• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakra në Tiranë/ Argumentet e Gjykatës: Ja pse u lirua nga qelia Fatjon Murati

16:37 : 13/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Tiranës ka dalë me një shpjegim për vendimin e dhënë më herët për Fatjon Muratit, të cilit iu zbut masa e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest në shtëpi”. Referuar vendimi të zbardhur, të dhënë nga gjyqtarja Migena Laska, prokuroria nuk ka siguruar prova që të arsyetonin lënien në qeli të 32-vjeçarit.

Fatjon Murati është pronari i lokalit ku ndodhi krimi me një të vrarë dhe gjashtë të plagosur në zonën e Don Boskos në kryeqytet, mbrëmjen e djeshme.

Dyshimet e grupit hetimor janë se atentati mund të jetë një hakmarrje e mundshme ndaj Muratit. Ai është marrë në pyetje edhe lidhur me masakrën e ndodhur në Korrik të vitit të kaluar në Fushë-Krujë, ku u ekzekutuan tre persona, mes tyre edhe Brilant Martinaj – kushëriri i Ervis Martinajt. Fakt ky që përmendet në vendimet gjyqësore.

Vendimi i parë

Në reagimin e gjykatës, thuhet se me një vendim të dhënë tre ditë pas arrestimit – më 11.10.2022, gjykata e faktit ka lënë në arrest me burg Muratin, e arrestuar lidhur me arsenalin e armëve të gjetur në dy banesa në kryeqytet më 12 Korrik të vitit të kaluar.

Lexo edhe:

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari përdhunon një djalë të mitur

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e arsyetuar, me numër 1575/1, datë 11.10.2022, pasi ka shqyrtuar kërkesën e prokurorit për ‘Vleftësimin e arrestit të kryer në flagrancë’ si dhe ‘Caktim mase sigurimi’, ndaj personit nën hetim Fatjon Murati, ka vendosur: ‘Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrance dhe caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ ndaj personit nën hetim Fatjon Murati”, njofton gjykata.

Njoftimi i Gjykatës së Tiranës

Vendimi i dytë

Më tej në reagim, shpjegohet se dy muaj pas këtij vendimi – më 28 Dhjetor 2022, po gjykata e Tiranës ndryshoi masën ndaj 32-vjeçararit në arrest shtëpie. Masë që ditën e djeshme rezultoi se Murati e shkeli dhe është shpallur sërish në kërkim policor.

Sipas gjykatës, vendimi për zbutjen e masës në arrest shtëpie, erdhi pasi rezultatet e arritura nga hetimi paraprak ndryshonin dhe zbutnin ndjeshëm pozitën procedurale të Fatjon Muratit.

Në njoftimin për mediat specifikohet se gjyqtari paraprak ka konstatuar “zbutjen e akuzës penale në ngarkim të 32-vjeçarit nga akuza që parashikohet nga neni 278/1 i Kodit Penal në atë të paragrafit të tretë të të nijetin nen”. Për të cilin, shton gjykata, parashikohet një marzh dënimi më i ulët.

Konkretisht, nga dënimi me 5 deri në 7 vite burgim që parashikonte akuza e ngritur fillimisht ndaj tij, akuza e re në kushtet kur hetimet kanë përfunduar parashikon një dënim nga 1 deri në tre vite burgim.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës që liroi nga qelia Muratajn

“S’provohet se ka njohje mes Muratajt dhe Kristin Gjinit”

Në një raportim më herët nga Boldnews.al, që zbardhi një vendim të Apelit (që konfirmoi vendimin e Gjykatës së Tiranës – atë që linte në arrest me burg Muratin), specifikohej prova që çoi në arrestimin e 32-vjeçarit.

Në një nga dy banesat me qera të përdorura nga Kristin Gjini, ku u zbulua dhe arsenali i armëve, janë gjetur gjurmë gishtërinjsh të Fatjon Muratit. Ishte pikërisht gjurma e gishtit të madh që u fiksua “në sipërfaqen e jashtme të valixhes plastike me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin ‘Ruger 57”, brenda të cilës ndodhej një armë zjarri me mbishkrimin ‘Ruger 57’, me numra të fshirë, dy krëhëra, si dhe një kuti me fishekë”.

Por, sipas vendimit të shkallës së parë, hetimet e mëtejshme, përveç kësaj prove nuk kanë mund të provojnë asnjë lidhje mes Muratit dhe Gjinit.

Dhe sipas gjyqtares Laska, prokuroria e ka bazuar kërkesën për caktimin e masës së sigurimit, në këtë prove të vetme, që është gjurma papilare.

“Por me kalimin e një kohe te arsyeshme, një provë e vetme e palidhur dhe shoqëruar me prova te tjera, nuk mund të përbejë ‘arsye të mjaftueshme’ për vazhdimin e masës së paraburgimit, në kushtet kur edhe kjo provë e vetme për nuk i përgjigjet më veprës penale për të cilin është regjistruar procedimi dhe është përcaktuar masa e paraburgimit”, thuhet në vendim.

Më tej, në argumentet e vendimit të dhënë nga gjyqtarja Migena Laska thuhet se hetimi ka përfunduar dhe nuk ekziston rreziku i dëmtimit apo i zhdukjes se provave.

Sipas gjykatës, personi nën hetim është i pa-dënuar më parë dhe nuk rezulton të ketë asnjë lloj precedenti apo rekordi kriminal të mëparshëm. Po ashtu, merret në konsideratë se 32-vjeçari është i vetmi person përgjegjës dhe në mundësi për t’u kujdesur dhe për t’iu ndodhur pranë nenës së tij, e cila tashmë në moshë të thyer dhe me probleme të ndryshme shëndetësore, jeton krejt e vetme.

Në këto kushte, gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të Muratit duke caktuar ndaj tij masën e arrestit shtëpiak.

Etiketa: Fatjon MuratiTiranevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari përdhunon një djalë të mitur

11:24 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

20:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025
Para

Falimentimi i bankës “Silicon Valley”, SHBA merr masa për të shmangur pasojat

TË GJITHA

Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

17:54 : 30/10/2025

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com