• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Katër policë grekë rrahën barbarisht shqiptarin, MEPJ “zgjohet” e reagon pas 1 jave

20:09 : 17/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Ministria e Jashtme shqiptare iu përgjigj të premten interesimit të Zërit të Amerikës lidhur me keqtrajtimin e një të burgosuri shqiptar në Greqi nga katër policë grek, pak ditë më parë.

“Sa i përket, çështjes së shtetasit shqiptar Sajmir Zefi dhe keqtrajtimit të tij nga forca të policisë greke, përfaqësia shqiptare në Athinë informon se ka marrë kontakte fillimisht me Ministrinë për Mbrojtjen e Qytetarit lidhur me këtë çështje”, thotë Ministria e Jashtme shqiptare.

“Përfaqësia në Athinë”, thuhet më tej, “është informuar nga Ministria greke se nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë, katër policë u arrestuan në vendngjarje të shtunë, 11 mars 2023, të akuzuar për torturë dhe fyerje të një të burgosuri në bashkëpunim. Të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente”.

Ambasada shqiptare në Athinë thotë më tej Ministria e Jashtme shqiptare ka intensifikuar kontaktet me palën greke, edhe nëpërmjet Konsullit shqiptar, i cili menjëherë ka kontaktuar Drejtorinë e Burgut të Koridhalosë ku është informuar se “ngjarja nuk ka ndodhur në këtë institucion, por gjatë transferimit të tij në këtë burg”.

“Menjëherë janë marrë masat për stabilizimin e situatës së krijuar dhe shtetasi shqiptar është trajtuar nga ana mjeksore dhe ndodhet në kushte normale në këtë institucion, kanë informuar autoritetet e burgut konsullin shqiptar”.

Lexo edhe:

Ministri Hoxha që nuk kapi as “mesin e lartësisë” së Spiropalit

Kush është idioti?

Ministria e jashtme thotë më tej se Konsulli i Shqipërisë në Athinë Sofokli Vasilli ka komunikuar direkt me z. Zefi, duke i siguruar komunikim të drejtëpërdrejtë dhe mbështetje. Sajmir Zefi i ka konfirmuar atij se “ndihet i sigurtë në ambientet e burgut dhe nuk ka asnjë pakënaqësi lidhur me autoritet e këtij insitucioni”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Lidhur me ngjarjen Ministria e Jashtme ka njoftuar se edhe Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga ka zhvilluar më datë 14 Mars një takim me zv. ministrin për Mbrojtjen e Qytetarit Elefterios Oikonomou, përgjegjës për policinë greke, të cilit i ka shprehur shqetësimin e palës shqiptare lidhur me këtë ngjarje.

Siaps Ministrisë së Jashtme shqiptare zëvendës ministri grek ka shprehur keqardhjen për ngjarjen duke dënuar dhunën e ushtruar nga policët grekë, duke shtuar se “nga ana jonë reagimi ka qënë i menjëhershëm dhe janë marrë të gjitha masat. Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë ka arrestuar policët dhe aktualisht ata po përballen me drejtësinë. Policët e akuzuar nuk janë më pjesë e stukturave të policisë greke për shkak të kësaj ngjarjeje”.

Zv. Ministri grek e ka siguruar Ambasadoren Hajdaraga “se ky është një rast sporadik ndaj të cilit po merren të gjitha masat në mënyrë që mos të ketë përsëritje në të ardhmen”.

Ministria e Jashtme shqiptare thotë se “ambasada shqiptare në Athinë me strukturat e saj mbetet në ndjekje të ngjarjes”.

Mjetet greke të informimit njoftuan dy ditë më parë se katër policë grekë të arrestuar “për torturë dhe fyerje të tjera të dinjitetit njerëzor me bashkëpunim” ndaj një të burgosuri shqiptar u lanë të lirë.

Oficerët e policisë u lanë të lirë pas kërkimit të faljes prej tyre, njoftuan mediat greke.

Punonjësit e policisë në detyrë ishin përgjegjës për ruajtjen e transferimit të të burgosurve nga Kavalla e Selanikut në burgun e Korydhalos dhe u arrestuan nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë pasi i burgosuri shqiptar Sajmir Zefi deklaroi se e rrahën dhe torturuan, i vendosën në kokë një helmetë motori dhe kur kishte kërkuar ujë, oficerët e refuzuan.

Mjeku që shkoi në burg konfirmoi se rrahjet e pësuara nga i burgosuri shqiptar ishin bërë 24 orët e fundit para pranimit të tij në burg, ndërsa u konfiskuar rrobat që i burgosuri mbante gjatë transferimit.

Ofiecerët grekë nuk kishin pranuar se kishin ushtruar dhunë dhe sipas tyre vendosja e helmetës ishte bërë pasi i burgosuri kërkonte të dëmtonte veten në momente irritimi në mjetin burg ku po transferohej me 10 të burgosur të tjerë.

Sajmir Zefi, babi i dy fëmijëve vuante dënimin me burg për drogë dhe grabitje në burgun e Koridhalosit dhe ishte transferuar në Kavalla të Selanikut për një tjetër proces gjyqësor për kundravajtje.

Procesi sipas 32-vjeçarit shqiptar ishte zhvilluar pa praninë e tij dhe ai ishte dërguar një ditë më vonë në gjykatën greke për t’u njohur me vendimin. /VOA

Etiketa: dhunohetministria e jashtmeSajmir Zefishqiptari ne greqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ministri Hoxha që nuk kapi as “mesin e lartësisë” së Spiropalit

10:47 : 23/05/2026
AKTUALITET

Kush është idioti?

19:11 : 24/04/2026
AKTUALITET

Ministria e Jashtme paralajmëron për faqe false vizash: Kujdes, përdorni vetëm burimet zyrtare

11:21 : 05/04/2026
AKTUALITET

“I kemi bërë vetëm makiazh”, Rama: Ministria e Jashtme një dështim

19:50 : 16/01/2026
BOTA

Grabitet dhe dhunohet biznesmeni në Francë! Hajdutët i vodhën ora luksoze me vlerë 1 mln euro

14:36 : 25/11/2025
BOTA

Ministria e Jashtme e Gjermanisë u bën thirrje qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Venezuelë

08:13 : 25/11/2025
Para

Nuraj: KAS shkeli ligjet, mori kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom