• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e tre grave në Paskuqan/ Të gjithë arsyet e dështimit të Policisë e Drejtësisë

10:05 : 05/03/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Të dhënat e shfaqura gjatë 48 orëve pas vrasjes së tre grave në Paskuqan dhe plagosjen e tre të tjerave nga Dan Hutra, një personazh me precedent të theksuar kriminal, dëshmojnë për dështimin total të të gjithë institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.

Pas ngjarjes, zyrtarë politikë dhe komentatorë të kronikës nxituan të rikthejnë në vëmendje të opinionit publik një shprehje të dalë boje tashmë: “Policia i arreston dhe drejtësia i liron”.

I pari që e orientoi diskutimin publik në sulmin tek drejtësia ishte Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale: “Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale”.

Lexo edhe:

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

Do vrisnin Inez Hajrullën, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 11 vite burg të Leonard Luzit

Në këtë rast, vetëm vlerësime nuk mund të kishte për Policinë. Roli parësor i saj është parandalimi i krimeve. Dhe, në këtë pikë, ka dështuar tërësisht. Por, megjithatë, Policia nuk është e vetmja që ka dështuar.

Pikëpyetjet mbi drejtësisë

Autori i ngjarjes së rëndë, Dan Hutra, ka precedent të shumë penalë. Në vitin 2007, kur ishte vetëm 25 vjeç, vrau ish-bashkëjetuesen e tij, Dafina Havalja. Ai u dënua me 24 vjet burgim.

Pas daljes nga burgu, ai u arrestua sërish në Prill 2022, pasi dhunoi bashkëjetuesen e re, Elena Hysa. U dënua me 1 vit e gjysëm burgim.

Pas daljes nga burgu, ai mori aktin makabër, duke vrarë dy të afërme të ish-bashkëjetueses, duke plagosur këtë të fundit dhe nënën e saj, si edhe vrau motrën e një personi, me të cilin kishte pasur përplasje në burg.

Të gjitha këto episode ndodhën mesditën e datës 1 Mars 2023, në zonën e Paskuqanit, brenda një harku kohor prej rreth 30 minutash.

Komentatorë publikë, në valën e emocioneve të forta pas kësaj ngjarje tragjike, e vendosën gishtin e fajit tek drejtësia, me argumentin që “nëse do të ishte në burg, do të shmangej tragjedia”.

Në fakt, Dan Hutra ka deklaruar se e ka planifikuar vrasjet në seri gjatë kohës që ishte në burg. Ndaj, nuk përbënte ndonjë ndryshim nëse ai do të lirohej në fillim të vitit 2023 ose në çdo kohë tjetër, edhe sikur të kishte marrë dënimin maksimal prej 3 vitesh burgim për “dhunë në familje”.

Por, megjithatë, të shohim me radhë precedentët dhe rolin e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në çështjen “Dan Hutra”.

Në vitin 2007, ai u arrestua për “vrasje me paramendim” ndaj bashkëjetueses së tij. Në atë kohë, Kodi Penal nuk parashikonte vepër penale specifike “vrasje në familje” dhe dënimi maksimal për “vrasje me paramendim” ishte 25 vjet burgim.

Dan Hutra rezulton se është dënuar me vendim të formës së prerë në janar 2010 me 24 vjet burgim, pra një dënim shumë pranë maksimales.

Megjithatë, ai përfitoi uljen e 1/3 së dënimit, një e drejtë e njohur nga legjislacioni për gjykimin e shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 16 vjet burgim.

Nga ky dënim, të paktën 5 vjet dënim i janë llogaritur se i ka kryer në periudhën e paraburgimit (2007-2010) dhe, për këtë arsye, qëndrimi efektiv i tij në burg ka qenë më i ulët.

Disa kohë pasi del nga burgu, Dan Hutra arrestohet sërish për “dhunë në familje”, në qershor 2022. Ai dënohet me 1 vit e gjysëm burgim, duke përfituar sërish uljen me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Përfundimisht, ai lirohet nga burgu në 16 Shkurt 2022, pasi ka kryer dënimin me periudhën e paraburgimit. Vetëm pak ditë më pas, ai kryen krimin në seri në Paskuqan.

Procesi gjyqësor për “dhunë në familje” ka disa pikëpyetje.

Të dhënat zyrtare tregojnë se prokurori i çështjes, Robert Kote, ka qenë mbështetës të kërkesave të të arrestuarit, fillimisht për ndryshimin e masës së sigurimit dhe më tej, edhe për gjykimin e shkurtuar.

Gjyqtari i çështjes, Gert Hoxha, nuk ka pranuar ndryshimin e masës së sigurimit, duke e lënë në “arrest në burg”, por ka pranuar gjykimin e shkurtuar, si edhe ka dhënë dënimin me 1.5 vjet burgim (dënimi maksimal për këto vepra është 3 vjet) në bazë të disa argumentave që kanë vend për diskutim.

Gjyqtari ka argumentuar se Dan Hutra e ka kërcënuar, jo dhunuar bashkëjetuesen. Ai dhe bashkëjetuesja kanë një fëmijë të mitur, autori ka nën kujdes nënën e moshuar që jeton e vetme.

Në bazë të këtyre argumentave të përmbledhur, gjyqtari Gert Hoxha, ka caktuar dënimin 1 vit e gjysëm, i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, u vendos përfundimisht 1 vit burgim.

Për të kuptuar rolin e gjyqtarit, historia duhet rikthyer në momentin e ngjarjes, në qershor 2022.

Dan Hutra ka kërcënuar bashkëjetuesen, për shkak se dyshonte që ajo kishte mbetur shtatëzanë nga një akt tradhëtie bashkëshortore.

