• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A po i ‘shet’ Rama? Vangjush Dako dhe Artur Bushi në SPAK

12:13 : 17/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Vangjush Dako dhe Artur Bushi janë paraqitur në Prokurorinë e Posaçme të Enjten (dje) dhe këtë të Premten.

Burime pranë strukturës hetimore thanë se ish-kryebashkiaku socialist i Durrësit Vangjush Dako u thirrje dje në SPAK, ku u mor në pyetje për rreth 4 orë.

Sipas të njëjtave burime, ai është pyetur për një objekt që ka ndërtuar tre kate pa leje, të legalizuara më pas. Objekti më pas pësoi dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Për çështjen ka pasur një kallëzim më herët, ndërsa Dako është pyetur si person që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit.

Emri i Vangjush Dakos doli edhe në përgjimet e dosjes 339, që zbuluan lidhjen e zyrtarëve të lartë me persona me precedentë të theksuar kriminale me qëllim shit-blerjen e votave apo ndikim në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Hetimet për çështjen e krimit zgjedhor u ndanë më tej nga akuza në fraksion të dosjes 339, megjithatë ndaj asnjë zyrtari nuk janë ngritur akuza penale, deri më sot.

Ish-kryebashkiak i Durrësit për tre mandate ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. “Jam i pastër, jam akullore”, do të deklaronte ai në një emision televiziv disa vite më parë. Ndërkohë, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka shpallur person “non grata”, Dako “ka qenë i përfshirë në korrupsion gjatë mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Durrësit”.

Lexo edhe:

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

Këtë të Premte, edhe kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Artur Bushi del nga SPAK

Pas rreth 1 orë e 30 minuta, Bushi doli nga SPAK duke thënë për gazetarët jashtë ambjenteve të Prokurorisë së Posaçme se, nuk kishte asnjë serioze në marrjen e tij në pyetje. Ndërsa avokati i Bushit tha se Inspektoriati Ndërtimor që është në varësi të Bashkisë së Krujës ka vendosur disa gjoba për disa instituicione që lidhen me çështje të ndryshme. Sipas tij, këto institucione kanë ngritur padi ndaj Inspektoriatit Ndërtimor dhe për këtë arsye, Bushi si titullar i institucionit që ka në varësi këtë strukturë është thirrur për t’u marrë në pyetje.

Për të, në SPAK, sipas raportimeve mediatike, janë depozituar disa kallëzime. Për 3 prej tyre është regjistruar procedim penal, për 2 të tjerë është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, ndërsa për 2 të tjera është vendosur mosfillim procedimi. Aktualisht dy nga kallëzimet janë në fazë hetimi, por deri më tani nuk ka informacione se është regjistruar emri i Bushit.

Pak para zgjedhjeve vihet re një “fluks” i kryebashkiakëve dhe ish-kryebashkiakëve socialistë, të cilët paraqiten në SPAK. Disa javë më parë, ish-drejtuesi i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, i kallëzuar për shkelje në procedura tenderuese, u thirr nga prokuroria e Posaçme.

Dy ditë më parë, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, u arrestua me kërkesë të SPAK, bashkë me nënkryetaren e bashkisë dhe persona të tjerë, për abuzime me tenderin e ndërtimit të një ujësjellësi në një lagje të qytetit, me vlerë 2,8 milionë euro.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi një ditë më parë se Alla u burgos me urdhër të Ramës. Sipas tij, Alla donte të rikandidonte për një tjetër mandat, në kundërshtim me synimet e shefit të tij politik.

Ndërsa më herët, në pranga kanë përfunduar edhe së paku tre kryebashkiakë të tjerë socialistë.

Etiketa: Artur BushispakVangjush Dako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025
AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit

18:59 : 14/11/2025
AKTUALITET

Majlinda Bufi u mor e pandehur nga SPAK, Bardhi: Vetëm një nga shumë shkeljet që ka kryer

18:33 : 14/11/2025
Para

Publikohet lista e Kombëtares për ndeshjen e parë të Euro 2024

TË GJITHA

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com