• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Qeveria Rama ka nisur fushatën “Kush dëshiron, mund të bëhet mësues”

11:20 : 19/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar sot një fushatë të nisur nga qeveria Rama për të punësuar si mësues persona që nuk kanë arsimin përkatës, por që kanë mbaruar fakultete të ngjashme.

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula tha se qeveria ka nisur fushatën për zgjedhje; ‘Kush dëshiron, mund të bëhet mësues’.

Ajo i drejtohet Evis Kushit duke u shprehur se objektivi primar, i ministrisë se arsimit dhe i kësaj qeverie nuk është interesi i nxënësit, as ai i mësuesit, por interesi partiak për t`i përdorur ato në fushatë zgjedhore.

Sula thekson faktin se po ‘diskriminohen mijëra studentë të diplomuar në mësuesi, që për shkak të mosaktivizimit partiak, ende nuk janë punësuar’.

Lexo edhe:

“Krimi i organizuar kontrollon vendin”/ PD kërkesë për debat në Kuvend

PD njofton protestë para Kryeministrisë: Pas Lali Erit, radha e Ballukut dhe Ramaduros për t’u ndëshkuar

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë,

Të dashur studentë,

Zonja Kushi na dha një lajm të keq për të gjithë studentët që po ndjekin degë të mësuesisë, për të gjithë ata që kanë kryer pesë ose shtatë vjet studime universitare për të ushtruar profesionin e mësuesit, për të gjithë pedagogët e angazhuar në fakultete e cikle studimesh profesionale, si edhe për prindërit që kanë fëmijët në arsimin parauniversitar.

Sipas zonjës Kushi, të gjithë ata që janë diplomuar në fusha të afërta ose të ndryshme nga mësuesia, si: ekonomi, inxhinieri, arte, gjuhësi, përkthim dhe dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit, do t`u plotësohet kjo dëshirë, pasi të kenë kryer formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik, që do të mundësohet nga fakultetet e edukimit.

Zonja Kushi, a besoni vallë, vërtet se ushtrimi i profesionit të formimit të brezave është thjesht çështje dëshire?

A nuk jeni në kundërshtim të akteve të mëparshme ligjore, që detyrojnë studentët se për të ushtruar profesionin e mësuesit, duhet të diplomohen në ciklin e dytë të studimeve Master në mësuesi, të kryejnë stazh dhe më pas provimin e licensimit?

Zonja Kushi, nëse ju dhe kreu juaj e keni konceptuar arsimin si forcë numerike në fushata zgjedhore, a thua vërtet shqiptarët nuk e kuptojnë se po përdorni dy standarde, duke diskriminuar qindra e mijëra studentë të diplomuar në mësuesi, që për shkak të mosaktivizimit partiak, ende nuk janë punësuar!

Objektivi juaj  primar, i ministrisë se arsimit dhe i kësaj qeverie nuk është interesi i nxënësit, as ai i mësuesit, të cilin vijoni të artikuloni në ligjërim bosh, por interesi partiak për t`i përdorur ato në fushatë zgjedhore.

Ofertës sezonale të zonjës Kushi nën dogmën: kush dëshiron të bëhet edhe mësues – tashmë kur na ndajnë me pak se tre muaj nga zgjedhjet – po i përgjigjem vetëm përmes dy reagimeve publike që vijnë nga  studente të shkëlqyera, të cilat, edhe pse  prej vitesh presin të ushtrojnë profesionin, nuk u është dhënë e drejta.

Njëra shpreh indinjatë për kaosin në sistemin arsimor, i cili ka lënë në rrugë e pa punë studentët më të mirë, ndërsa tjetra shprehet se: ‘Pas bachelorit, kreva shkëlqyer masterin shkencor, por nuk m`u dha e drejta të punoj si mësuese, sepse do duhej të kryeja masterin për mësuesi dhe tani, që po përfundoj dhe atë të mësuesisë-pas tetë vitesh studimesh universitare-ministrja p֝ërmbysi gjithçka me ofertën: Kush ka dëshirë të bëhet mësues. 

Zonja Kushi,

Askush nuk e beson më dogmën tuaj, aq më tepër kur synoni të nëpërkëmbni dhe përdorni figurën më fisnike ndër gjithë profesionet-atë të mësuesit.

Etiketa: fushate zgjedhorePartia Demokratikeqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Krimi i organizuar kontrollon vendin”/ PD kërkesë për debat në Kuvend

14:26 : 14/11/2025
AKTUALITET

PD njofton protestë para Kryeministrisë: Pas Lali Erit, radha e Ballukut dhe Ramaduros për t’u ndëshkuar

19:47 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Një algoritëm nuk mund të qeverisë vendin”/ NYT: “Diella” e Ramës eksperiment i dështuar

20:46 : 11/11/2025
AKTUALITET

Kushtet skandaloze në Onkologjik/ Pacientët me kancer bëjnë kimio në karrige

11:25 : 09/11/2025
AKTUALITET

PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare

13:44 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tuneli i Llogarasë dhe tuneli moral i shtetit: Afera Balluku si fotografia e vërtetë e pushtetit shqiptar

10:47 : 07/11/2025
Para

Mbajti peng të fejuarën e tij, nisin hetimet për 30-vjeçarin në Ballsh

TË GJITHA

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025

Skandali i vjedhjes/ Shqipëria pa IPARD prej 2 vitesh, bujqësia në pritje të fondeve

13:03 : 15/11/2025

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

12:44 : 15/11/2025

Ktheu lokalin në laborator droge, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

12:30 : 15/11/2025

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

12:15 : 15/11/2025
Foto ilustruese

Digjen dy makina të parkuara në Shkodër, detajet

12:14 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com