Ai ka kthyer bashkëjetuesen në familjen e babait të saj, duke pretenduar se nuk mund të mbante bashkëjetuesen dhe fëmijën e saj që e kishte me dikë tjetër.

Dan Hutra ka kërcënuar familjen e vajzës që t’i paguanin rrethj 4 mijë euro, të cilat ai pretendonte se ishin shpenzimet e fejesës.

Të gjitha këto të dhëna gjenden në vendimin e gjykatës. Gjë që do të thotë se gjyqtari Gert Hoxha dhe prokurori Robert Kote e kishin të qartë se situata mes familjeve nuk ishte aspak e qetë dhe se Dan Hutra “nuk kishte fëmijë”, pasi ai nuk e njihte për pasardhës të tij.

Gjykata ka marrë në konsideratë disa akte noteriale të familjes së vajzës, ku shpreheshin se raportet mes tyre janë normalizuar. Por, për gjyqtarin nuk ka bërë aspak përshtypje që, as vajza dhe as familjarët e saj nuk janë paraqitur në gjykatë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të qenë në seancë.

Ky detaj mund të ishte treguar i faktit se raportet mes Hutrën dhe familjes së vajzës nuk ishin aq të normalizuara dhe se ata mund të ishin nën ndikimin e frikës kur kanë nënshkruar aktet noteriale.

Megjithatë, edhe nëse Dan Hutra do të dënohej maksimalisht për “dhunë në familje”, pra me tre vjet, kjo nuk duket se do të ndryshonte mendësinë e tij kriminale. Ai ishte përgatitur për vrasjen në familjen e ish-bashkëjetueses, kurdo që do të dilte nga burgu.

Dështimi i Policisë

Dhe, në këtë pikë, përgjegjësia kryesore bie mbi Policinë e Shtetit, mbi strukturat zonale, të cilat kanë për detyrë të mbajnë nën mbikqyrje elementë me prirje të theksuara kriminale.

Një nga detyrat kryesore të Policisë së Shtetit është parandalimi i ngjarjeve kriminale. Ky parandalim realizohet duke mbajtur nën vëzhgim persona me precedentë penalë, një prej të cilëve është edhe Dan Hutra.

Ai ka qenë dënuar për vrasjen e bashkejetueses në vitin 2007. Ai ishte arrestuar dhe dënuar për “dhunë në familje” ndaj bashkëjetueses së re. Në kallëzimet e familjarëve Hysa, ai i ka kërcënuar vazhdimisht me vrasje.

Pra, Dan Hutra përbënte një prej atyre rasteve tipike kur Policia duhet të tregojë vigjilencë maksimale për veprimtarinë e tyre pas lirimit nga burgu.

Por, siç ndodhi në 1 Mars 2023, Policia e Shtetit nuk e ka pasur mendjen aspak tek Hutra. Ky i fundit, mori një makinë me qera, dhe në mes të ditës, fillimisht plagosi me thikë Marjana Gurakuqin, në zonën e ‘Astir-it”, në Unazën e Re.

Më tej, ai shkoi në shtëpinë e bashkëjetueses në Paskuqan, ku plagosi me kallashnikov bashkëjetuesen e tij, Elena Hysa (35 vjeç) e nënën e saj, Kujtime Hysa (60 vjeç), si edhe vrau motrën e bashkëjetueses, Mevlute Hysa (30 vjeç) e të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku (30 vjeç).

Pas këtij akti makabër, Dan Hutra largohet pak metra, afrohet në shtëpinë e Vladimir Kurtit, një personazh me të cilin ka pasur përplasje në burg, dhe i vret të motrën, Etleva Kurti (31 vjeç).

Pasi mbaron serinë e vrasjeve, ai largohet dhe arrestohet pas rreth 7 orëve, në zonën e Sharrës, në Tiranë.

Për momentin e arrestimit, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, shprehur përgëzimet maksimale për punën e policisë.

Por, Ministri i Brendshëm dhe asnjë zyrtar tjetër, nuk përmendi faktin se Policia ka dështuar me parandalimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Etiketa: Bledi ÇuçiBurgDan Hutradrejtesia shqiptareHasime DafkukallashnikovMarjana GurakuqiMevlute Hysapaskuqanpolicia e shtetitvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

12:56 : 19/05/2025
AKTUALITET

Do vrisnin Inez Hajrullën, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 11 vite burg të Leonard Luzit

11:03 : 19/05/2025
AKTUALITET

I paraburgosuri gjendet i vetëvarur në qelinë e Fushë-Krujës/ EMRI – Detaje

10:49 : 19/05/2025
AKTUALITET

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025
AKTUALITET

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kush është shqiptari që u shtua në listën e më të kërkuarve në Europë

19:40 : 15/05/2025
Para

Dy ish-fitues të "Big Brother" bëhen pjesë e "BB VIP"/ VIDEO

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Në fokus konfkliktet në botë, Papa Leoni XIV takohet me JD Vance dhe Rubion

16:05 : 19/05/2025

Zyrtare/ Largim surprizë nga Teuta, titullari përshëndetet me klubin durrsak

15:58 : 19/05/2025

VIDEO/ I sulmoi me thikë, policia spanjolle ekzekuton 18-vjeçarin në sytë e turistëve

15:50 : 19/05/2025

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

15:49 : 19/05/2025

U renditën në vendin e 8-të, “Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

15:45 : 19/05/2025

Spikati në Botëror me Kamerunin, ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur

15:39 : 19/05/2025

“Urgjente”/ Qeveria jep 10 milionë dollarë për kompaninë e Mira Muratit

15:37 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com