• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Xhiro me “Range Rover”, fluturime e biseda në kafe/ Zbulohet si SPAK kapi “mat” Lefter Allën

12:15 : 21/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili përfundoi pas hekurave me urdhër të SPAK, pas një hetimi 6 mujor që hodhi dritë mbi abuzimet me tenderat në këtë institucion.

Sipas dosjes hetimore në ngarkim të Allës dhe 13 zyrtarëve të tjerë të bashkisë që janë përfshirë në skemën e përfitimit prej 3.3 miliardë lekësh me tenderin për “Ujësjellësin”, kryebashkiaku është fundosur prej takimeve “kokë më kokë” me administratorin e kompanisë fituese të tenderit, Aqif Konesha.

Mësohet se prokurorët e SPAK dhe hetuesit kanë zbritur në terren, duke konstatuar disa takime të Allës me Koneshën, me kryebashkiakun që del nga zyra e tij dhe takon fillimisht biznesmenin në një lokal, e më pas përfundon në “Range Rover-in” e tij si pasagjer.

Nga dosja hetimore e siguruar e SPAK rezulton se gjatë hetimit prokurorët kanë kapur në një lokal Aqif Koneshën dhe Lefter Allën, ndërsa kanë faktuar dhe udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Nga hetimet rezulton se “2AF” kompania e Aqif Koneshës është skualifikuar fillimisht nga gara dhe pas disa kohësh rezulton se ka bërë bashkim kompanish duke u shpallur dhe fituese për të realizuar punimet në ujësjellësin e qytetit të Bulqizës.

Lexo edhe:

Tentoi të kalonte kufirin me 25 mijë euro të padeklaruara, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

Arrestohet në Iran fituesja e Çmimit Nobel për Paqen më 2023, Nargis Mohammadi

Madje në 16 prill të vitit 2021 konstatohet nga sistemi TIMS se Lefter Alla ka përdorur automjetin me targë AA009XH, të regjistruar në emër të shoqërisë “2 AF ALBANIA GROUP” (kompania e Koneshës) për të dalë nga territori i Shqipërisë.

Pjesë nga dosja hetimore e SPAK

Nga kqyrja e sistemit TIMS në lidhje me hyrje-daljet nga territori i RSH të shtetasit Lefter Alla evidentohet që shtetasi Lefter Alla në datë 16.04.2021, ka dalë nga territori i RSH me automjetin me Targë AA009XH. Ky automjet rezulton të jetë i regjistruar në emër të shoqërisë “2 AF ALBANIA GROUP”.

Ndërsa në datë 09.03.2020, ka dalë nga territori i RSH, me automjetin me Targë AA594ZF, i cili është në pronësi të shoqërisë “2 AF ALBANIA GROUP”.

Në datë 09.03.2020, rezulton që bashkë me shtetasin Lefter Alla, të ketë udhëtuar në të njëjtin automjet edhe shtetasi Aqif Konesha, i cili është administratori i subjektit tregtar “2 AF ALBANIA GROUP””, thuhet ne dosje.

Në datën 03.03.2022, ora 10:20′ konstatohen dy punëtorë të firmës “2 AF ALBANIA GRUP”, duke punuar në rrugë tek Shëtitorja e Bulqizës. Ora 10:30′ konstatohen te Shëtitorja e Bulqizës në afërsi të spitalit, duke kryer punime në lëvizje, një pjesë të ndaluara, automjeti tip “Mercedes Benz” ngjyra vishnje, me targa AA 316 DI, një automjet “Varisk” ngjyra e verdhë, një automjet tip “Kamionçin” ngjyrë e bardhë, me targa AA 604 DM, dhe automjeti tip “Citroen”, ngjyra gri, me targa AA 901 RX, në lëvizje, si dhe disa tuba betoni, dhe shtylla betoni. Konstatohet shtetasi Alban Konesha (vëllai i shtetasit Aqif Konesha) në automjetin me targa AA 952 RC, duke biseduar me drejtuesin e automjetit me targa AA 901 RX.

Ora 16:20 konstatohet shtetasi Lefter Alla, të dali nga Bashkia Bulqizë, ecën në këmbë për gati 10 metra dhe hyn në ambientet e brendshme te një lokali me mbishkrimin “Vip Beer”.

Ora 16:39′ konstatohet shtetasi Aqif Konesha, i cili vjen me automjetin tip “Range Rover”, ngjyra e zezë, me targa me targa AA 594 ZF, zbret nga automjeti dhe hyn te bar “Vip Beer”.

Ora 16:42′ dalin nga bar “Vip Beer”, shtetasi Aqif Konesha, së bashku me shtetasin Lefter Alla, shtetasi Aqif Konesha hipën në drejtim të automjetit tip “Range Rover”, ngjyra e zezë, me targa AA 594 ZF, kurse shtetasi Lefter Alla, hipën në sediljen e parë të automjetit. Automjeti vazhdon lëvizjen në drejtim të Qafës së Buallit ku ndalojnë, në automjet hipën në sediljen e pasme të automjetit shtetasi Alban Konesha, vazhdojnë lëvizjen në një rrugë të dytësore me çakull, dhe më pas hyjnë në një tunel, në Qafë të Buallit.

Etiketa: #SPAK#boldnewsarrestohetBashkia BulqizeLefter Allatendera abuziv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të kalonte kufirin me 25 mijë euro të padeklaruara, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

15:05 : 16/06/2026
BOTA

Arrestohet në Iran fituesja e Çmimit Nobel për Paqen më 2023, Nargis Mohammadi

17:01 : 12/12/2025
AKTUALITET

44-vjeçari godet policen bashkiake në Shkodër për shkak të detyrës

15:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Goditi një polic burgu në Fier, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, në pranga dhe 4 shokët e tij

09:26 : 01/11/2025
AKTUALITET

I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

12:54 : 27/10/2025
Para

Goditet 'banda' shqiptare e drogës në Belgjikë, në pranga 18 persona

TË GJITHA

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

22:31 : 24/06/2026

Diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve në Elbasan

22:21 : 24/06/2026

Botërori 2026/ Zvicra ndëshkon Kanadanë sapo zbresin në fushë

22:18 : 24/06/2026

“Alo, policia, i pagova për seks por refuzoi!” Eskorta: Ishte i pistë… Si u zbulua çerdhja e prostitutave latine

22:05 : 24/06/2026

U vra nga vëllai, zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë

22:00 : 24/06/2026

Vrasje brenda familjes në Kavajë, arrestohet 76-vjeçari

21:48 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet giriştophillbetMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet