• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Spaho: Qytetarët të bllokojnë rrugët, të mos paguajnë taksat!

19:32 : 21/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka treguar skenaret e tjerë për përshkallëzimin e protestave të opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Spaho deklaroi se një skenar është bllokimi i rrugëve kryesore nga ana e qytetarëve.

Deputeti demokrat shtoi se një tjetër aspekt i mosbindjes civile është mospagimi i taksave nga qytetarët, duke detyruar kreun e qeverisë që të tërhiqet.

Spaho tha se përmbysja e regjimit të kryeministrit Rama kërkon kohë, ndaj është i nevojshëm edhe përshkallëzimi i protestave.

Edmond Spaho: Edhe me iniciativën e grupit të Alibeajt, pavarësisht premtimeve që kishte marrë nga mazhoranca nuk prodhoi ndonjë rezultat. Dyshoj që deri në zgjedhjet e 14 majit, do kemi ndonjë produkt për zgjedhjet. Reforma do zvarritet deri në zgjedhjet e përgjithshme. Mazhoranca nuk ka vullnet të bashkëpunojë me grupin tonë, pavarësisht se jemi shumicë dërrmuese. I takon këtij grupimi, ndërkohë që jemi përjashtuar nga të gjitha komisionet parlamentare. Reforma zgjedhore kërkon miratimin e të gjitha palëve që të vihet në zbatim. Kjo nuk ka ndodhur. Ne do vazhdojmë të insistojmë, nisur edhe nga fakti që OSBE ka ngritur shqetësimet. Madje i është referuar grupimit tonë të opozitës. Ne do vazhdojmë të përdorim gjithë rrugët dhe kontaktet që të bëjmë të mundur që procesi i reformës zgjedhore të shkojë deri në fund.

Lexo edhe:

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

Kamionit i derdhen inertet në Unazën e Madhe në Tiranë, rrezikohen shoferët

Këtu çështja nuk ka të bëjë vetëm me këtë reform zgjedhore. Prapë zgjedhjet janë karakterizuar nga ndërhyrjet, manipulimet, përdorimet e rrugëve të jashtëligjshme. Një nga ato është përdorimi i administratës publike. E keni parë se çfarë bëhet me patronazhistët. Platforma e re e Aktivistit. Përdoret edhe fondi i ndihmës ekonomike, punësimi me paga të pjesshme. Kalimi i numrit të punësimeve në çdo institucion. Vetëm për të garantuar votimin pro PS-së. Pa përmendur mjetet ilegale për të krimit. Mjaft rrugë dhe mjete të tjera me të cilat Rama kërkon të mbesë patjetër në pushtet.

Ada Hazizolli: Duhet të jetë e vështirë mbrojtja e votës. Si do e mbrojë PD-ja votën?

Spaho: Me Ramën është shumë e vështirë të ketë zgjedhje të ndershme. Këtë e ka vërtetuar që kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Prandaj kemi nisur këtë cikël protestash, me synim për të larguar Ramën. Skandali i fundit i ka vendosur kapakun. Ka treguar që ky ble politikanët, zyrtarë shumë të rëndësishëm të SHBA-së, Brukselit. Është në natyrën e tij që të mbajë pushtetin përmes këtyre mekanizmave. Fokusi do jetë për ta larguar.

Ada Hazizolli: Në mbledhjen e zhvilluar pak më parë, Berisha tha që ky regjim nuk largohet me votë, por me revolucion. Si duhet ta lexojmë?

Spaho: Ka ardhur koha për të kaluar në mosbindje civile. Qytetarët të bllokojnë rrugët e Shqipërisë, të bllokojnë mosfunksionimin ekonomik. Mosbindje civile do të thotë të mos paguash taksat. Ne do vazhdojmë me protesta kombëtare, protesta në Parlament. Do vazhdojmë ta bllokojmë seancën plenare. Do të diskutojmë, do mendojmë dhe do vëmë në zbatim dhe forma të tjera si bllokimet e rrugëve, dhe kalimin në format e tjera siç është mospagimi i taksave.

Patjetër njerëzit duan të shohin rezultat, por përmbysja e këtij regjimi të Edi Ramës kërkon kohë. S’është gjë e thjesht, do duhet edhe qëndresë, bashkim. Duhet të kuptohet jo si një betejë për të rikthyer PD-në në pushtet, por për të ruajtur demokracinë. Rama po kthehet në autokrat. Nëse kjo betejë nuk vazhdon, vështirë që rezultati të jetë i shpejtë. Mënyra se si ekspozohet nga mediat kjo betejë, nuk është ajo që i duhet dhënë qytetarëve. Më shumë fokusohen tek problemet e opozitës, që opozita nuk mobilizon dot.

Kush do jetë ai segment përveç opozitës që t’i përgjigjet. Opozita dhe sot ka probleme dhe do duhet që t’i përmirësojë. Por e keqja që kemi përballë është shumë herë më e madhe. Opozita motivon dhe shumë madje, por është e domosdoshme që edhe të tjerët t’i bashkohen kësaj lëvizje. Ka plot nga shoqëria civile, nga media, nga analistë të ndryshëm që duhet t’i bashkohen. Po bëhet fjalë për zhdukjen e pluralizmit dhe demokracisë.

Duke u ndalur tek çështja “McGonigal”, Spaho thotë se është i nevojshëm një hetim qoftë edhe parlamentar, për të zbuluar nëse kryeministri Rama ka përdorur para publike për të eleminuar opozitën.

Spaho: Ne duam të hetojmë se si kryeministri shqiptar ka përdorur paratë publike për të eleminuar opozitën shqiptare. Duam të hetojmë se si kryeministri i ka hapur rrugën investimeve ruse në vend. Licenca për ndërtimin e komplekseve bujqësore, për shpimet e naftës. Në SHBA nuk i ka për t’i kushtuar vëmendje, sidomos nga FBI-ja, problemeve të Shqipërisë. Ka për të parë gjithmonë dëmin e FBI-së.

Etiketa: rrugëspahothirrje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kamionit i derdhen inertet në Unazën e Madhe në Tiranë, rrezikohen shoferët

10:24 : 28/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Patrulla e policisë nuk pyet për rregullat, parkon makinën në mes të rrugës

20:06 : 13/10/2025
AKTUALITET

U inaugurua pak ditë më parë, shembet një pjesë e masivit shkëmbor në aksin Qukës-Qafë Plloçë

12:30 : 02/10/2025
AKTUALITET

Korçë/ Tre fëmijë përfundojnë në spital, prindërit: Hëngrën karamele të gjetur në rrugë

18:53 : 18/09/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përfundon e përmbysur në rrugë

18:32 : 14/09/2025
Para

Të akuzuar për korrupsion, GJKKO shpall fajtorë 27 policë në Morinë

TË GJITHA

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

21:10 : 02/11/2025

Nis numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, ku është gara më e fortë

20:55 : 02/11/2025

Aksident i rëndë në Kamëz, automjeti me shpejtësi të lartë përplas vajzën te vijat e bardha

20:40 : 02/11/2025

Ngjela: Turp kombëtar! Nano duhet të prehej në varrezat e personaliteteve të kombit, jo në Sharrë

20:31 : 02/11/2025

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

20:16 : 02/11/2025

“Pusho se ta futa në shpullë!”/ Zhyt familjen në kredi të keqe, babai: Lekët i kisha për qejf!

20:03 : 02/11/2025

Trafik kilometrik në Librazhd–Elbasan–Tuneli i Kërrabës

19:45 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com