• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Do jetë garë e ashpër”, Shehi: Tirana lufton në dy fronte, ja kur vendoset titulli

21:16 : 16/03/2023
në SPORT

Tirana është në krye të kampionatit me 43 pikë, dy më shumë se Partizani ndjekës dhe plot gjashtë më shumë se Egnatia dhe Vllaznia. Rruga është ende e gjatë për të mbrojtur fronin por trjaneri Shehi ka besim te skuadra e tij.

Në një intervistë për Sport News në News 24 iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të gazetares Trevisa Tufa. Titulli, derbi, Kupa, apo edhe trofetë e mundshëm ishin disa nga temat e trajtuara në intervistën e teknikut.

Shehi, ishit i pamposhtur në derbi, sfidë që një sezon më parë vendosi edhe fatet e titullit, çfarë po ndodh këtë vit, dy humbje radhazi, a kanë ndikuar te lojtarët dhe te ju personalisht, të vjen keq?

Historia e derbit dihet, ekipe favorite nuk ka më. Pas një ecurie të mirë dhe pas derbit të parë të mirë, na kanë ardhur dy humbje që nuk do donim të vinin. Kampionati është i gjatë, unë mendoj që me rëndësi nuk është derbi, por pas derbit. Rëndësi ka si reagon pas derbit.

Jeni kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës ku mund të përballeni me ekipe si Egnatia, Vllaznia, apo Teuta. Kush do jetë rivali më i lehtë në letër?

Lexo edhe:

EMRI/ Shantazhuan të riun për kthimin e borxhit, arrestohet 26-vjeçari, nis hetimi për 4 të tjerë

Ku është AKU?/ Denoncimi me video: Sallami i Hako-s me pupla brenda

Jemi të kënaqur që jemi këtu, vjet nuk ishim. Kërkojmë që çdo trofeu t’i shkojmë deri në fund. Këtu nuk ka preferenca, pasi është me sistem vajtje-ardhje. Janë katër skuadra ku të gjitha mund të shkojnë në finale.

Mund të kishim derbi dhe në Kupë, por Partizani u eliminua. A i jep ky detaj një bonus më shumë tani Partizanit në garën për titull, ose po ta bëj ndryshe pyetjen, kush ka avantazh në këtë pikë të sezonit Tirana apo Partizani?

Gjithmonë flasim me “mund”. Ne jemi të përqënduar te ekipi jonë, tek e tashmja. Nuk kam qejf që të komentoj.

Do e sakrifikoni Kupën për titullin, të bëni rotacione, të mbani ekipin të freskët në garën për titull. Me kaq shumë dëmtime dhe mungesa, a e ke Tirana forcën të luftojë në dy fronte?

Ne nuk kemi kontingjent të plotë, për shkak largimesh dhe dëmtimesh. Edhe nëse ka rotacion siç e kishim me Kastriotin, më shumë ndeshjen e parë sesa të dytën. Unë mendoj që për të shkuar në finale janë edhe dy takime. Luhet në fund të prillit dhe në mes të majit, pra ka distancë ditësh mes sfidës së parë e të dytës.

Shehi, Tirana ka afro 18 vite që nuk e mbron titullin kampion, çfarë i mungon për ta bërë diçka të tillë, sa shanse i jep Tiranës këtë sezon?

Janë shumë vite. Me sa mbaj mend nga vitet 98’, 99’ deri në vitin 2009, Tirana ka qenë dominuese në futbollin shqiptar. Më pas nga 2009 deri më sot, ka fituar vetëm 2 tituj. Konkurrenca ka qenë e madhe.

Po të fitosh titullin dy herë radhazi është një vlerë e madhe. Tirana ngjan me një klub europian. Kur ka shumë hyrje-dalje dhe pretendime për të fituar titullin, është një vlerë e madhe. Jemi në rrugën e duhur.

Ku vendoset titulli ketë vit Shehi, dy pikë besoj janë shumë pak për të qëndruar të qetë, ke sheh si pengesën më të madhe?

Me këtë ecuri, gara do të jetë e ashpër. Mendoj që nga javët e fundit mund të vendoset. Janë shumë skuadra në lojë. Nga ndeshja në ndeshje dalin rezultate të ndryshme. Një ekip i vendit të fundit mund një ekip të vendeve të para.

Kur rinovuat në verë kishit vetëm një kusht, që të ruhej boshti, a e sheh me Shehi të ardhmen në krye të Tiranës, a ke një më një kusht? A ke diskutuar me drejtuesit për një rinovim të mundshëm.

Kushte në futboll nuk ka. Në futbollin e sotëm, kur kërkesa për të marrë lojtarët tanë është e madhe, nuk ka më kushte. Kur transfertat me  vlera të mëdha, normalisht në të mirën e klubit, janë prezente, nuk mund të flasim për kushte.

Sa i përket rinovimit, unë mendoj që është shpejt për të folur. Nuk është temë dite, as jave, e as muaji. Përqëndrimi është tek këto 11 ndeshje kampionati dhe tek ndeshjet e Kupës. Ne do përpiqemi të rrisim vlerat e klubit.

Etiketa: Orges Shehitiranatitulli kampion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Shantazhuan të riun për kthimin e borxhit, arrestohet 26-vjeçari, nis hetimi për 4 të tjerë

16:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Ku është AKU?/ Denoncimi me video: Sallami i Hako-s me pupla brenda

20:35 : 03/11/2025
AKTUALITET

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025
SPORT

Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin

19:35 : 24/10/2025
AKTUALITET

Banorët e Tiranës pa ujë: Vjen vetëm dy herë në ditë, nga një orë!

20:40 : 16/10/2025
Para

Shpejtësi deri në 130 km/h dhe më pak patrulla/ Miratohen ndryshimet në Kodin Rrugor

TË GJITHA

Protesta kundër ligjit për gjinitë e reja, Pano: Nuk është detyrim për BE-në, 21 vende nuk e kanë

19:52 : 06/11/2025

Berisha kritikoi ligjin për barazinë ligjore, Marta Kos në sulm: E paranueshme!

19:33 : 06/11/2025

Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat

19:30 : 06/11/2025

Balluku i trembet Kuvendit, ironizon Bardhi: Është futur në tunel dhe i çon mesazhe Ramës

19:08 : 06/11/2025

Tabaku: Shqipërisë i duhen dekada për të arritur standardet e BE-së

18:57 : 06/11/2025

Akuzat e Balliut për aferën e ‘Llogarasë’, Zegjineja flet me fjalët e Ballukut: O bukurosh…

18:44 : 06/11/2025

Zbulohet një laborator droge në Itali, arrestohen dy shqiptarë

18:28 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com