• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmimet e larta mbulojnë anomalinë e eksporteve, rriten në vlerë, por bien në sasi

08:14 : 17/02/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Rritja e çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare po maskon dobësitë me të cilat po përballen eksportet shqiptare dy vitet e fundit.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, eksportet në vlerë janë rritur me ritme dyshifrore, por sasia e tyre është me rënie më 2022 dhe janar 2023.

Në janar të këtij viti, eksportet në vlerë shënuan rritje vjetore me mbi 20%, por në sasi ato ishin me rënie 0.4%.

Rritja e çmimeve të mallrave po bën që të ardhurat nga eksportet të rriten, edhe pse sasia e tyre është me ulje.

Kostot e larta të lëndëve të para kanë reduktuar prodhimin me bazë eksporti në disa sektorë. P.sh., vitin e kaluar fabrika e prodhimit të hekurit Kurum, mbylli përkohësisht aktivitetin prej kostove të larta të lëndëve të para.

Lexo edhe:

Turqia dyfishon eksportet e armëve, vendi renditet i 11-ti në botë

Tregtia Shqipëri-SHBA, si mund të ndikojnë tarifat

Rënia e eksporteve në sasi po hyn në vitin e dytë të saj, pasi më 2022, sasia e tyre ra me 10% më e madhja në dekada. Vitin e kaluar, tri grupet që shënuan rënien më të madhe të sasive ishin nafta, mineralet me rreth 16%, materialet e ndërtimit, me rreth 8.2%.

Rritja më e madhe e eksporteve në sasi ndodhi për grupet e tekstilit dhe këpucëve me rritje të sasive rreth 15%, eksportet e produkteve kimike dhe plastike me 17% dhe grupi i ushqimeve me rreth 12%.

Në janar 2023, rënia e eksporteve në sasi vijoi me 0.4% në krahasim me janarin 2022. Xeherorët, grupi i katërt për nga volumi, shënoi ulje me rreth 39%. Druri dhe artikujt prej tyre grupi i nëntë më i madh për nga sasia shënoi ulje vjetore me 38% në janar 2023.

Gjithashtu eksporti i bimëve mjekësore dhe farave vajore shënoi rënie me 25%. Peshku dhe kafshët e tjera guackore shënuan rënie me 18%. Rënie shënuan edhe disa metale kryesisht bakri. Grupi i plehëruesve për bujqësinë shënoi rënie vjetore me 95 për qind në janar 2023.

Ndërsa në vlerë gjatë janarit 2023 ka ndikuar pozitivisht eksporti i “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,9 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +3,7 pikë përqindje, dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,6 pikë përqindje. Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje.

Gjatë janarit vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve ne vlerë ishin Maqedonia e Veriut (207,5%), Kosova (31,4%) dhe Greqia (81,6%). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Italia (-4,1%), Gjermania (-17,7%) dhe Kina (-24,2%).

Në janar 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 20,2%, por në sasi pësuan rënie me 0.4%. Në vitin 2022 eksportet e mallrave arritën 487 miliardë lekë, duke u rritur me 32,0%, por në sasi ato pësuan rënie me 10%. MONITOR

Etiketa: cmimet e lartaeksport

Lajme të lidhura

BOTA

Turqia dyfishon eksportet e armëve, vendi renditet i 11-ti në botë

19:30 : 10/03/2025
AKTUALITET

Tregtia Shqipëri-SHBA, si mund të ndikojnë tarifat

11:11 : 07/03/2025
AKTUALITET

Shqipëria pret nga Ardi Veliu/ Serbia eksportoi 2 miliardë euro armë dhe municione vitin e kaluar

13:27 : 05/03/2025
BOTA

SHBA/ Çmimet në janar shënuan rritjen më të madhe në këto 18 muajt e fundit

21:29 : 12/02/2025
AKTUALITET

Humnera e eksporteve

08:31 : 02/02/2025
AKTUALITET

Tirana, e 9-a më e shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, çmime të njëjta banese me Madridin

08:03 : 15/01/2025
Para

Si në filma, i burgosuri tenton të arratiset nga qelia duke u maskuar si dele

TË GJITHA

Trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn

19:20 : 03/06/2025

FOTO/ Aksidenti i trefishtë Elbasan, policia: U plagosën 5 persona! Një u transportua tek Trauma

19:01 : 03/06/2025

Vllaznia mbushet me talente, tjetër produkt i akademisë firmos me ekipin e parë

19:01 : 03/06/2025

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025

“Nuk do t’ju harroj kurrë”, letra e Inzaghit: Zgjohesha dhe flija me Interin në mendje

18:50 : 03/06/2025

Hedhja në erë e dy urave hekurudhore nga Ukraina, Rusia: Akte terrorizmi

18:31 : 03/06/2025

Përgatitjet anti-Serbi/ Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore, mungon titullari i sulmit

18:30 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com