• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Teuta e ndal Partizanin”, portieri i durrsakëve, Qirko: Synojmë Kupat e Europës!

22:46 : 21/03/2023
në SPORT

Portieri i Teutës, Pano Qirko, dhe shokët e tij kanë bërë një punë shumë të mirë në ndeshjen e së dielës ndaj Egantias, duke neutralizuar pikat më të forta të rrogozhinasve në vijën sulmuese.

Sipas gardianit të bluve, Teuta meritonte të merrte më shumë nga sfida e së dielës, pasi patën edhe raste të pastra për të shënuar.

Në një prononcimin për “Panorama Sport” Qirko beson se ky grup do të shkojë larg dhe se pauza 10 ditore do t’i shërbejë për të rimarrë veten.

Një takim i luftuar, por që u mbyll në barazim. Mendoni se Teuta mund të merrte më shumë nga ky takim?

E patëm përgatitur ndeshjen mjaft mirë. U munduam të presonim mirë lart duke dituar që Egnatia ka një mesfushë dhe sulm të mirë. Mendoj se ne si ekip bëmë mirë në këtë ndeshje dhe patëm raste të pastra, kështu që, duhet ta kishim fituar ndeshjen.

Lexo edhe:

Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

Nëse do të fitonit, mund të ishte ndryshe për Teutën sa i përket objektivave?

Nuk mund të them kështu, pasi ka ende kohë. Normalisht një fitore ndaj Egnatias do të ishte shumë mirë, gjithsesi edhe barazimi nuk është keq.

Shumë futbollistë e shmangin, po për ju, cili është sekreti i kësaj forme?

Nuk mund të them sekret, sepse nuk ka ndonjë gjë të veçantë, por është diçka të cilën e ka të qartë çdo sportist, çdo futbollist. Puna e palodhshme dhe përkushtimi maksimal nga unë dhe profesor Rizvani për të bërë çdo gjë deri në detaje për profesionin. Mbi të gjitha edhe duke dhënë maksimumin në çdo moment në fushë, ashtu si edhe në stërvitje. Më vjen mirë që po vazhdoj këtë ecuri dhe mbi të gjitha po ecim si një turp me ekipin. Di të them se jam shumë i motivuar të jap më të mirën time dhe uroj të vazhdoj kështu, por mbi të gjitha edhe duke ndihmuar ekipin për t’i fituar ndeshjet. Jam në rrugën e mbarë.

Sa do t’i shërbejë skuadrës ndërprerja e kampionatit?

Për mendimin nga këto ndalesa, përfshirë ndeshjet e Kombëtares, do të ketë gjëra pozitive dhe negative, nuk është diçka që ndodh për të parën herë në futboll. Unë personalisht mendoj që do të bëj mirë, pasi kemi zhvilluar ndeshje thuajse çdo tri ditë, kështu që kjo pauzë mendoj se do të na shërbejë shumë.

Jeni gati për hapin e madh për jashtë shtetit?

Për momentin dua të bëj maksimumin këtu te Teuta dhe më pas të flasim. Do të vijë edhe koha për të folur për të ardhmen.

Sa pikë mund të grumbullojë ky ekip deri në fund të sezonit?

Janë edhe dhjetë javë kampionat. Ne qëllim kemi të dalim në Europë dhe kuptohet, duam maksimumin. Jemi gati. Shumicën e dëmtimeve i kemi lënë pas. Tani jemi të plotë dhe gati për t’u përballur me çdo kundërshtar.

Etiketa: durrsaketPano QirkoPartizaniteuta

Lajme të lidhura

SPORT

Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

19:30 : 28/10/2025
SPORT

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

19:14 : 19/10/2025
SPORT

Ndryshon axhenda, Tirana largohet nga “Selman Stërmasi” për ndeshjen me Teutën

16:41 : 15/10/2025
SPORT

Një autogol i jep fitoren Teutës përballë Bylisit dhe e mban mes pretendentëve

19:22 : 05/10/2025
SPORT

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

14:41 : 05/10/2025
SPORT

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:10 : 03/10/2025
Para

Banori i ri i "BBV": Luizi është gangster, në Shkodër e kanë frikë

TË GJITHA

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025

Parashikimi i motit për këtë të enjte

08:10 : 30/10/2025

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com