• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjeorgjia tërheq ligjin për “agjentët e huaj” pas protestave të dhunshme

21:47 : 09/03/2023
në BOTA

Pas protestave të dhunshme që zgjatën dy ditë, dhe kritikave të ashpra nga Perëndimi, partia qeverisëse e Gjeorgjisë ka tërhequr nga Parlamenti projektligjin për “agjentët e huaj”.

“Si parti qeverisëse përgjegjëse ndaj çdo anëtari të shoqërisë, ne kemi vendosur ta tërheqim pa kushte këtë projektligj që ne e mbështetëm”, tha partia Ëndrra Gjeorgjiane, në një komunikatë në faqen e saj të internetit më 9 mars.

Protestat shpërthyen më 7 mars, kur ligjvënësit e Parlamentit gjeorgjian morën parasysh këtë ligj.

Ligji i propozuar, i cili u mbështet nga partia qeverisëse, Ëndrra Gjeorgjiane, dhe u miratua me nxitim në leximin e parë, kërkonte që organizatat e shoqërisë civile që marrin mbi 20 për qind të financimit të tyre nga burime të huaja të etiketohen si “agjentë të huaj”.

Kritikët thanë se ky ligj pasqyronte legjislacionin rus që ka kufizuar punën e gazetarëve të pavarur dhe institucioneve demokratike, sidomos mediat e huaja ose të financuara nga jashtë.

Lexo edhe:

Berisha: Në Shqipëri po shtypet pluralizmi politik! Ky parlament ka nisur në mënyrë të frikshme

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

Ngjashmëria e projektligjit gjeorgjian me atë rus provokoi zemërim të gjerë në mesin e gjeorgjianëve, të cilët protestuan për dy ditë në rrugët e kryeqytetit, ku u pritën me gaz lotsjellës dhe topa uji nga forcat e sigurisë dhe policia.

Protestuesit brohoritën “Jo ligjit rus” teksa kënduan himnet e Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian. Një pankartë e mbajtur gjatë protestave më 8 mars – në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, thoshte: “Gratë kundër kontrollit total”.

Dhjetëra njerëz u arrestuan dhe Ministria e Brendshme tha se të paktën 50 policë ishin plagosur gjatë përleshjeve.

Partia Ëndrra Gjeorgjiane tha në deklaratën e saj se projektligji ishte “interpretuar keq”, duke shtuar se do të nisë konsultimet publike për të “shpjeguar më mirë” qëllimin e tij.

Zyrtarë nga partitë opozitare, duke folur pas tërheqjes së projektligjit, thanë se protestat do të vazhdojnë derisa qeveria të distancohet zyrtarisht nga projektligji për “agjentët e huaj” dhe të lirojë të gjithë të arrestuarit gjatë protestave.

Opozita e Gjeorgjisë e ka kritikuar shpesh partinë qeverisëse për lidhje të ngushta me Moskën, e cila mbështet separatistët në rajonet separatiste gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.

Ndikimi rus është një çështje e ndjeshme në Gjeorgji. Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008, pas së cilës Moska njohu Osetinë e Jugut dhe një rajon tjetër, Abkhazinë, si vende të pavarura dhe vendosi mijëra ushtarë të saj në ato zona.

Presidentja e vendit, Salome Zurabishvili, kishte thënë se do të vendosë veto ndaj projektligjit, megjithëse Parlamenti mund ta kishte anuluar veton e saj.

Delegacioni i BE-së në Gjeorgji tha në një postim në Twitter se e mirëpret njoftimin për tërheqjen e projektligjit.

“Ne inkurajojmë të gjithë liderët politikë në Gjeorgji që të rifillojnë reformat pro-BE, në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dhe në përputhje me 12 prioritetet që Gjeorgjia të arrijë statusin e kandidatit”, thuhet në deklaratë.

Gjeorgjia ka lëvizur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por zyrtarët e BE-së thanë se ligji për “agjentët e huaj” do të ndërlikonte rrugën e anëtarësimit të vendit.

Vitin e kaluar, blloku nuk pranoi t’i jepte statusin e kandidatit Gjeorgjisë, duke përmendur reformat e ngecura në politikë dhe gjyqësor. REL

Etiketa: Gjeorgjiligjiparlament

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Në Shqipëri po shtypet pluralizmi politik! Ky parlament ka nisur në mënyrë të frikshme

12:14 : 23/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi rezolutë për gjenocidin serb, Berisha-PS: Nuk e votoni se jeni argatë të Vuçiç-it

11:21 : 16/10/2025
AKTUALITET

PS nuk pranon mocionet me debat të opozitës, Balla: I bëni kërkesat të cunguara

10:37 : 16/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Dy shtete europiane kërkojnë ndarjen e pasurive të konfiskuara, duhet ndryshuar ligji

17:49 : 14/10/2025
AKTUALITET

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025
Para
Artan lame

La drejtimin e Kadastrës, zbulohet arsyeja e largimit të Artan Lames

TË GJITHA

Krim tronditës në Slloveni, dorëhiqen dy ministra pas vrasjes brutale dhe plagosjes së një shqiptari

20:04 : 26/10/2025

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025

The Telegraph: Putini ka frikë nga një grusht shteti ndërsa regjimi i tij dobësohet

19:33 : 26/10/2025

Sherr pas El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës, ndërhyn edhe policia (VIDEO)

19:21 : 26/10/2025

Foto-mesazhet/ Denoncimi: Drejtori i martuar i Rilindjes më dërgoi “follow” dhe më ftoi ta takoj!

19:11 : 26/10/2025

Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim nga Zvicra dhe Greqia

18:57 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com