• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ndiq paratë”/ Berisha: Arben Ahmetaj disponon fakte përvëluese për Ramën

12:35 : 24/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e bëra dje nga ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj sa i takon përgjegjësisë për inceneratorët.

Berisha tha se Ahmetaj është mëkatar, por ka të drejtë për faktin se nuk është aq i fuqishëm dhe nuk mund të lëvizte ai qeverinë.

Më tej, Berisha shton se Ahmetaj ia dha mesazhin e qartë Edi Ramës teksa i tha të mos bëjë gjykatësin. Berisha shprehet se Ahmetaj disponon fakte përvëluese për Edi Ramën për aferën me inceneratorët.

“Përgjegjësia absolute për aferën e inceneratorëve, ka vetëm një emër; Edi Rama! Arben Ahmetaj iu tha shqiptarëve dje të njëjtën gjë; nuk isha unë aq i fuqishëm sa të lëvizja qeverinë. Arben Ahmetaj është mëkatar, por këtu ai ka të drejtë. Kam qenë kryeministër, dhe qeverinë mund ta lëvizë vetëm ai, kryeministri. S’ka tjetër përveç tij që të mbledhë 17 dokumente për 24 orë. Siç ka ndodhur. Askush nuk mund të lëvizë të gjitha zyrat e administratës, për të grumbulluar dokumente, apo 17 dokumente të firmosura në një ditë. Çfarë tregon kjo?!

Lexo edhe:

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

Ai i dha këtë mesazh Edi Ramës, por unë ju them ju me përgjegjësi të plotë se ai nuk ka vetëm këtë provë për Edi Ramën. Mos bëj gjykatësin i tha Edi Ramës. Ai zgjodhi këtë argument në pamje të parë të pafajshëm, por ai disponon fakte përvëluese për presionin e jashtëzakonshëm të Edi Ramës në këtë aferë. Arben Ahmetaj është i implikuar, nuk ka diskutim, ua them unë ju, por njëshi në distancë nga të gjithë të tjerët është Edi Rama.”-tha Berisha.

Berisha komentoi gjithashtu edhe deklaratën e Ahmetajt ku kërkoi të ndiqet paraja për të zbuluar se kush paguan për inceneratorët. Berisha u shpreh se njeriu më kryesor për aferën e icneneratorëve është Edi Rama, ndjekur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Nuk ka diskutim. Jua them unë ju. Njëshi në distancë nga të gjithë të tjerët është Edi Rama. Kurrë një kryeministër nuk mund të firmosë një kontratë për të cilën institucioni kombëtar i specializuaar i thotë që është e paligjshme. Një kryeministër e firmos këtë kontratë vetëm kur e ka personale, Kur ai është i verbuar nga pasuria që mund të grabisë në këtë kontratë dhe harron çdo gjë.

Pushteti i çdo kryeministri mbaron aty ku fillon ligji. Edi Rama thotë që nuk e dija sepse Edmond Ahmetaj ia çoi dy herë me shkrim. Kjo metodë e negociatave të mbyllura nuk ekziston në ligjin tonë. Ka një moment të cilin vetëm Edi Rama mund ta lëvizte. Fondin rezervë të këshillit të ministrave. E gjithë qeveria të bëhet bashkë atë nuk e lëviz dot pa firmën e kryeministrit. Dje Ahmetaj u hoq sikur është dorë jashtë. Por jo. Ai ka firmosur për fondin rezervë të këshillit të ministrave, Ka zbatuar një urdhër të paligjshëm. Dhe ai që zbaton një urdhër të paligjshëm është përgjegjës.

Ahmetaj në intervistën e tij ia numëroi ku e meritonte Erion Veliajt dhe aty ka të drejtë. Jua them unë kur ka të drejtë dhe kur nuk ka të drejtë. Ai del thotë nuk kam firmosur për Tiranën, Elbasanin dhe Fierin. Për Tiranën nuk ka firmosur. Për Elbasanin rezulton të ketë firmosur. Edhe këtu ky që e quajmë me të drejtë tigri i korrupsionit nuk ka vënë firmën. Nuk ka diskutim që nga ana ligjore, Erion Veliaj pas Edi Ramës është njeriu me ligj më kryesor, Sepse djegësi i Tiranës ishte 120 mln euro kur Elbasani dhe Fieri shkonin gjithsej 50 mln euro. Veliaj shkeli çdo ligj që ajo të bëhej realitet. Firmosi vendime që i takonin, këshillit dhe qarkut. Erion Veliaj është, ndaj tha Ahemtaj, ndiq paranë. Të çon te Erioni dhe Rama”, deklaroi Berisha.

Më tej, kreu i Partisë Demokratike u shpreh i bindur se do të ngrihet në mënyrë urgjente Komisioni Hetimor për të zbardhur aferën “Rama- McGonigal”. Berisha u bëri thirrje autoriteteve të huaja që të hetojnë çështjen shqiptare “McGonigal”.

“Gjobëvënësit qarkullonin me lejen e kryeministrit, dhe për ‘SKAP’ asgjë s’ka ndodhur. E vërteta është që historia e gjobave nuk është veprim vetëm i McGonigal. Historia e gjobave është më e gjerë. I bëj thirrje FBI të hetojë në çdo detaj dosjen shqiptare, e cila është një nga dosjet më të shëmtuara të botës. Implikimet e padiskutueshme, terrenin e krijuar në funksion të kësaj gjobëvënieje, sepse në këtë mënyrë do mund të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit. Njëri tregonte distinktivin, tjetri me krenari të madhe, ambasadoren si folloëers të tij. Uroj që ky problem të hetohet. Ne do kontribuojmë, po përpiqemi. Komisioni Parlamentar hetimor do të krijohet, do s’do Edi Rama”, tha Berisha.

Etiketa: arben ahmetajEdi RamainceneratoretSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025
AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
AKTUALITET

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

17:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Avioni për zjarret nuk është fjalë goje”, por për udhëtimet e Ramës, një çarter kushton mbi 30 mijë euro

14:19 : 14/08/2025
Lajmet e Dites

Shtet motrash, vëllezërish, kunetërish, dhëndurësh e dashnoresh

14:16 : 14/08/2025
Para

Hidhet shorti për 1/16 e Europa League, ja kë sfidojnë Juventus dhe Manchester United

TË GJITHA

Sherr në Korçë, arrestohen 3 persona, shoqërohen 7 të tjerë

15:34 : 18/08/2025

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës: Dodik nuk është më president i Republikës Sërpska

15:26 : 18/08/2025

Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij sekser, izraelit Ron Yeffet. Ja çfarë thoshte Ahmetaj

15:15 : 18/08/2025

Përveç dëmeve në banesa, të mbjella e bagëti, zjarret kanë dëmtuar edhe “botën e egër”

14:54 : 18/08/2025

Plagosja e 27-vjeçarit, Gjykata e Korçës jep masat e sigurisë për të akuzuarit

14:51 : 18/08/2025

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, 21-vjeçari përplas me makinë të moshuarën

14:39 : 18/08/2025

I zhdukur prej majit, familja e Miklovan Danajt: Një person na tha që është vrarë, mos e kërkoni

14:21 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com