• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

8 Marsi, 12 gratë ministre dhe shtypja e grave shqiptare

22:30 : 08/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nëse koncepti grua në Shqipëri do të matej me nivelin e jetesës së 12 ministreve të kabinetit “Rama 3”, atëherë me të drejtë do të shpalleshim vendi më i lumtur në botë. Me këtë kut matës, çdo grua në Shqipëri do e çonte fëmijën në shkollat më të shtrenjta, këtu apo jashtë vendit. Nga pas do kishte një shofer trupmadh që nget një makinë po aq të madhe dhe zbret para oborrit të shkollave një “vogëlush/e” bir apo bijë ministreshe.

Pasdite po i njëjti ritual ku trupmadhi shofer e truprojë bashkë do e shpine në banesë ku e presin ushqimet e dala nga duart e një shërbëtoreje dhe kjo nuk quhet “luks i tepruar” për ministret tona, por nevojë sepse ato janë të zëna me punët e shtetit, për të mirën e vendit dhe mbi të gjitha mirëqenien e grave të tjera shqiptare…

Urimet perverse për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Grave, që shfaqen si propagandë nga syri i kamerave të qeverisë kërkojnë të mbylojnë me hi të vertetën që është sheshit dhe shihet e përjetohet çdo ditë.

Në vendin tonë janë me mijëra gra që mbajnë frymën e fëmijëve me atë lëmoshë përkrahje sociale në vlerën 4-7 mijë lek të reja. Shumë nëna të tjera kryefamiljare që kanë humbur bashkëshortët janë në të njëtën pikë, ku vertëtë nuk mbushin bakun me bukë, ama janë të detyruara të mbushin mendjen me zor se qeveria po mendon për ta. Të tjera gra në paçin fat punojnë në fasoneri, e kudo tjetër me një pagë të vogël që u firon nga duart për shkak të çmimeve të larta.

Lexo edhe:

‘Bloomberg’: Edi Rama iu lut ‘Sulltanit’ turk, por nuk arriti të sigurojë samitin e NATO-s

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

Luftë e pëditshme për mbijetesë dhe një diferencim i madh social, duke mos i përngjarë aspak jetës së një ministreje, një shefeje kabineti, një drejtoreshe, deputete, apo kryetareje bashkie. Ka ministre që shfaqen në TV me luks në veshje, apo aromë parfumi që kushton sa muaj të marra bashkë nga përkrahja sociale.

Qindra mijëra grave të tjera u është vrarë shpirti sepse për shkak të varfërisë u detyruan të përcjellin mes lotësh fëmijët në emigracion, me ankthin e madh nga pas për rrugën e rrezikshme majë gomoneve për në Angli, apo kruspull nëpër kamionë që kanë të njëtin destinacion. E në arrtshin gjallë meraku është çdo ditë pasi në vendin e huaj fëmijët e tyre mund të bien në duart e grupeve kriminale, duke u dhënë fatin e trishtë që jo rrallë ka vetëm një përfundim: në burg!

Akoma më rëndë është jeta e një gruaje në fshat, aty ku derdh djersën çdo ditë duke punuar në arë me mjete bujqësore mesjetare dhe po aq në shtëpi, duke mos i zënë as gjumi natën sepse në mëngjes nuk kanë çtu japin fëmijëve për ti përcjellë në një shkollë publike, ashtu në këmbë dhe jo me shofer personal siç bën gruaja tjetër, por që është ministre.

Në këtë ditë të 8 Marsit gratë e Rilindjes janë në hall për të zgjedhur lokalin për të festuar. Të tjera vrasin mendjen dhe lodhen para garderobës së madhe se cila veshje i shkon më shumë dhe që mund të bjerë në sytë e ndonjë striptisti që vjen nga Brazili apo Afrika për të kënaqur me performancën e tij këtë “shtresë të përzgjedhur”.

Nëse do të kishte “shoqëri civile”, e aq më tepër shoqata të vërteta në mbrojtje të të drejtave të grave, do kishte dalë një studim i frikshëm. Qindra mijëra gra në vendin tonë dhunohen çdo ditë, edhe pa vënë dorën e sulmit fizik mbi ta, edhe pa ushtruar presion psikologjik të drejtëpërdrejtë, sepse dhunën e kanë të garantuar nga pushteti ynë. Sa për gratë ministresha 8 Marsi është festë e madhe! Ndonjëra e ka edhe më të qetë ndërgjegjen: “Me varfëri dhe dhunë bëhen edhe filma”

Etiketa: 8 marsiEdi Ramagrate shqiptarekryeministriministreqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Bloomberg’: Edi Rama iu lut ‘Sulltanit’ turk, por nuk arriti të sigurojë samitin e NATO-s

11:13 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

10:21 : 15/07/2026
AKTUALITET

Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare

10:01 : 15/07/2026
AKTUALITET

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

09:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

Eurostat: 1.8 milionë banorë kanë emigruar (neto) nga Shqipëria gjatë 35 viteve

08:24 : 15/07/2026
Para

'Nëse më puth nuk më shpëton në zinxhir'/ Luizi batuta me Nitën

TË GJITHA

Ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale, grabitësit tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij

12:25 : 15/07/2026

Gjithë ditën në telefon, por aftësitë digjitale të të rinjve shqiptarë ndër më të ulëtat në Europë

12:10 : 15/07/2026

SHBA riktheu bllokadën detare, Irani kërcënon të ndalojë të gjitha eksportet e energjisë në Lindjen e Mesme

12:10 : 15/07/2026

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

11:51 : 15/07/2026

Theu masën e arrestit shtëpiak dhe grabiti me dhunë farmacinë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje 45-vjeçari

11:46 : 15/07/2026

Cilët janë zyrtarët që u takuan me eksponentë të krimit në Aruba? Kreu i SPAK: Do bëjmë transparencë

11:37 : 15/07/2026

A do t’i drejtohet sërish Kuvendit për Ballukun? Braho: Do të ketë vendimmarrje në vijim të hetimeve

11:28 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş