• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alimehmeti: Ja si mashtroi Rama me ‘pagat si në Gjermani’ në sektorin e shëndetësisë

14:15 : 09/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për progandën e tij në shëndetësi.

Alimehmeti deklaroi se Rama mashtroi me ‘pagat si në Gjermani’ në sektorin e shëndetësisë dhe theksoi se e vetmja zgjidhje është largimi i këtij të sëmuri politik.

“Me kë tallet kryeministri i Shqipërisë veçse me trupën e mjekëve dhe me qytetarë shqiptarë, të cilët çdo ditë përplasen dyerve të spitaleve?”- pyet Alimehmeti.

Më tej, ai shprehet se arsyeja e talljeve të Ramës, është se ai kujton se njerëzit harrojnë, dhe e dyta, sepse ka hyrë në fushatë. I duhet të përsërisë premtimet e vjetra në forma të reja.

Lexo edhe:

“Berisha duhet të vazhdojë kryetar”/ Alimehmeti: PD duhet të nisë reflektimin në bazë të performancës

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

Deklarata e plotë:

Nga Kongresi i parë politik i Shëndetësisë, që mund të quhet edhe “i vazhdimësisë së propagandës”, kryeministri Rama, tha se, më 30 prill, të gjithë mjekët specialistë do të marrin një shtesë prej 50 mijë lekë të reja bruto në rrogë.

Çfarë po ndodh: Rama nuk e mban mend apo nuk merakoset për atë që ka thënë një muaj, një vit apo katër më parë?

Pikërisht para katër vitesh, ai u taksi një bonus mrekullibërës mjekëve specialistë, duke ua deklaruar rrogat nga 2 deri në 2500 euro.

“Nuk kanë nevojë të shkojnë në Gjermani, sepse edhe taksat atje i kanë më të larta”, shprehej kryeministri, i cili nuk kuptohet më kur e ka seriozisht dhe kur bën shaka.

Shakaja e tij e fundit, rrogat sa në Gjermani, më 19 shkurt 2019, rikthehehet sot pas katër vjetësh, ne te njëjtën periudhe, para të njëjtës fushate zgjedhjesh vendore, por në një formë tjetër.

Ajo që duhet theksuar është se kryeministri e ka ulur stekën sivjet: para katër vitesh thoshte se do i bënte rrogat sa Gjermania, tani thotë se do të arrijë nivelin e Serbisë.

Fakti është një: Ai nuk arrin as nivelin e Kosovës. “Qeveria Kurti” i ka rritur me 601 euro rrogat e mjekëve specialistë. Ndërkohë pagat e mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve janë rritur me 37 përqind.

Kjo është si dita me natën me rritjen prej 7 përqind të “qeverisë Rama”, një shtesë që nuk arrin dot as indeksimin nga rritja e çmimeve.

Këto janë vendime qeverie në Kosovë, ndërsa në Shqipëri ende mbeten llafe boshe. Rama e ka në dorë që premtimin ta kthejë në vendim qeveri, por nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë. Kjo sepse e ka premtim fushate, e ka shaka.

Shakaja, kur bëhet disa herë, nuk është më gazmore, por kthehet në tallje.

Me kë tallet kryeministri i Shqipërisë veçse me trupën e mjekëve dhe me qytetarë shqiptarë, të cilët çdo ditë përplasen dyerve të spitaleve?

Arsyeja e talljeve të kryeministrit, është se ai kujton se njerëzit harrojnë, dhe e dyta, sepse ka hyrë në fushatë. I duhet të përsërisë premtimet e vjetra në forma të reja.

Mjekët dhe infermierët e kanë kuptuar shakanë, dhe nuk ia kanë pranuar talljen kryeministrit. Për këtë arsye ata ikin çdo javë e çdo muaj, me dhjetëra, drejt Gjermanisë apo ku të munden. Hemorragjia e ekipeve shëndetësore është një plagë për sistemin dhe për qytetarin shqiptar, që sëmundja dhe halli e çon nga spitali në spital.

As qytetarët nuk ia pranojnë shakanë dhe talljen sepse, edhe ata si mjekët, po ikin nga sytë këmbët, në vende ku mund t’i vizitojnë spitalet si pacientë, dhe jo si klientë.

Por ikja, të dashur kolegë mjekë, dhe të respektuar shqiptarë, nuk është zgjidhja. Një i ikur është përgjithmonë një i sëmurë për të afërmit dhe vendin e vet.

Zgjidhja është një: të largojmë të sëmurin politik që qytetarët i sheh si pacientë, të cilët mund të shërohen me propagandë boshe, dhe burimet ekonomike të vendit si një minierë për klientët e tij dhe të qeverisë.

Partia Demokratike, siç ka qenë edhe vazhdon të jetë pro rritjes së rrogave të mjekëve dhe infermierëve, gjë që e ka bërë fakt gjatë qeverisjes së saj.

Por, ne jemi që rrogat të rriten për të gjitha profesionet dhe sektoret në letër, jo në televizion. Në realitet, jo në fushatë, dhe për propagandë.

Etiketa: GjermaniIlir AlimehmetimjeketPDrritja e pagaveshendetesia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Berisha duhet të vazhdojë kryetar”/ Alimehmeti: PD duhet të nisë reflektimin në bazë të performancës

19:52 : 25/07/2025
RAJONI

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

12:28 : 25/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Celibashi shpërndan veç mandatet që “dihen”, kërkon kohë për deputetin e Lapaj-Shabanit

11:40 : 23/07/2025
AKTUALITET

Dyshimi për neglizhencë mjekësore që solli vdekjen e një bebi

21:39 : 22/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Për momentin situata në PD është në rregull, s’ka nevojë për ndryshime

13:28 : 22/07/2025
BOTA

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve në Gjermani?

08:20 : 22/07/2025
Para

EMRI/ Trupi i gjetur i groposur në Greqi në 2022, i përket 46-vjeçarit nga Elbasani

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com