• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Cilat janë kërkesat për rritjen e pagave në Gjermani?

08:39 : 14/02/2023
në BOTA

Sindikata Verdi kërkon rritjen e pagave nga 10 deri në 15% për punonjësit e sektorit publik, hekurudhave dhe postës. Çfarë kontestohet?

Në Frankfurt u mbajt së fundmi (10.02.2023) një protestë e vogël. Sindikata Verdi organizoi një demonstratë para Kaufhof Karstadt, në momentin kur brenda kishin nisur negociatat mes shefave të kompanisë dhe përfaqësuesve të punonjësve për rritjen e rrogave. Kërkesat e sindikatës janë të moderuara, përfaqësuesit e punonjësve bëjnë thirrje “vetëm” për zbatimin e kontratës kolektive në sektorin e pakicës.

Kjo është tepër për drejtuesit e Galerisë Kaufhof Karstadt. Kompania dëshiron të negociojë në bazë të një marrëveshjeje kolektive për ristrukturimin. Sepse ajo aktualisht po kalon fazën e falimentimit. Pra, megjithëse kjo firmë është një rast i veçantë, problemi themelor është universal: punëtorët po humbasin fuqinë blerëse pasi përballen me inflacion të lartë. Prandaj sindikatat janë nën presion për të negociuar paga dukshëm më të larta për anëtarët e tyre.

Kërkesat për rritjen e rrogave

Sindikata Verdi po kërkon aktualisht një rritje të pagave prej 15 për qind për punonjësit e Deutsche Post dhe po ushtron presion ndaj punëdhënësve me greva paralajmëruese. Unioni i Hekurudhave dhe Transportit (EVG) po kërkon një rritje pagash prej 12 për qind, kërkesa më e madhe e rritjes ndonjëherë në historinë e saj. E nëse gjithçka shkon sipas vullnetit të sindikatës, nëpunësit gjermanë në nivel federal dhe lokal duhet të marrin një rritje prej rreth 10 për qind

Lexo edhe:

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

Unaza e Madhe, rruga e “larë me flori” rrezikon të “lahet me gjak”

Foto simbolike – para dhe shporta e ushqimeveKërkesa të tilla bëhen rrallë. Por ato nuk janë jo reale: gati katër milionë të punësuar në industrinë e metaleve dhe në industrinë elektrike do të marrin një pagë 8.5 për qind më të lartë, e cila do të paguhet në dy këste me një pagesë të njëhershme prej 3000 euro neto.

Në këtë kontekst, nënkryetari i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Luis de Guindos, paralajmëroi në një intervistë për të ashtuquajturën spirale të rritjes së çmimeve dhe pagave. Ai tha se kur rriten pagat rriten edhe çmimet – ato e fryjnë njëra-tjetrën – me pasoja potencialisht negative për ekonominë. “Nuk duhet të ketë një spirale të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm,” tha Luis de Guindos për gazetën Süddeutsche Zeitung.

Pro dhe kundër

“Nëse ne hyjmë në një spirale të tillë rritjeje të pagave dhe çmimeve, BQE-ja do të detyrohet të rrisë normat e interesit edhe më shumë sesa do të ishte e nevojshme. Me një dinamikë të tillë, askush nuk fiton dhe të gjithë përfundojnë në disavantazh,” shton Luis de Guindos. Ai gjithashtu thekson se si rritja e normave të interesit, të cilat futen për të ndaluar spiralen e rritjes së pagave dhe çmimeve, e dëmtojnë ekonominë.

Sipas të dhënave të fundit nga Enti Federal i Statistikave Gjermane, rezultatet e deritanishme janë relativisht të moderuara. Pagat e nëpunësve civilë u rritën mesatarisht 3.4 për qind vitin e kaluar. Megjithatë, këto rritje i “hëngri” inflacioni dukshëm më i lartë. Konkluzioni është se humbja reale e pagave arriti në mbi 4 për qind. Dhe në perspektivë është rritja e pagave prej 8.5 për qind në industrinë e metaleve dhe elektrike. Marrëveshja parashikon një rritje prej 5.2 për qind për vitin 2023, dhe pagat do të rriten përsëri me 3.3 për qind në 2024.

Synimi: Inflacioni prej dy për qind

Inflacioni ka të ngjarë të mbetet shumë mbi këto vlera në muajt e ardhshëm. Instituti për Ekonominë Botërore në Kiel pret një inflacion mesatar prej 5.4 për qind këtë vit. Sipas vlerësimit fillestar të Entit Federal të Statistikave, të publikuar këtë javë,çmimet e konsumit në janar janë rritur me 8.7 për qind.

Ndërsa Friedrich Heinemann e sheh rrezikun në rritjen e pagave dhe çmimeve. Sipas këtij ekonomisti nga Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane në Manheim (ZEW), marrëveshjet e mëparshme për rritjen e pagave kanë mbetur të moderuara, por kërkesat e larta aktualisht për rritje të rrogave tregojnë se gjëra po ecin në drejtimin tjetër. “Unë mendoj se spiralja e rritjes së pagave dhe çmimeve ekziston. Pagat nuk duhet të rriten me tetë për qind. Mjafton që ato të rriten me katër ose pesë për qind. Kjo përsëri ka një efekt dhe e mban normën e inflacionit shumë mbi dy për qind.”

Gjatë dy viteve të fundit, objektivi i Bankës Qendrore Evropiane, të cilën e sheh si garanci për stabilitetin e çmimeve, ishte ruajtja e inflacionit në dy për qind. Më parë, synimi ishte “më i ultë, por ende shumë afër dypërqindshit”

Kryeekonomisti i ING Gjermani, Carsten Brzeski, gjithashtu beson se “një spirale e vogël e rritjes së ndërsjellë të pagave dhe çmimeve” po shfaqet. Por nga këndvështrimi i tij, ky nuk është problem. Përkundrazi: “Është një gjë e mirë. Sepse në Gjermani kemi një rënie të pagave reale për tre vitet e fundit me radhë. Fuqia blerëse po ulet gjithnjë e më shumë. Prandaj, rritja e pagave tani është një gjë e mirë, sepse është më e lartë se norma e inflacionit”.

DW

Etiketa: ekonomiinflacionkostopemsionerrogesindikatë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

Unaza e Madhe, rruga e “larë me flori” rrezikon të “lahet me gjak”

12:27 : 18/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria, niveli më i lartë i varfërisë e përjashtimit social në Europë, rekord Veriu

13:31 : 17/10/2025
AKTUALITET

Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023

11:38 : 17/10/2025
AKTUALITET

FMN ‘shuplakë’ qeverisë: Shqipëria në grupin më të dobët të globit për menaxhimin e shpenzimeve publike

10:31 : 15/10/2025
AKTUALITET

Energjia, shqiptarët paguan 6.5 mln euro si kamatëvonesa për faturat jashtë afatit

08:40 : 15/10/2025
Para

Nis hetimi për objektet fluturuese, Shtëpia e Bardhë: Kina ka program spiunimi ajror

TË GJITHA

Shitet në ankand fanella e golit të Manajt ndaj Serbisë, ja shuma me të cilën u ble

15:11 : 20/10/2025

Osmani beson se Kosova ka ende kohë ta krijojë Qeverinë e re, kritikon Listën Serbe për pengesa

15:02 : 20/10/2025

VIDEO/ E rëndë në Itali, ultrasit vrasin shoferin e autobusit të tifozëve kundërshtarë pas ndeshjes

15:00 : 20/10/2025

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

14:51 : 20/10/2025

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

14:47 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, spitali del me njoftim zyrtar

14:34 : 20/10/2025

Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

14:23 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com