• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali me arrestimin e nënës lehonë, foshnja 3 javësh ushqehet me qumësht lope

19:21 : 15/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e një nëne lehonë nga fshati Drisht në Shkodër, që pas denoncimit fillestar që bashkëshorti i saj Naim Bahçja bëri në media.

Ai prej një jave me ndihmën e mbesës së vetë 11-vjeçare po kujdeset për fëmijën e tij të porsalindur, pasi policia ka arrestuar bashkëshorten e tij, Diana Bahçja, vetëm 8 ditë pasi solli në jetë foshnjen e tyre.

Diana Bahçja është arrestuar nga policia e Shkodrës duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër duke ia konvertuar një javë më parë, pra pas tre vitesh me burg një muaj e 20 ditë.

Avokatët e Diana Bahçja kërkuan sot nga gjykata shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për dënimin e saj deri kur fëmija të mbushë 1 vjeç. Një prej mbrojtësve ligjorë të nënës lehonë, Anton Kosteri tha për Syri TV se foshnja ka nevojë urgjente për praninë e nënës së tij për ta ushqyer dhe kujdesur për të.

Kosteri theksoi se gjykata duhet të shprehet brenda 5 ditëve për këtë këresë, duke shtuar se dispozita procedurale parashikon lirimin e një personi të dënuar femër kur është shtatzënë ose ka fëmijë të mitur nën 1 vjeç.

Lexo edhe:

U kap me disa doza kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak

“Jemi në këto kushte kur kemi një person që është në arrest në burg, e dënuar dhe kemi një dispozitë procedurale penale që thotë shprehimisht nëse kemi një person të dënuar femër që është shtatzënë ose ka fëmijë të mitur nën moshën 1 vjeç, duhet të lirohet menjëherë dhe të shtyhet afati i ekzekutimit të këtij vendimi. Kemi kërkuar pezullimin e ekzekutimit të vendimit menjëherë, kërkesë e cila duhet të shqyrtohet brenda 5 ditëve nga Gjykata e Tiranës. Kemi bërë një kërkesë ekstremisht të ngutshme për gjykatën dhe shpresojmë që gjykata të shprehet sa më parë”, tha ai.

Ndërkohë, avokatja Xhoi Nela hodhi dritë mbi procedurat që janë ndjekur nga policia gjyqësore për arrestimin e Diana Bahçja.

Nela është shprehur se policia gjyqësore e ka gjetur shtëpinë e të pandehurës kur kishte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, ndërsa kur janë zhvilluar seancat ajo nuk është njoftuar, e si pasojë nuk ka pasur një proçes të drejtë ndaj saj.

“Duhet të sqarojmë një element sepse Kodi i Procedurës Penale nuk lejon arrestimin e nënave që janë me fëmijë në gji. Policia ka bërë ekzekutimin e një vendimi i një forme të prerë që është dhënë më parë. Sa i përket dënimeve me gjobë, ata jepen nga gjykatat për personat që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas legjislacionit ligji parashikon se dënimet me gjobë kërkojnë miratimin e të pandehurit. Ai pyetet nga gjykata nëse ka mundësi ose jo të paguajë gjobën në të kundërt nëse nuk ka mundësi të jepet një vendim tjetër alternativ.

Rezulton se oficerët e policisë gjyqësore në momentin që janë njohur me vendimin për ta arrestuar ato e kanë gjetur të pandehurën ndërsa kur është bërë gjyqi që të njoftohet dhe të merrte pjesë në proces gjyqësor ata nuk e kanë lajmëruar që është një shkelje e rëndë e të drejtave për një gjykim të drejtë”, shpjegoi ajo.

Sakaq, dramën më të madhe po e përjeton familja Bahçja në Drisht, ku mbesa 11-vjeçare e Naimit e ushqen foshnjën e porsalindur me qumësht lope, në kushtet kur nëna 27-vjeçare duhet të vuajë dënimin me 1 muaj e 20 ditë burg.

Familjarët e foshnjës e kanë të vështirë kujdesin për foshnjën pasi është në një moshë delikate dhe e vetmja gjë me të cilën kanë mundësi ta ushqejnë është qumështi i lopës.

“Për foshnjën kujdeset babai i cili është i privuar nga puna për tu kujdesur për të birin e tij rreth 3 javësh. Jo vetëm babi por është edhe mbesa e familjes 11 vjeçe, e cila ka privuar veten nga shkolla për tu kujdesur  për djalin e xhaxhait të saj. Gjithashtu janë dhe 2 pleqtë e familjes dhe një kryefamiljar i cili është i paralizuar dhe është gjatë gjithë kohës në shtrat, po ashtu edhe nëna që është në gjendje shëndetësore jo të mirë. Ditën e djeshme unë e gjeta të lidhur në djep dhe po flinte. Problemi kryesor për foshnjat është ushqimi me gji, ndërsa ai fëmijë është privuar, ushqehet me qumësht lope. Faktikisht nuk është mësuar akoma por familiarët po përpiqen të kujdesen më tepër për ta ushqyer pak nga pak në mënyrë që fëmija të mos ketë deficite”, zbuloi korrespondentja e Syri TV.

Etiketa: arrestohetDiana Bahçjadrishtfoshnje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap me disa doza kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

20:33 : 12/07/2025
AKTUALITET

I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak

16:47 : 10/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim nga Italia për drogë, shqiptari kapet në Kroaci pas “spiunimit” nga policia shqiptare

11:12 : 07/07/2025
BOTA

Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi

08:52 : 05/07/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
AKTUALITET

I dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, arrestohet 37-vjeçari në Rinas

16:58 : 04/07/2025
AKTUALITET

Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër, sekuestrohen armë dhe kokainë

09:15 : 01/07/2025
Para

Spaho: Lufta ndaj PD-së, një investim i Ramës dhe Yuri Kim-it

TË GJITHA

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur që nga Maji, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025

Rumania emëron një ministër rom, rasti i parë në një vend të Bashkimit Europian

22:27 : 18/07/2025

Interi irritohet me Asllanin, drejtori sportiv i zikaltërve: Gjej ekip për t’u shitur!

22:23 : 18/07/2025

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

22:11 : 18/07/2025

Përplasja Lapaj-Shabani, Lubonja: Intriga po i degradon të dyja palë

22:02 : 18/07/2025

Turi i dytë i Ligës së Konferencës/ Caktohet orari, Dinamo do luajë në Andorrë në piskun e vapës

22:02 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com