• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Demiri i Postës Shqiptare në “gjurmët” e Bushatit dhe Kaltanjit, njolloset në tenderin e internetit!

12:53 : 26/02/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Tenderat po hanë “kokat” e krerëve të Postës Shqiptare, një institucion që xhiron dhjetëra miliona euro në muaj. Brenda një periudhe të shkurtër, janë ndryshuar 3 administratorë. Në detyrë është Ardit Demiri, i cili pasoi Anisa Kaltanjin, që edhe ajo pasoi ish-deputetin Ervin Bushati. Të gjithë militantë të thekur të Partisë Socialiste, të vendosur në atë pozicion për punësime dhe për të bërë “lekë”. Por, pasi qëndrojnë disa muaj, ata ia kalojnë stafetën të besuarit të radhës.

Burime nga Posta Shqiptare i thanë BoldNews.al se Ervin Bushati u shkarkua pikërisht për tenderët e shumtë të paracaktuar. Emërimi i tij erdhi si shenjë “kompensimi” për mos bërjen e tij deputet në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa haptazi bëri procedura të dyshimta. Ndërkohë që ia kaloi detyrën Anisa Kaltanjit, e besuara e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliajt.

Në kohën e Kaltanjit, Posta u vu shpeshherë nën akuzë për abuzime me vjedhjen e pensioneve dhe sërish bërjen e tenderëve. Komandimi i saj zgjati fare pak, pasi Administrator kësaj herë u emërua Ardit Demiri, i cili ishte drejtor i Filialit të Postës Shqiptare në Elbasan.

Lexo edhe:

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

Duke parë pozicionin e fundit, burimet thanë se Demiri është një i besuar i Taulant Ballës. Madje, Demiri ka qenë në garë edhe për kreun e PS-së së Elbasanit. Të tre, janë militantë të thekur, të cilët të përbashkët kanë vetëm Postën, të cilën po e përdorin për qëllime partiake dhe politike.

Fituesi i tenderit të internetit ishte oferta e tretë më e lartë, dy të parat u skualifikuan

Por si i bën tenderat Administratori i ri? BoldNews.al siguroi dokumentet e procedurës tenderuese me objekt “blerje internet-intranet, me afat për 2 vite”, me fond limit 60.000.000  lekë pa TVSH, ose në euro 524.705 euro, pa TVSH. Kriter i përzgjedhjes ishte oferta ekonomikisht më e favorshme, bazuar në çmim.

“Me anë të kësaj, ju informojmë se operatori ‘Abissnet’ ofroi 39.231.360 lekë. ‘Albanian Telecommunications Union’ ofroi 45.817.640 lekë. ‘Communication Progress’ & ‘One Albania’ ofruan 49.995.360 lekë” thuhet në dokumente. E fundit, ishte edhe oferta fituese. Diferenca nga oferta më e ulët në atë më të madhe është plot 100 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme.

Ndërkohë, në këtë tender bëri ofertë edhe “Vodafone Albania” me vlerë 53.009.988. Por, si u s’kualifikuan ofertat që dhanë më pak! Posta shkruan se “Abissnet”-i i Koço Kokëdhimës u skualifikua se s’ka zyra në gjithë Shqipërinë.

“Mungojnë përshkrimi dhe skemat e rrjetit të ofruesit të shërbimit për çdo pikë” ishte një pikë e arsyet së skualifikimit, të cilat vijonin edhe me arsye të tjera, ku kryesorja ishte mbulimi me internet i gjithë vendit. Nga tenderi u skualifikua edhe oferta e firmës “Albanian Telecommunications Union” & “Digicom”. Arsyeja e skualifikimit ka qenë e njëjtë me ofertën e firmës së parë, s’ka pasur shtrirje në gjithë vendin.

Nga tenderi u skualifikua edhe “Vodafone Albania”, pasi letrat e saj ia kishte dhënë “Abissnet”-it. Pra, nga 4 firma në garë, 3 u skualifikuan, duke i hapur rrugë firmës ndoshta të preferuar të Demirit, apo edhe të eprorëve të tij në PS.

Etiketa: Anisa Kaltanjiardit demiriErion VeliajErvin BushatiInternetposta shqiptarepsTaulant Ballatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025
AKTUALITET

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025
AKTUALITET

PS nuk miratoi shkarkimin e Peleshit, Bardhi: Kryevartës i Taulant Ballës

11:47 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

11:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare

14:59 : 29/10/2025
Para

Arrestohen 3 persona, qarkullonin me armë zjarri në mes të Tiranës (Detaje)

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com