• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e një gjysheje nga armët që mbush pushteti

23:59 : 13/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Mbesa 10-vjeçare priste që gjyshja të mbyllte turnin ku punonte si banakiere dhe kamariere bashkë në një nga lokalet e Tiranës. Me tabaka në duar, ajo në fakt nuk po shërbente gotat me alkool të tavolinës me disa burra, por “plumbin” që do i merrte jetën, pa pasur mundësi të linte edhe amanetet e fundit.

Breshëria e armëve të shtëna nga grupet kriminale, ndaj disa të dyshurve si pjesë e grupeve kriminale i mori jetën 58-vjeçares Mimoza Paja dhe la të plagosur mbesën e saj, vetëm 10-vjeçare që priste gjyshen të mbaronte atë punë të shkretë që përkthehej në bukën e gojës.

Lagjja “Don Bosko” në Tiranë, që paradoksalisht mban edhe emrin e një prifti Italian bamirës dhe përkrahës i shtresave në nevojë, u kthye në një zonë ku krimi të vret pa fajt dhe policia e drejtësia jonë nuk të prekin kur je me faj. Synimi i dy personave të armatosur ishte të vrisnin të paktën një nga burrat që qëndronte ne tavolinën e lokalit, por pa matur mirë shenjëstrën e aq më pak të mendonin  se kishte të tjerë njerëz të pafajshëm qëllun duke vrarë banakieren 58-vjeçare, plagosur pesë të tjerë, ndërmjet tyre edhe vajzën dhjetë vjeçare që lëshoi piskamën kur pa gjyshen pa jetë në dyshemene e barit që po aq paradoksalisht me letra duhet të ishte i sekuestruar me urdhrin e SPAK-u të “madh”.

Lexo edhe:

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

Një dëm të “vogël anësor” mund ta quajnë drejtuesit e pushtetit humjen e jetës së një gruaje pa faj. Po ky “dëm anësor” vijon e vijon të përsëritet pa breje ndërgjegje të atyre që kanë përgjegjësinë për të mbrojtur jetën e çdo qytetari në vend. Vrasja makabre, largimi më pas nga vendi i krimit dhe rituali i djegies së makinës, pothuaj në të njëtën zonë siç është Fushë-Kruja, është kuja e madhe që nuk po dëgjohet nga veshët e pushtetit. Përkundrazi, këtë “dëm anësor” sot e kanë harruar edhe pse një jetë pa faj iku dhe një vajzë e vogël vetëm dhjetë vjeçe do të rritet me traumën e madhe pasi pa gjithë skenën sesi gjyshja e saj e dashur dha frymën aty nën këmbët e saj.

Me parimin: “hëngshin kokat e tyre”, kryeministri Edi Rama, ministri Çuçi dhe krerët e policisë po amnistojnë çdo krim të rëndë që ndodh në vend. Bandat janë rrugëve dhe bredhin të armatosur dhe makina të shtrenjta, duke vrarë jo vetëm njëri-tjetrin por edhe qytetarë pa faj. Edhe shprehja idiote se u “ndodhën në vendin dhe kohën e gabuar” është justifikim dhe papërgjeshmëri e pushtetit për jetët pa faj që humbin, vetëm sepse ndodhen në rrezen e pakontrolluar të armëve të krimit. Po vetë krimi ku është?

Në fakt armët që ata përdorin po i “mbush” pushteti me apatinë e tij, në raste të ndryshme edhe me mbështetjen e tij. Sot bandat e quajnë veten në mbështetje të pushtetit, ashtu si në Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë e kudo tjetër ku pushteti i përdor për “breshëri votash” dhe më pas i le të lirë që të zbrazin armët për të fituar territor, pa I brerë ndërgjegja për jetët e humbura të qytetarëve pa faj. Është kohë zgjedhjesh, kujdes “dëmet e tjera anësore”, sepse plumbat e krimit janë futur në armë dhe një dorë e fuqishme ua ka bërë gati për zbrazje.

Etiketa: atentatBledi Çuçidon boskoEdi Ramakrimmimoza pajavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025
BOTA

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

14:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

14:01 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
Para

Rama leje për hotele e vila në bregdet, ndërtime në Tiranë dhe PPP Thumanë-Kashar

TË GJITHA

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK

16:38 : 09/10/2025

Çfarë presin qytetarët e Tiranës nga kandidati i pavarur Florjan Binaj?

16:32 : 09/10/2025

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025

U kapën me mallra kontrabandë drejt Kosovës, arrestohen dy persona në Morinë

16:19 : 09/10/2025

Si u kthye Shqipëria në një qendër të industrisë globale të mashtrimit! Roli i Amant Josifit, ish-ortakut të Olsi Ramës

16:01 : 09/10/2025

Serbia arreston një shqiptar me simbole të UÇK-së në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin

15:54 : 09/10/2025

260 gjyqtarë të Shqipërisë kërkojnë shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjykatësit Astrit Kalaja

15:47 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com