• Kontakt
Friday, August 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLGJ e qokave/ Transferon gjyqtaren Marcela Shehu në shkelje të ligjit

20:33 : 22/02/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VETTING, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ka një arsye madhore që Këshilli i Lartë Gjyqësor ka mungesë të theksuar transparence në vendimmarrjet e tij për karrierën e gjyqtarëve.

Argumenti zyrtar është se “kështu e parashikon ligji”. Por, nën justifikimin e “kuadrit ligjor”, KLGJ fsheh edhe vendime tërësisht në konflikt interesi dhe në kundërshtim me dispozitat e ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Në 31 Janar 2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi Vendimin nr. 59, “Për transferimin e gjyqtares (…) në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë në një pozicion të lirë në fushën e të drejtës penale”.

Lexo edhe:

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Kurbin

Në foto: Vendimi i KLGJ-së për transferimin e gjyqtares Marcela Shehu

Vendimi nuk përmend emrin e gjyqtares, por “Boldnews.al” mëson se bëhet fjalë për Marcela Shehu, e emëruar gjyqtare në Kurbin dhe aktualisht anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

KLGJ “i lutet” gjyqtares

Në 18 Janar 2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton vendimin nr.10, në bazë të të cilit fton gjyqtaren e Kurbinit, Marcela Shehu, që të zgjedh për t’u transferuar në gjykatën e Tiranës ose të Durrësit, nën argumentin e “suprimimit të vendit të punës”.

Në foto: Vendimi paraprak i KLGJ-së, ku ftohet anëtarja Marcela Shehu për të zgjedhur gjykatën ku preferon të transferohet

Në Korrik të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave miratoi Hartën e Re Gjyqësore, një projekt i kundërshtuar nga grupe të ndryshme interesi.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 495, dt. 21.07.2022, parashikohet ndër të tjera se “Gjykata e Lezhës… ka kompetencë tokësore në bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin”.

Në foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e Hartës së Re Gjyqësore

Vendimi i qeverisë u mbështet në një relacion të hartuar nga një grup pune, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Në relacion parashikohet që në Gjykatën e Lezhës, e cila ka në organikë 5 gjyqtarë, do të ushtronin funksionet edhe 4 gjyqtarët që janë pjesë e Gjykatës së Kurbinit.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Lezhës do të zhvillojë funksionet me 9 gjyqtarë, një shifër që është mbi limitin prej 7 gjyqtarësh që është përcaktuar për funksionimin e një gjykate.

Pra, deri këtu është mëse e qartë. Gjyqtarëve të Kurbinit nuk “u suprimohet” vendi i punës, por ata thjesht do t’i bashkohen kolegëve të tyre të Lezhës.

Në foto: Relacioni i Këshillit të Lartë Gjyqësor për Hartën e Re Gjyqësore

Por, Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka parë ndryshe relacionin e hartuar prej vetë tij, kur bëhej fjalë për një anëtare të trupës, Marcela Shehu.

Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor kanë vlerësuar se koleges së tyre, Shehu, i është suprimuar vendi i punës në Kurbin dhe kanë vendosur ta transferojnë në Tiranë.

Kjo është një “bingo” për gjyqtaren Marcela Shehu, megjithëse situata duket tërësisht në shkelje ligjore.

Shkeljet ligjore

Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor kanë disa privilegje si “qeveri e gjyqësorit”, por kanë edhe disa kufizime, me qëllim që të mos përdorin pozicionin për të siguruar përfitime personale.

Në nenin 4, pika 4 e ligjit nr.115/26 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, parashikohet se: “Anëtari gjyqtar, në përfundim të mandatit, kthehet në vendin e mëparshëm të punës. Anëtari gjyqtar i Këshillit nuk mund të transferohet, të ngrihet në detyrë ose të delegohet gjatë 3 viteve pas përfundimit të mandatit”.

Marcela Shehu është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve në Dhjetor 2018, për një mandate 5-vjeçar, i cili përfundon në fund të vitit 2023.

Në momentin e zgjedhjes si anëtare e KLGJ-së, zonja Shehu ushtronte funksionet në Gjykatën e Kurbinit.

Referuar përcaktimit ligjor të mësipërm, gjyqtarja Marcela Shehu, në momentin e përfundimit të mandatit si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duhet; a) të kthehet në vendin e mëparshëm të punës; b) nuk mund të transferohet jo vetëm kur është anëtare e KLGJ-së, por edhe tre vjet pas largimit nga ky funksion;

Në foto: Ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” ka parashikuar kufizimet për anëtarët e KLGJ

Për më tepër, pozicioni i saj i punës nuk është “suprimuar”, pasi ajo dhe kolegët e saj në Gjykatën e Kurbinit do të vijojnë ushtrimin e funksioneve të tyre në Gjykatën e Lezhës.

Në të gjithë këtë histori që krijon dyshime për shkelje ligjore dhe konflikt interesi brenda radhëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, dallohet edhe një lloj nxitimi për të sistemuar sa më shpejt zonjën Shehu në gjykatën e shkallës së parë më të preferuar në Shqipëri, atë të Tiranës.

Procesi i Vetingut ka shkaktuar boshllëqe të shumta në sistemin gjyqësor shqiptar.

Gjykata e Tiranës thuajse është përgjysmuar nga shkarkime apo dorëheqjet dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor është i detyruar të ndërhyjë me urgjencë për të rritur numrin e gjyqtarëve, me qëllim përballimin e fluksit të madh të dosjeve.

Procesi i transferimeve të gjyqtarëve të ndryshëm në Gjykatën e Tiranës ka nisur prej disa muajsh dhe pritet që rekrutimi të përfundojë diku nga mesi i vitit 2023.

Por, ky afat nuk është aspak i volitshëm për Marcela Shehun.

Pasi ajo të përfundonte mandatin në Këshillin e Lartë Gjyqësor, në Dhjetor 2023, si edhe pasi të kalonin tr evite të tjera para se asaj t’i lindte e drejta ligjore për transferim, vakancat në Gjykatën e Tiranës do të ishin plotësuar dhe nuk do të kishte më hapësirë për të.

Vetëm në këtë mënyrë mund të lexohet nxitimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor që të bëjë sa të mundet, edhe në kundërshtim me parashikimet ligjore, për të sistemuar të ardhmen e koleges së tyre në Gjykatën e Tiranës.

Etiketa: anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësorgjykata e lezhesgjyqtareKLGJKurbinMercela Shehumungese transparencesistemi i drejtesise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025
AKTUALITET

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Kurbin

21:04 : 26/08/2025
AKTUALITET

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

18:20 : 24/08/2025
AKTUALITET

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të Ramës

18:27 : 23/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ktheu oborrin e shtëpisë në parcelë kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin

13:00 : 20/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama sulmoi hapur prokuroren dhe gjykatësin, KLGJ dhe KLP nuk reaguan

11:38 : 18/08/2025
Para

Shtatë ndeshje si kuqeblu, Bekim Balaj kërkon golin me Vllazninë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 29 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 28/08/2025

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih

22:49 : 28/08/2025

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025

Kjo pije çon në rënien e flokëve

22:31 : 28/08/2025

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

22:12 : 28/08/2025

Gjenerali francez: Evropa rrezikon të bëhet pre e grabitqarëve në një botë gjithnjë e më të dhunshme

21:58 : 28/08/2025

Dalin PAMJET nga aksidenti i trefishtë në tunelin e Llogorasë

21:41 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com