• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha prezanton kandidatin për Mallkastrën, mesazhet për Kim dhe grupin Alibeaj

18:37 : 08/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha zhvilloi këtë të Mërkurë një takim me banorë të Mallakastrës, ku prezantoi dhe kandidatin e kësaj partie për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Fjalën e nisi me një urim për 8 Marsin, ndërsa kujtoi dhe shenjtoren shqiptare Nënë Tereza.

“Me virtytet shpirtërore të nënës dhe gruas shqiptare, ndodhi vetëm njëherë në historinë e njerëzimit, një grua që nuk u bë kurrë nënë, të meritojë dhe të shpallet nënë e mbarë njerëzimit, dhe kjo ishte Nënë Tereza.  Ndaj dhe le të urojmë ne dhe të përulemi me nderimin më të madh, me mirënjohje dhe detyrim të pakufishëm ndaj tyre, meritojnë çdo respekt, çdo nderim të cilin ne ua kemi borxh për jetë”, u shpreh Berisha.

Më tej gjatë fjalës së tij, Berisha kujtoi arritjet e qeverisë së PD-së. Këtu, ai theksoi nisjen e ndërtimit të gazsjellësit TAP, të cilin e quajti arterien më të fuqishme energjetike të Europës.

Ai solli në vëmendje plagët e shoqërisë si varfëria, emigrimi, pagat e ulëta, etj, duke akuzuar si përgjegjëse qeverinë dhe kreun e saj Edi Rama.

Lexo edhe:

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet

Kryedemokrati u shpreh se krimi më i madh që ka bërë kjo qeveri, ka qenë bllokimi i rritjes së rrogave dhe pensioneve.

“Edi Rama nuk rrit rrogat, por blen një vazo druri 4 mln euro në oborrin e kryeministrisë”, theksoi Berisha, duke iu referuar tenderit mbi 4 mln euro nga Fondi i Zhvillimit, që shpalli fituese kompaninë “Fusha”.

Berisha tha se nën drejtimin e Lulzim Bashës, PD po përfundonte si pseudo opozitë e Ramës, por demokratët e shpëtuan.

“A shumë që thonë se Sali Berisha na shpëtoi, jo. PD-në e shpëtuat ju, burrat dhe gratë e Mallakastrës, dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët nuk pajtoheshin kurrë, të bashkonit moralin tuaj me amoralët, me kriminelët, me hajdutët, me drogmenët”, tha ai.

Akuzat për Yuri Kim

Kreu i PD-së komentoi dhe takimet që Yuri Kim zhvilloi këtë të Mërkurë me palët politike. Ambasadorja u takua me Damian Gjinkurin, Enkelejd Alibeajn dhe Ilir Metën.

Berisha tha se Yuri Kim nuk ka të drejtë dhe moral të flasë për zgjedhjet. Ai u shpreh se Kim, të cilën e etiketoi si “Mcgonigali me fustan”, uroi Ramën për zgjedhjet më të vjedhura në histori, duke iu referuar parlamentareve të fundit.

“Ata që u përpoqën të ju tradhëtojnë ju, të ju futin thikën ju, ata kanë përfunduar dhe do të përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë. Ja ku është McGonigal, një tradhtar i vendit të tij që punoi të shkatërronte opozitën, i paguar nga Edi Rama. Ja ku është Lulzim Brava, i cili u mor peng nga Edi Rama me proces gjyqësor dhe pastaj thoshte se po më urdhëron në mënyrë të tmerrshme ambasadorja Amerikane. Tani i them, zonjë ja ku e ke, një kalbësirë politike, merre. Kundër PD-së, kundër jush, kundër demokratëve, u vërsul me të njëjtën egërsi si McGonigal, Mcgonigali me fustan që quhet Yuri Kim”, u shpreh Berisha.

Pas dy muajsh u bë e gjallë sot. Tani do i them nja dy fjalë këtu se nuk dua të ndalem; nuk ke asnjë moral, nuk ke asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet ti në këtë vend, sepse ti je e para që shkove dhe i urove Edi Ramës me urdhër të McGonigal, zgjedhjet më të vjedhura, më të rrënuara më të plaçkitura në historinë e vendit. Mos mendo ti se mund të ju shesësh për moral shqiptarëve, amoralitetin. Shqiptarët kanë shumë probleme, por një gjë, ai që lexon çdo të huaj, ata përshkruajnë që janë inteligjentë, nuk ua hedh dot, të duket se ua hedh, por askush nuk  ua hedh atyre. Pra a është kjo demokratë e demokrate, saga e një qëndrese të jashtëzakonshme që do të ju bëjë  krenarë ju dhe fëmijët tuaj në brezat që vijnë”, tha ai.

Kandidati për Mallakastrën

Berisha shprehu konsideratë për kandidatin e PD-së për zgjedhjet lokale Resmi Shano, ndërsa hodhi akuza për kandidatin e grupit Alibeaj, Agron Kapllanaj, për të cilin tha se ka fituar 97 tendera nga qeveria.

“Absolutisht kjo qeveri s’jep tender kurrë pa rryfshet, prandaj shko më mirë rri me ta. Mos hajde këtu me kërku votë. Hajde, po këta, demokratë, socialistë, ata pa parti, do të japin atë që meriton. Kandidati i tyre është Resmi Shano. Je kandidat i Lulzim Bravës dhe Alibashës të cilët kanë thyer çdo rekord poshtërimi gjeri më sot, janë një sekt sikur të kishin rilindur në Rilindjen e Edi Ramës”, tha Berisha.

Fjalimin e mbylli me një apel për mallkastriotët:

“Ftoj të gjithë banorët e Mallakastrës, ta shndërrojmë këtë pranverë në pranverën e triumfit të idealeve tona, virtyteve tona, vendosmërisë tonë për ndryshim, dashurisë sonë për Shqipërinë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ti dalim zot këtij vendi që po rrokulliste më shumë se çdo vend tjetër në luftë civile apo luftëra të tjera. Ti dalim zot këtij vendi që fëmijët e tij, të mos marrim rrugët e botës dhe Mallakastër kjo rrugë është vota për Resmi Shanën, përfaqësuesi juaj i shkëlqyer, pasardhësi i një familje të shkëlqyer i cili u garanton ju se do shënojë ndryshimin që ju prisni. Rrofshi ju, rroftë Mallakastra, rroftë Shqipëria”.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet

21:52 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

21:38 : 12/05/2025
AKTUALITET

Shkodër, PD vijon kryesimin me mbi 3 mijë vota diferencë ndaj PS

21:35 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD fiton në Tropojë, vijon kryesimin në gjithë Qarkun e Kukësit

21:06 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD shkëputet me 1114 vota përpara PS në Kamëz

20:18 : 12/05/2025
Para

Derbi “sakaton” Tiranën, Shehit i mungojnë dy titullarët e rëndësishëm

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com