• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi: 20 mln € nga paratë e qytetarëve janë fshehur në Itali/ DOKUMENTET

19:37 : 21/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi deklaroi sot se 20 mln euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë janë të fshehura në Itali dhe i bëri thirrje SPAK të gjurmojë këto para.

Ai thotë se këto para qëndrojnë në një bankë në Itali, si garanci për të marrë në borxh prej 100 milionë eurosh për të ndërtuar inceneratorin e Tiranës. Sipas Këlliçit, Erion Veliaj ka gënjyer, sepse kompania e inceneratorit nuk i ka paratë për të ndërtuar inceneratorin në Tiranë.

Këlliçi tha se “kjo qeveri nuk ka para për shkolla, çerdhe, kopshte, transport publik dinjitoz, banesa sociale, por ka para me bollëk për bashkëpunëtorët e tyre, para të cilat vetëm për skemën e inceneratorëve i kemi të faktuara që kanë përfunduar në Bullgari, Maltë, Itali, Zvicër e kudo ku këta kanë llogaritë bankare“.

Lexo edhe:

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia



Deklarata e plotë:

Departamenti Amerikan i Shtetit jua thotë fjalë për fjalë: “Rrjedhja e të dhënave të informacionit në lidhje me pagat, në dhjetor 2021 dhe janar 2022, sugjeruan se disa gazetarë dhe media të njohura morën pagesa direkte nga kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e inceneratorëve. Kompanitë e inceneratorëve ishin nën hetim për korrupsion dhe mashtrim.” Këtë e thotë DASH!

Para pak ditësh, unë personalisht, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, denoncova me fakte sesi Klodian Zoto në vitin 2021, plotësonte kërkesën e një medieje, për më shumë para gjatë kohës së fushatës elektorale. Këto para duheshin për të mbrojtur interesat korruptive të Erion Veliajt.

Ndërsa SOT do ju them diçka më tej.

Në vitin 2017, Erion Veliaj nëpërmjet drejtorit të punëve publike në bashki, Taulant Tusha, miratoi investimin 430 milionë euro për inceneratorin e Tiranës. Veliaj na garantoi se kompania i kishte 141 milionë euro për të kryer këtë investim. Sot bëj publike si qëndron e vërteta.

Në dt. 6 dhjetor 2022 kompania e inceneratorit të Tiranës shpreh interesin për të bashkëpunuar me ETHOS Asset Management në San Diego, për të gjetur investitorë në vlerën 100 milionë euro. Pra Veliaj gënjeu. Kompania e inceneratorit nuk i ka këto para.

Dokumenti i dytë, po i datës 6 dhjetor, kompania e inceneratorit të Tiranës i bën me dije kompanisë Ethos se ka 20 milionë euro në një bankë në Itali.

Në dokumenti e tretë të datës 9 dhjetor 2022, kompania i drejtohet sërish Ethos dhe i dërgon përmbledhjen e projektit, për të cilin po kërkohen borxh 100 milionë euro. Në dokument flitet qartë që deri më sot kjo kompani ka investuar (dhe kur thonë këta investim flasin për paratë që ndajnë me njëri-tjetrin) 22 milionë euro, kur ndërkohë vetëm nga Bashkia e Tiranës i ka dhënë 53 milionë dollarë, pa përfshirë dhjetëra miliona të tjera që kanë marrë nga biznesi privat dhe bashki të tjera.

Pra, këta nuk kanë para për shkolla, çerdhe, kopshte, transport publik dinjitoz, banesa sociale, por kanë para me bollëk për bashkëpunëtorët e tyre, para të cilat vetëm për skemën e inceneratorëve i kemi të faktuara që kanë përfunduar në Bullgari, Maltë, Itali, Zvicër e kudo ku këta kanë llogaritë bankare.

SPAK, informo qytetarët se ku shkojnë paratë e tyre! SPAK, gjurmo paratë!

Etiketa: Belind KëlliçiEdi RamaErion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

20:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

17:32 : 05/11/2025
AKTUALITET

Rama mbledh deputetët e Tiranës në selinë e PS

17:11 : 05/11/2025
AKTUALITET

Përgjimet e tunelit/ A është Rama “kur*a” e Ballukut?

16:18 : 05/11/2025
AKTUALITET

Përgjimet me Berberin/ Berisha: Ja kush është k*rva që përmend Balluku në mesazhe

15:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

Korrupsioni dhe pabarazia ekonomike, “Diella” e Ramës nuk e zbardh dot faqen e qeverisë

14:46 : 05/11/2025
Para

Rudi Vata te Vllaznia? Xhaferri: Është shkodrani ynë, kemi kontakte të vazhdueshme

TË GJITHA

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

20:29 : 05/11/2025

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore (EMRI)

20:24 : 05/11/2025

FOTO/ Sekuestrohen 1.6 ton kokainë, ketaminë dhe armë, goditet banda shqiptare në Belgjikë

20:11 : 05/11/2025

Dosja e SPAK: Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

19:59 : 05/11/2025

FOTO/ 900 mijë euro kanabis të maskuar si ‘çokollatë nga Dubai’, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

19:52 : 05/11/2025

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

19:35 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com