• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi, gjyqtarja la të lirë zyrtaren pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

21:50 : 21/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Korçës me aprovim edhe të prokurorisë zbuti në 8 mars, masën e sigurisë ndaj Viola Sterjos, ish-zyrtares Bashkisë së Tiranës dhe më herët të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit  të akuzuar për “mashtrim” në shuma të mëdha.

Sterjo u arrestua në dhjetor të vitit që shkoi, pas kallëzimit nga një biznesmen që pretendon se ajo i  kishte marrë 57 mijë euro në vitin 2020 me premtimin se do e ndimonte të përfitonte një grand prej 3.5 milionë euosh nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural, AZHBR.

Pas arrestimit ndaj saj u caktua masa e sigurisë me burg, ndërsa dy muaj më pas mbrojtja kërkoi në gjykatë zëvendësimin e masës së arrestit me arrest në shtëpi.

Argumenti i mbrojtjes sipas vendimit të zbardhur të gjykatës së Korçës për të zbutur masën e sigurisë, ishte gjendja e dy fëmijëve të të arrestuarës dhe bashkëshortit të saj. “Jetesa pa nënën ka sjellë tronditje psiko-emocionale duke humbur besimin në vetvete dhe ndikon në mënyrën e të jetuarit”, citohet në vendimin e gjykatës akti i ekspertimit psiko-social të fëmijëve.
Pretendimet e mbrojtjes janë gjetur të bazuara nga prokuroria që ka pranuar zbutjen e masës duke shtuar edhe se Sterjo nuk mund të ndikonte në prishjen e hetimeve dhe se ajo kishte dhënë dëshmi të detajuara mbi çështjen.

Pas kësaj gjyqtarja e çështjes Eglantina Mikani ka arsyetuar se “kufizimi i lirisë në këtë rast, por në kushtet e shtëpisë është i përligjur duke patur parasysh këtu rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale të shprehur në marzhin e dënimit, rrethanat e kryerjes të saj, por dhe qëndrimin e vetë shtetases nën hetim si dhe të organit procedues”.

Lexo edhe:

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Gjyqtarja thotë se mbante parasysh edhe qëndrimin e prokurores e cila në seancë kishte bërë me dije se nuk kishte qenë në dijeni të rrethanave familjare, por me njohjen me to edhe ajo vetë do kishte paraqitur kërkesë zëvendësimi mase.

Zbutja e masave të sigurimit ndaj zyrtarëve të akuzuar për vepra penale të ngjashme është diçka rutinë në gjykatat shqiptare dhe argumentet në shumicën e rasteve janë kushtet shëndetësore. Në tetor të vitit të kaluar ish-deputeti socialist Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion në të ashtuquajturën afera e inceneratorëve u lirua përkohësisht nga Gjykata e Posaçme me pretendimin se kishte fëmijë të mitur. Por zbutja e masës së sigurimit ndaj Bllakos u apelua dhe ai u rikthye në qeli pas vendimit të Apelit. /Reporter.al

Etiketa: gjyqtarjavendimizyrtare

Lajme të lidhura

BOTA

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

17:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

Merrnin para për kolaudimin e automjeteve, lëshohen 10 masa sigurie për zyrtarët e DRSHTRR-së Fier

16:43 : 18/09/2025
AKTUALITET

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

19:43 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë!

20:56 : 11/09/2025
Para

Maqedoni/ Zbulohet një tunel në burgun e Idrizovës, të burgosurit planifikonin arratisjen (VIDEO)

TË GJITHA

Starmer: Ballkani vendi ku vendoset siguria e kontinentit

08:57 : 23/10/2025

SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

08:55 : 23/10/2025

Buxheti/ Qeveria Rama ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë, i rrit për infrastrukturën

08:35 : 23/10/2025

Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar

08:22 : 23/10/2025

Aksident i rëndë gjatë natës në Kukës

08:18 : 23/10/2025

Këmbimi valutor 23 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 23/10/2025

Mos harroni çadrat! Mësoni parashikimin e motit për sot

08:12 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com