bashkëpunonte me policin grek (EMRI)

11:27 : 28/06/2025

EMRI/ I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

11:19 : 28/06/2025

Serbët shënojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Ka rrezik për incidente

11:14 : 28/06/2025

Një plan i ri për Gazën? Mediat izraelite zbulojnë skenarin e mundshëm mes Trump dhe Netanyahut

11:00 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com