• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Ekuadori në Britani/ Daily Mail: Si e kontrollojnë shqiptarët tregun e kokainës 2 mld sterlina

19:49 : 17/03/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE, KRYESORE

Gangsterët shqiptarë kanë marrë në mënyrë të pamëshirshme kontrollin e furnizimit me kokainë në Amerikën e Jugut për të përmbytur rrugët e Britanisë me sasi rekord të drogës.

Kështu thuhet në një investigim të publikuar nga gazeta e madhe britanike, Daily Mail.

“Tentakulat globale të kapove mafiozë të etur për gjak nga Ballkani, tani shtrihen nga ‘narkoshteti’ i Ekuadorit në qytetet dhe qytezat në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Detajet e këtij zhvillimi të frikshëm zbulohen në investigimin tonë me dy pjesë për gjurmët e shkatërrimit që po lë pas kërkesa e pangopur e Britanisë për kokainë- e cila po nxit gjakderdhjen jashtë vendit.

Tregu i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se vlen 2 miliardë sterlina me rreth 976 mijë përdorues, ndërsa numri vjetor i vdekjeve të lidhura me kokainë është shtatëfishuar në një dekadë dhe tani është 840,” shkruan gazeta.

Lexo edhe:

EMRI/ Dënohet me 6 vite burg shqiptari i kapur me 105 kg kokainë në Itali

Shkoi si turist, 18-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar kokainë në Itali

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, grupet kriminale shqiptare kontrollojnë të gjithë tregun e kokainës në vend, me përjashtim të metropolit Merseyside, ku tregu kontrollohet nga gangsterët vendas.

“Tani të njëjtët baronë droge kanë marrë nën kontroll me dorë të hekurt shpërndarjen e kokainës nga Ekuadori, ku ata janë përfshirë në një betejë të përgjakshme me kartelet lokale për epërsi në tregtinë fitimprurëse ndërkombëtare të kokainës.

Në pjesën e parë të hetimit sot, ne ekspozojmë sesi mbretërit shqiptarë të drogës tani kontrollojnë furnizimin me kokainë në resortin popullor të Brighton dhe Hove në bregun jugor të Britanisë, ku sipas një sondazhi, një në pesë persona thuhet se ka marrë kokainë.

Sipas burimeve, një figurë misterioze e botës së krimit nga Shqipëria, e njohur vetëm me iniciale, thuhet se është një nga organizatorët e krimit në krye të një rrjeti trafikantësh droge që furnizon me kokainë profesionistët e klasës së mesme, pushuesit dhe studentët”, shkruan Daily Mail.

Gazeta publikon edhe një listë me emra të trafikantëve shqiptarë: Ramazan Capa, Gjenti Capa, Ndriçim Xhepa, Kadri Dema, Izmir Dema, Leonard Dema, Klinton Dani, Gledis Osmani dhe Mevlan Dema.

“Muajin e kaluar, një kongresmen i rëndësishëm në Ekuador zbuloi se kërcënimi i mafies shqiptare e ka infektuar vendin e tij përmes dhunës, ryshfetit dhe kompanive të pastrimit të parave. Sipas tij, ata kanë ngritur një biznes të paligjshëm miliona dollarësh që konsiston në blerjen e kokainës me një çmim të ulët në Amerikën Latine dhe tregtimin e saj në Europë. Fernando Villavicencio, presidenti i Komisionit të Mbikëqyrjes së Kongresit, tha se rreth 4 mijë shqiptarë jetojnë në Ekuador,” shkruan gazeta.

Kongresmeni theksoi: “Trafiku i drogës, korrupsioni dhe forma të tjera të krimit të organizuar kanë kontaminuar një pjesë të madhe të sistemit të gjakut në shtetin ekuadorian, që nga klasa politike dhe partitë, te institucionet e drejtësisë, sistemi financiar, madje kanë depërtuar edhe në vetë forcat e rendit përgjegjëse për luftën ndaj krimit të organizuar”.

“Depërtimi, zgjerimi dhe rritja e krimit të organizuar mund të ndodhte vetëm falë bashkëpunimit me pushtetin politik. Sot, kuadri i brishtë institucional dhe demokracia e saj e përbuzur janë në rrezik serioz”.

Kokaina e kontrabanduar nga Ekuadori në Mbretërinë e Bashkuar zakonisht fshihet në kontejnerë dhe hyn përmes porteve të Roterdamit dhe Antverpës, të cilat gjithashtu kanë njohur një rritje të madhe të krimit dhe bandave të lidhura me drogën.

Në investigimin e Daily Mail thuhet se pjesë të tëra të Ekuadorit janë kthyer në ‘Perëndimin e Egër”, teksa baronët shqiptarë të drogës luftojnë kundër karteleve të Amerikës së Jugut.

Në pjesën e dytë të investigimit, Daily Mail thotë se do zbardhë dëshminë e një gangsteri ekuadorian, i cili do thyejë kodin e heshtjes së mafies për të zbuluar se si banda e tij bashkëpunon me narkot nga Shqipëria për të trafikuar tonelata me kokainë.

Po ashtu në pjesën e dytë të investigimit, gazeta do merret me një nga trafikantët më famëzinj të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Dritan Rexhepin, i njohur edhe si mbreti i arratisjeve dhe së fundmi edhe si mbreti i kokainës.

Daily Mail shkruan se Dritan Rexhepi po shfrytëzon çdo vrimë ligjore për të shmangur ekstradimin në Europë, ku ai kërkohet për një seri krimesh, përfshi edhe vrasjet.

Etiketa: daily mailgangstere shqiptarekokaine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Dënohet me 6 vite burg shqiptari i kapur me 105 kg kokainë në Itali

15:53 : 20/10/2025
BOTA

Shkoi si turist, 18-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar kokainë në Itali

11:19 : 20/10/2025
AKTUALITET

U kapën me 250 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Londër

20:55 : 17/10/2025
BOTA

Itali/ Po trafikonte 1.2 kg kokainë, shqiptari kapet në momentin e shkëmbimit

14:47 : 16/10/2025
AKTUALITET

Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve

15:41 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kapet me kokainë turisti shqiptar në Itali, e kishte fshehur në kavanoza, dyshek e oriz!

17:27 : 13/10/2025
Para

Rusia kërcënon të shkatërrojë avionët që Polonia dhe Sllovakia i premtuan Ukrainës

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com