• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Prapaskenat te Partizani, e ardhmja e Kolelës vendoset në derbi

08:48 : 04/03/2023
në SPORT

Partizani pësoi të mërkurën një humbje shumë të dhimbshme ndaj Vllaznisë në Kupë me shifrat 3-1, që rezultoi të ishte një tronditje e madhe edhe për stolin e të kuqve. Pas ndeshjes, trajneri Kolela nuk pranoi të fliste për mediat dhe kërkoi largimin.

Ishin dy drejtorët, Rama dhe Marini, që qetësuan gjithçka, por situata vazhdon të jetë mjaft e agravuar dhe vazhdimi i trajnerit në krye të pankinës nuk është ende një fakt i kryer. Gjithsesi, Kolela vazhdon të stërvitë Partizanin dhe do ta bëjë këtë të paktën deri në derbin me Tiranën. Skuadra zbriti dje në stërvitje, pasi duhet të përgatisë derbin e së hënës. Ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e djeshme nga gazeta, Kolela ka qenë i pranishëm dhe ka drejtuar skuadrën si zakonisht në seancën e zhvilluar në orën 11:00. Pavarësisht se gjërat duket sikur janë ngjitur momentalisht pas thyerjes, në të vërtetë nuk është kështu. E vetmja gjë që do të bënte që Kolela dhe Partizani të ktheheshin si në situatën para Vllaznisë, është fitorja në derbin me Tiranën, që është prova e madhe e vazhdimësisë së këtij bashkëpunimi.

PRAPASKENAT – Siç gazeta e ka raportuar edhe mbrëmjen e djeshme, Kolela ka qenë tejet i mërzitur pas ndeshjes për arsyen se përtej dhimbjes së humbjes, ai ndien se skuadra nuk e ndjek aspak mbi atë që kërkon. Ai zakonisht nuk mban fjalime pas ndeshjeve në dhomat e zhveshjes, por vendosi ta bëjë atë mbrëmje në tunelet e “Loro Boriçit”. Trajneri mësohet se ka pasur kritika për lojën mbrojtëse dhe lojtarët e këtij reparti në veçanti. Më pas ai i ka shprehur futbollistëve se kjo ka qenë ndeshja e fundit e tij nën drejtimin e tyre, duka shtuar se ndien sikur ata nuk e ndjekin më dhe ka vendosur të largohet. Këtë ai ia ka bërë të ditur edhe dy drejtorëve, Olsi Ramës dhe Elton Marinit.

Këta të fundit, të kapur edhe pak në befasi dhe me idenë e derbit në horizont, janë munduar të qetësojnë trajnerin dhe t’i tregojnë se nuk është ai problemi dhe se duhet të vazhdojë të paktën deri në derbi, për të qartësuar më pas gjithçka. I ndierë sikur po e lë skuadrën në një pikë të rëndësishme dhe të vështirë, Kolela ka vendosur të vazhdojë, me një marrëveshje verbale të përkohshme, me shpresën se derbi do të fitohet dhe do të bëjë që situata të kthehet në kushte normale. Deri atëherë, trajneri Kolela do të punojë fort për të përgatitur skuadrën sa më mirë psikologjikisht dhe taktikisht për të arritur të fitojë sfidën e së hënës. Kjo ndeshje është test për të, por edhe lojtarët do të mundohen të tregojnë se mendimet e tij janë të gabuara.

/Panorama Sport/

Lexo edhe:

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

FOTO/ Partizani publikon çmimet e biletave për derbin me Tiranën

Etiketa: KolekaPartizani

Lajme të lidhura

SPORT

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025
SPORT

FOTO/ Partizani publikon çmimet e biletave për derbin me Tiranën

20:09 : 25/09/2025
SPORT

Derbi i parë i sezonit, caktohet data e sfidës Partizani-Tirana

16:38 : 05/09/2025
SPORT

Partizani firmos me sulmuesin e Shpresave, Rrok Toma

20:54 : 02/09/2025
SPORT

Tirana gjen zëvendësuesin e Ernest, ish-sulmuesi i Partizanit vishet bardheblu

21:41 : 01/09/2025
SPORT

Goditje e rëndë për Vorën, humbet sulmuesin kryesor përpara sfidës me Partizanin

19:03 : 16/08/2025
Para

Sherr në Elbasan, plagoset i riu

TË GJITHA

Rama “u mbyll gojën” gazetarëve: Duhet të më pyesni vetëm për këtë që dua unë

12:48 : 03/10/2025

“Burg kush bën parkim të paligjshëm”, Rama paralajmëron edhe inspektorët bashkiakë

12:46 : 03/10/2025

Pas disa ditësh në arrati, kapet 35-vjeçari shqiptar në Romë. U fsheh në shtëpinë e partneres

12:33 : 03/10/2025

“Jam keq o babë”/ Fjalët e fundit të Andi Malokut para se të ndërronte jetë në atentatin ndaj Arjan Ndojit

12:31 : 03/10/2025

FOTO/ Ky është autori i krimit në Babrru, Arlind Demushi vrau 40-vjeçarin me thikë

12:17 : 03/10/2025

“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjykatësit: Kujdes

12:13 : 03/10/2025

Aksident në minierën e Krastës, plagoset rëndë 27-vjeçari

12:12 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com