• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ne do mbështesim opozitën”/ Agron Duka zbulon pse nuk hyri në koalicionin e Berishës

22:22 : 15/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Me një koalicon të quajtur “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha dhe Ilir Meta u regjistruan sot në KQZ si koalicion për zgjedhjet lokale të 14 majit, duke vendosur kandidatët e dalë përmes primareve në PD si alternativë përballlë mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama në 61 bashkitë e vendit.

Dy partitë e tjera në koalicionin  opozitar Berisha-Meta janë Partia Demokristiane e Nard Ndokës dhe PBDNJ e Vangjel Dules, ndërsa koalicioni do të drejtohet sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor nga Partia e Lirisë.

Në këtë koalicion ran ë sy mungesa e partive aleate që historikisht janë rreshtuar në krah të PD, si Partia Republikane e Fatmir Mediut, PDIU e Shpëtim Idrizit apo Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës.

Për të sqaruar mungesën e PAA-së në koalicion, Duka foli sot në “Open” ku shpjegoi se ka zhvilluar takime me ish-kryeministrin Berisha dhe i ka argumentuar atij se e ka pasur të pamundur të bëjnë koalicion për shkak të kodit zgjedhor, që do ta pengonte subjektin që ai drejton të dilte me lista të vetat për këshillat bashkiakë.

Ai shtoi se është e nevojshme që të jepet një kontribut për fitoren e opozitës, por në këtë mënyrë do rrezikohej mbijetesa e kësaj force politike, ndërsa shtoi se ata do “provojnë veten” me anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Lexo edhe:

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Parlamenti i votës së vjedhur i vuri kazmën familjes shqiptare!

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

“Ne kemi bërë takim me Berishën dhe zotin Noka. I kam argumentuar se e kemi të pamundur të bëjmë këtë koalicion për shkak të kodit sepse nuk dalim dot me listat për këshilltarë bashkiakë. Duhet të japim kontribut për fitoren e opozitës, por ne rrezikojmë mbijetesën. Duhet të provojmë veten më anëtarët e këshillit bashkiak por duke mbështetur kandidatët e opozitës. Mendoj se i shërbejmë koalicionit edhe pa firmosur marrëveshje.

Në 2017 u bë marrëveshja Basha-Rama dhe u bë një sakrificë. Në zgjedhjet vendore nuk morëm pjesë për hir të kohezionit me opozitën, në zgjedhjet parlamentare bëmë të njëjtën gjë ku hymë në koalicion. Gjithmonë do ketë diçka të tillë, edhe tashmë është një situatë e rënduar ku mazhoranca ka pushtetin. Gjithkush duhet të japë kontributin për rikthimin e jetës politike në normalitet, mendoj se ne po e bëjmë këtë aty ku kemi peshë. Do ishte më mirë nëse kodi do ishte siç ka qenë, ku të ishim në koalicion dhe të kishim kandidatët tanë për këshillat”, sqaroi Duka.

Sipas kreut të PAA, mbështetja për opozitën do të vijojë edhe pse nuk do ketë një marrëveshje zyrtare, duke mos nxjerrë kandidatë të veçantë dhe duke mbështetur emrat e dalë nga “Primaret”.

“Unë mendoj se ka një frymë pozitive nga opozita, ne kemi deklaruar se s’do kemi kandidatët tanë dhe do mbështesim ata të opozitës. Dalja vetë për këshilltarë bashkiakë ka një merak për të parë peshën që kemi si parti. Në rastin konkret kemi një specifikë, veçanti, PD e Foltores nuk kanë mundësi të regjistrohen në zgjedhje se Kodi i penalizon. Sa më shumë parti të krijojnë këtë lloj strehe, do favorizojnë koalicionin pavarësisht nëse firmosin a jo. Nëse do bënim një koalicion të përgjithshëm që do fusnim një kandidat për këshilltarë bashkiakë do kishte probleme për renditjen. Do ishte më mirë që PD të mos ishte me PL, por me parti të vogla. Por kodi e parashikon që duhet një parti parlamentare”, nënvizoi më tej Duka.

Etiketa: Agron DukakoalicioniSali Berishazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Parlamenti i votës së vjedhur i vuri kazmën familjes shqiptare!

13:29 : 07/11/2025
AKTUALITET

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

12:41 : 07/11/2025
AKTUALITET

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Turp kombëtar!”/ Socialisët priten me protestë pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

22:59 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Gjinia e tretë” mollë sherri, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi për 30 ditë

20:19 : 06/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Tao ka porositur vrasje! Denoncimi u dogj nga një prokuror

20:04 : 06/11/2025
Para

Microsoft: Hakerët rusë po përgatiten për sulme te reja ndaj Ukrainës

TË GJITHA

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

22:56 : 07/11/2025

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com