• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga protesta te mosbindja civile, Berisha “zbërthen” formulën e revolucionit anti-Rama

13:43 : 14/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë e PD për të diskutuar hapat e radhës që do të ndiqen për “revolucionin” demokratik që ai ka paralajmëruar e që do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Nga selia blu, Berisha e nisi fjalën e tij duke e akuzuar Ramës si “porositës të krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit, asgjësimit të pluralizmit de facto”.

“Largohet vetëm me revolucion”, theksoi ai teksa vijoi të argumentonte se Shqipëria është vendi i qytetarëve, që vidhen në mënyrën më monstruoze.

“E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar rreth situatës aktuale, politike dhe elektorale në vend. McGonigal, që vazhdon të jetë kryefjalë e medieve botërore, është në burg, kurse porositësi i vrasjes me pagesë të opozitës shqiptare, është në pushtet. Cilido që mendon se ky porositës i krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit, asgjësimit të pluralizmit de facto, largohet me votën e lirë, gabon. Është iluziv, gënjen veten. Kjo është e vërteta.  Sepse, Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, ka degraduar në shkallën më ekstreme. Në Europë është narkoshteti i parë dhe i vetëm. Do të thotë se vendos mafia e drogës”, tha Berisha.

Duke u ndalur te vjedhjet e qeverisë, lideri i opozitës theksoi se mjafton të shohësh se Greqia po ndërton me 4.5 milionë euro kilometri, autostradën Kakavijë-Janinë, ndërsa në Shqipëri qeveria e nis me 22 milionë euro kilometri ndërtimin e autostradës Limuth-Rrogozhinë.

Lexo edhe:

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

Sa i përket fatit të revolucionit që sipas tij PD ka nisur, Berisha tha se do të vijojë me komunikime me qytetarët dhe kontakte direkte për të kuptuar hallet dhe problemet e tyre.

“Gjithçka, fati i këtij revolucioni varet nga komunikimi ynë me intensiv me qytetarët. Jo nëpërmjet ekraneve. Komunikimi është i akullt. Do të përdorim ekranet, pro kontaktet direkte janë rruga absolute e revolucionit”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD u ndal edhe te afera McGonigal, duke thënë se ish-zyrtari i FBI komplotoi kundër pluralizmit politik në Shqipëri duke shfrytëzuar valixhet me para që merrte nga Edi Rama.

“Askush s’duhet të ketë iluzion se McGonigal ishte person i izoluar, jo. Dhe në këtë periudhë, ata të cilët vazhduan veprën McGonigal, me non gratat, me sulmet e paimagjinueshme ndaj PD, një forcë politike që po përpiqej të mbronte vlerat perëndimore, shtetin ligjor, po denonconte me gjithë mundësitë e veta, por kjo nuk duhet të ekzistonte për këtë mafie të tmerrshme, mafie të rrezikshme. Rama ndante para me valixhe, ushqente këto shushunja me valixhe dhe që shfrytëzonin pastaj pushtetin e vendeve të tyre kundër opozitës shqiptare. Grushte shteti për rrëzime opozite unë nuk kam lexuar ndonjëherë”, shtoi kryedemokrati.

Teksa foli për revolucionin Berisha tha gjithashtu se opozita është në hapat e para të mosbindjes civile, por gjithsesi ai përjashtoi dhunën si mjet për marrjen e pushtetit, duke theksuar se dhuna asgjëson PD.

“Duhet të vazhdojmë me persistencë absolute këtë revolucion. Në mënyrë kreative. Unë e di që çdo ditë do dëgjoni njerëz që ju thonë se pa dhunë, nuk përmbyset, nuk arrihet. Unë u them atyre, dhe ju do u thoni, se qëndresa është forcë. Dhuna nuk të sjell në objektivat që kërkon. Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile, të shfrytëzimit të potencialit të jashtëzakonshëm që ka mosbindja civile. Nuk shkojmë te forca. Sepse të shkosh te forca, do të thotë të marrësh pushtetin me forcë. Që në këtë moment, kjo forcë asgjëson veten. Por përdorim çdo formë të mosbindjes civile”, theksoi Berisha.

Etiketa: mosbindje civileprotesta e PDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike

12:33 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Rama i pashpresë”, Berisha për protesën: Rrethim epik i epiqendrës së krimit

12:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Partizani”/ Berisha nuk shkon në seancë, dëshmon ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 18 vite

10:40 : 22/06/2026
Para

"PD nuk bojkoton zgjedhjet", Berisha: Ata që duan të na përjashtojnë do përballen me ne

TË GJITHA

Shkon në mbi 10.000 numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë

17:28 : 25/06/2026

Kapet duke i dhënë kokainë të burgosurit, AMP arreston policin në IEVP Durrës

17:03 : 25/06/2026

Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

16:57 : 25/06/2026

Aksident në Elbasan/ Kamioni përplaset me një automjet, një i plagosur

16:41 : 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë, procedohet kushëriri i tij

16:40 : 25/06/2026

Një në pesë kafe të shitura në Europë përmban pesticide

16:27 : 25/06/2026

Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO dërgon për gjykim biznesmenin Astrit Vladi dhe Eriona Daupajn

16:24 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet