• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta energjetike e Europës me Rusinë nuk ka përfunduar

15:45 : 23/02/2023
në AKTUALITET, BOTA

Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (International Energy Agency, IEA), thotë se kontinenti ka përfituar nga dimri i butë, por ka ‘shumë më shumë për të bërë’ për të diversifikuar furnizimet.

Birol paralajmëron se Europa nuk e ka fituar ende luftën e saj energjetike me Rusinë, pavarësisht një rënie të madhe të çmimeve të gazit, pasi ai u kërkoi qeverive të mbeten të fokusuara në ruajtjen dhe rritjen e furnizimeve.

Ndërsa BE-ja ka shmangur kryesisht një krizë të plotë energjetike, e cila ngjalli frikën e mungesave dhe ndërprerjeve të shumta, dimri i ardhshëm mund të jetë një sfidë më e madhe nëse kontinenti do të kishte mot më të ftohtë.

“Unë mendoj se Europa bëri një punë të mirë, strategjia e saj ka qenë një sukses i madh. Por të kesh besim të tepruar për dimrin e ardhshëm, është e rrezikshme. Është koha për të vazhduar dhe për të rritur përpjekjet për vitin 2023.”

Lexo edhe:

Prej 30 vjetësh vuajnë problemin e tensionit të ulët, banorët e fshatit Rreth-Kale: Na digjen pajisjet

Biseda telefonike me Putin, Macron: Rusia dhe Ukraina janë ende larg armëpushimit

Çmimet europiane të gazit natyror kanë rënë deri në 85 për qind, që kur arritën kulmin mbi 300 euro për megavat orë në muajin gusht, pasi përpjekjet për të siguruar burime alternative, ruajtja e furnizimeve ekzistuese dhe moti më i ngrohtë, kanë siguruar gaz të bollshëm në magazinë ndërsa fundi i dimrit po afrohet.

Kjo ka bërë që disa personalitete të industrisë të deklarojnë se Moska e ka humbur tashmë luftën energjetike që nisi, me qëllim dobësimin e mbështetjes së  Perëndimit për Ukrainën, ndërsa afrohet përvjetori i parë i pushtimit rus më 24 shkurt.

Megjithatë, Europa nuk duhet të humbasë qëllimin e saj në ruajtjen ose zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

“Disa nga arritjet e bëra në energjinë e rinovueshme dhe reduktimin e të ardhurave të Rusisë, janë pozitive, por nuk është një zgjidhje e përhershme. Kemi pasur përparësinë e një dimri të butë. Fituam pak kohë, gjë që është jetike, por ka shumë më tepër për të bërë.”

Birol ka paralajmëruar se Rusia mund të shkurtojë 20% të furnizimeve të gazit që ajo ende dërgon në Europë përmes tubacioneve, përmes Ukrainës dhe Turqisë, ndërsa konkurrenca për furnizimet me gaz natyror të lëngshëm nga deti, ka të ngjarë të rritet ndërsa ekonomia e Kinës vazhdon të rihapet.

Birol paralajmëroi në nëntor se një dimër i ftohtë mund ta lërë Europën në vështirësi për të mbushur depozitat e gazit deri në 65% të kapacitetit deri në tetor 2023. Por që nga dita e hënë, nivelet e depozitimit të gazit në Europë janë tashmë 64% e kapacitetit, vlerë shumë më e lartë se zakonisht për këtë periudhë të vitit.

Pavarësisht se disa vende europiane kanë rritur përdorimin e tyre të qymyrit për prodhimin e energjisë, për të ruajtur gazin për ngrohje dhe industri, emetimet e BE-së ranë 2.5% në vitin 2022, për shkak të përdorimit më të ulët të gazit dhe fillimit të ngrohtë të dimrit, tha kreu i IEA.

Birol kërkon një shndërrim afatgjatë, që jo vetëm shton burime të rinovueshme të energjisë, por gjithashtu siguron që një pjesë më e madhe e turbinave me erë ose baterive, të prodhohet në Europë.

Ai është takuar dy herë në javën e kaluar me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke shpjeguar se BE-ja duhet të mos jetë më e varur nga asnjë vend për furnizimet e tij me energji.

“Ne po hyjmë në një epokë të re industriale të prodhimit të teknologjisë së energjisë së pastër,” tha ai. “Dy fuqitë në prodhimin e kësaj energjie janë Kina dhe SHBA, të mbështetesh në një vend të vetëm është gjithmonë një ide e keqe. Pra, nëse duam diversifikim, Europa është një kandidat i mirë.”

Çmimet europiane të gazit ishin ende dy deri tre herë më të larta se përpara pakësimit të furnizimit të Rusisë, duke e lënë industrinë europiane në disavantazh.

“Ekonomia europiane është ende në këmbë, nuk pati recesion të madh ekonomik, edhe pse pësoi një goditje të madhe,” tha Birol.

“Por çmimet janë ende shtatë herë më të larta se në SHBA, ndërsa çmimet e energjisë elektrike janë tre herë më të larta se në Kinë”, shtoi ai. “Zgjidhja e qëndrueshme për sigurinë e energjisë duhet të bazohet në energjinë e rinovueshme.”/ Monitor

Etiketa: energji elektrikeeuropaFatih Birolkreu i Agjencisë Ndërkombëtare të EnergjisëPutinRusi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prej 30 vjetësh vuajnë problemin e tensionit të ulët, banorët e fshatit Rreth-Kale: Na digjen pajisjet

20:53 : 04/07/2025
BOTA

Biseda telefonike me Putin, Macron: Rusia dhe Ukraina janë ende larg armëpushimit

15:47 : 04/07/2025
BOTA

Rusia godet Kievin me sulmin më të madh ajror që nga fillimi i luftës

10:40 : 04/07/2025
BOTA

Bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, ja çfarë u diskutua

19:45 : 03/07/2025
RAJONI

Temperaturat e larta/ Kosova plan masash: Të përshtaten oraret e punës për të punësuarit

15:28 : 03/07/2025
RAJONI

Intensifikohen zjarret në Kretë, evakuohen turistët dhe banorët

10:09 : 03/07/2025
Para

"Qetësohuni o djema!"/ Kunata zbulon fjalët e fundit të shqiptarit që u vra aksidentalisht në Greqi

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com