• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ata që luajnë bishtin do…”/ Rama përcjell Lamen, i kërkon Dallëndyshes arrestime në “Kadastër”

15:01 : 11/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama e ka bërë fakt të kryer këtë të shtunë largimin e Artan Lames nga detyra si kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me një dalje për mediat ku në krah të tij ka prezantuar Dallëndyshe Bicin si drejtuesen e re të institucionit.

Me lavdeve të Lames, që sipas zërave do të bëhet pjesë e ekipit të socialistëve për Lokalet 2023, me Ramën që pritet t’i besojë një bashki të rëndësishme në jug të vendit, kreu i ekzekutivit kërkoi që “dora e hekurt” e Dallëndyshes të godasë siç bënin rruspat e saj nën drejtimin e IKMT-së.

Teksa përcillte Lamen, Rama iu drejtua Bicit duke kërkuar që të prihen bishtat e këqinj që sipas tij kanë ndikuar në efektivitetin e punës së “Kadastrës”.

Rama shkoi edhe më tej duke përmendur SPAK-un, teksa tha se duhet bashkëpunuar me Prokurorinë e Posaçme për t’iu treguar vendin këtyre bishtave brenda institucionit.

“Sot kemi një bazë nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje. Në këtë fazë na duhen hapa të shpejtë, është koha të mbyllim rrugët e kontakteve të drejtëpërdrejta. Kadastra është banka më e rëndësishme e vendit, është banka e pasurive të paluajtshme, kërkon që të sillet dhe funksionojë si e tillë. Duhet të merren masa serioze në lidhje me bishtat e së keqes në institucion, detyra e drejtores së re është që të cojë aty ku e kanë vendin ata që kanë luajtur bishtin e institucionit për interesat e tyre. Duhet bashkëpunim me Prokurorinë Speciale”, tha kryeministri.

Lexo edhe:

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

Berisha publikon denoncimin: Luftar Hysa bashkëpronar me Dritan Rexhepin te “Queens Casino

Mesazhin që Rama i dha pasaardhëses së tij në detyrë, e ripërsëriti edhe Lame, teksa në fjalën e tij kërkoi nga drejtuesja e re që të ndjejë syrin kritik të shefit të qeverisë dhe të veprojë ndaj atyre që e shohin veten si të pavarur brenda “Kadastrës”.

“Unë nuk e kam vuajtur prezencën e tij, impostimin e tij në vendimarrjet e mia. Kam dëgjuar, më kanë dëgjuar edhe kemi debatuar, kur gjërat janë vendosur kam qënë i lirë në vendimarrjet e mia. E falenderoj se nuk kam gjetur një situatë kaq komode. Kam qënë i lirë në këtë pikëpamje, por kjo misinterferencë e Ramës ka pasur një të keqe të vogël, sot mund ta kritikoj kryeministrin se nuk më heq nga detyra… e keqja ka qënë se besimi i tij total, një pjesë e stafeve të mos ndjejë se ka një sy nga lart, janë ndjerë si të pavarur e jo si një pjesë e tërë. I kërkoj që drejtori i ri ta ndjejë këtë sy, e jo vetëm ai por edhe stafet. Çdo njeri duhet ta ndjejë syrin e kryeministrit, kur ta shtypë një tast ta dredhë mirë gishtin që ta dijë se çfarë ka pas”, u shpreh Lame.

Etiketa: artan LameDallëndyshe BiciEdi RamaKadastra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
AKTUALITET

Berisha publikon denoncimin: Luftar Hysa bashkëpronar me Dritan Rexhepin te “Queens Casino

20:25 : 14/11/2025
AKTUALITET

Rama sulmon sërish drejtësinë: Gjyqtarët ose të korruptuar, ose injorantë

18:54 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”, Rama nervozohet me komentuesin: Je idiot

18:35 : 14/11/2025
AKTUALITET

Paga minimale 500 €/ Si i mashtroi Rama bizneset dhe përgjysmoi ndihmën e premtuar

16:53 : 14/11/2025
AKTUALITET

Berisha publikon deklaratat e Ramës: I bëri avokatinë Luftar Hysës! E shpalli investitor strategjik njeriun e Sinaloas

13:29 : 14/11/2025
Para

Vrau një serb pas konfliktit për trafikun e drogës, arrestohet në Spanjë shqiptari

TË GJITHA

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025

Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve të OSHEE

21:55 : 14/11/2025

U zhvatën 30 mijë euro dy grave, kush janë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

21:44 : 14/11/2025

‘Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë

21:30 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com