• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentat ndaj Erion Alibejt? Çfarë u gjet në “BMW X6” të parkuar pranë banesës

10:36 : 19/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Elbasanit lokalizoi në orët e para të mëngjesit sot një makinë, e cila dyshohet se ishte gati për atentat mafioz. Dyshohet se ky automjet po përdorej nga dy persona, të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë.

Në mjetin tip Foristradë te parkuar në vendin e quajtur “Ish Konservimi”, u gjetën 2 kallashnikovë, dhjetëra fishekë dhe një shishe me benzinë.

Vendi ku u gjet automjeti i cili po survejohej prej policisë është pranë pallatit në zonën e stadiumit “Elbasan Arena”, ku jetonte Erion Alibeaj, i arrestuar nga policia pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, të ndodhur në korrik të 2020, me një diferenë prej 10 ditësh nga njëra-tjetra.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej (Dylgjeri), i cili ishte objektivi i një atentati me armë që përfundoi në masakër ditët e fundit të dhjetorit 2018. Në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atë natë, mbeti i vrarë edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durnay. Mbi automjetin luksoz “Range Rover-it”, u derdh një breshëri plumbash kallashnikovi.

Lexo edhe:

Artur Shehu nën hetim për atentatin ndaj Ranuccit, La Republica: Lidhjet me mafien dhe Engjëll Agaçin

Zbulohen prova për një komplot të mundshëm për vrasjen e Trump-it

Ngjarja dyshohej se ishte për larje hesapesh për shkak të prishjes së e pazareve të drogës në Angli apo Holandë.

Sakaq, më herët një grup kriminal kishte planifikuar që t’i vendoste Alibeajt në pallat tritol. Ky detaj u zbulua nga dëshmitë e Nuredin Dumanit, i cili gjithashtu rrëfeu para hetuesve të SPAK se i janë ofruar deri në 2 milionë euro për një vrasje dhe objektivi ishte pikërisht Alibej.

I penduari i drejtësisë ka dëshmuar se një person i quajtur Kel Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit” që tashmë qëndron në Dubai, i ka kërkuar vrasjen e Erjon Alibejt duke i ofruar 2 milionë euro.

“…Kel Kamami, ka dashur të organizojë një atentat që ta bënte me hedhjen në erë të gjithë pallatin, ku jetonte, Erjoni. Për këtë atentat të kësaj natyre, flitej për një shumë që shkonte në 2 milion euro. Keli ma ka çuar dhe SMS, pseudonimin e Erjon Alibej, që sipas tij ishte “Krymi”. Këtë fakt unë ja thashë Arjanit…” citohet të ketë thënë Dumani në dosjen hetimore.

Ai gjithashtu ka pohuar se për ‘kokën’ e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, i është ofruar një shumë prej 300 mijë eurosh.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, ka deklaruar Dumani.

Ende është e paqartë nëse automjeti me armë i zbuluar sot nga policia ka lidhje me deklaratat e bëra nga Dumani, apo vrasësit me pagesë për të cilët dyshohet të kenë lidhje me operacionin policor “Plumbi i Artë”.

Vendi ku u gjet mjeti tip “BMW X6”

Njoftimi i policisë:

Falë inteligjencës informative, Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Sekuestrohen 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë) dhe një automjet që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e këtij krimi.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë marrë informacion se në orët e vona të natës së mbrëmshme mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale.

Bazuar në këtë informacion, Policia ka shtuar prezencën në terren, ka ngritur pika kontrolli dhe ka ushtruar kontrolle intensive në disa objekte të cilat dyshohet se shërbenin për fshehjen e sendeve dhe mjeteve me të cilat mund të kryheshin veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë morën informacion se si pasojë e presionit të Policisë në terren, shtetasit që do të kryenin ngjarjen kriminale dyshohet se kishin fshehur automjetin që do të përdorej për kryerjen e krimit.

Në këtë kuadër, si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, është gjetur një automjet tip “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Po në vijim të kontrolleve, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësëor Elbasan, vijojnë punën për të bërë të mundur fiksimin e provave në vendngjarje, hapjen dhe kontrollin e automjetit.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë shoqëruar disa shtetas, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Veprimet janë në vijim dhe në përfundim të tyre, do të ketë një informacion përfundimtar.

Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e medias që në lidhje me këtë ngjarje, për shkak të rëndësisë dhe konfidencialitetit të hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, të mos japin informacion të pakonfirmuar, por të presin rezultatet e hetimit intensiv që po kryhet nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Etiketa: atentatErion Alibeajvrases me pagese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Artur Shehu nën hetim për atentatin ndaj Ranuccit, La Republica: Lidhjet me mafien dhe Engjëll Agaçin

13:32 : 21/10/2025
BOTA

Zbulohen prova për një komplot të mundshëm për vrasjen e Trump-it

17:19 : 20/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi në Abu Dhabi i Altin Sinomatit, mediat italiane: Gjurmët të çojnë te mafia

16:26 : 20/10/2025
AKTUALITET

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025
AKTUALITET

“Bënë be në Kuran që s’kanë dijeni”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dëshmon pajtuesi i gjaqeve

11:03 : 17/10/2025
RAJONI

Atentat në Qipro, vritet me armë zjarri biznesmeni dhe presidenti i klubit të futbollit

10:59 : 17/10/2025
Para

DPT publikon videon: Bëni kujdes! Ja si disa persona po mashtrojnë bizneset

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com