• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bilanc i zi, mbi 41 mijë viktima nga tërmetet apokaliptike në Turqi e Siri

19:26 : 14/02/2023
në BOTA

Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet katastrofike që tronditën Turqinë dhe Sirinë më datë 6 shkurt.

Siç raportojnë mediet e huaja, numri i të vdekurve arrin në 41.218. Ndërkohë numri i të lënduarve nga tërmetet në Turqi ka arritur në 105.505.

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania amerikane e vlerësimit të rrezikut Verisk, dëmet nga tërmetet në Turqi do të kalojnë koston e 20 miliardë dollarëve.

Ekspertët thonë se dritarja për të gjetur të mbijetuar po mbyllet. Tre persona u shpëtuan nga një ndërtesë që është shkatërruar në qendër të Kahramanmarasit, pranë epiqendrës, të martën, rreth 198 orë pas tërmetit.

Gjendja shëndetësore e të mbijetuarve nuk dihet ende. Në Siri, presidenti Bashar Assad ra dakord të hapë dy pika të reja kalimi nga Turqia në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët për të ofruar ndihmë dhe pajisjet e nevojshme për miliona viktima të tërmetit, njoftuan Kombet e Bashkuara të hënën.
Vendkalimet në Bab Al-Salam dhe Al Rae do të hapen për një periudhë fillestare prej tre muajsh.

Lexo edhe:

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

Turqi, gjyqi ndaj kryetarit të opozitës Ozgur Gurel shtyhet më 24 tetor

Deri më tani, OKB-së i është lejuar të dërgojë ndihma në zonën e Idlibit vetëm përmes një kalimi të vetëm në Bab Al-Haua. Kombet e Bashkuara kanë qenë nën presion të madh që të dërgojnë më shumë ndihma dhe pajisje të rënda në veriperëndimin e Sirisë të kontrolluar nga rebelët, ku mungojnë mjetet bazike për gërmim për të mbijetuar të tjerë, teksa numri i të vdekurve po rritet.

Avioni i parë me ndihma nga Arabia Saudite, me 35 tonë ushqime, ateroi në aeroportin e Alepos të mbajtur nga Qeveria të martën në mëngjes, sipas mediave shtetërore siriane.

Arabia Saudite ka mbledhur rreth 50 milionë dollarë në një fushatë publike për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë. Disa vende të tjera arabe kanë dërguar avionë të ngarkuar me ndihma në Sirinë e kontrolluar nga Qeveria, duke përfshirë Jordaninë dhe Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Algjerinë, Irakun, Omanin, Tunizinë, Sudanin dhe Libinë. Të gjitha këto vende i kanë dorëzuar ndihmat në Damask.

Tërmeti preku 10 provinca në Turqi, ku jetojnë rreth 13.5 milionë njerëz, si dhe një zonë të madhe në Sirinë veriperëndimore, që është shtëpi e miliona njerëzve.

Më shumë se 41 mijë e 500 ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan shumë, tha ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë.

Nën ato ndërtesa ka trupa dhe numri i të zhdukurve mbetet i paqartë. Në Turqi shumica fajësojnë ndërtimin e gabuar për shkatërrimin e madh. Turqia ka rregulla ndërtimi që plotësojnë standardet e inxhinierisë së tërmeteve, por ekspertët thonë se këto rregulla zbatohen rrallë.

Etiketa: bilanciTurqiviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025
BOTA

Turqi, gjyqi ndaj kryetarit të opozitës Ozgur Gurel shtyhet më 24 tetor

16:23 : 15/09/2025
BOTA

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

21:45 : 14/09/2025
BOTA

Mbi 200 mijë të vrarë e të plagosur në Gaza, Izraeli krenohet me “uraganin”

16:53 : 14/09/2025
AKTUALITET

“Medicare” 1 mln € evazion fiskal/ Si portugezi “fundosi” klinikën, pagoi 5200 euro, por s’mori shërbim

15:29 : 12/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

Viktimat e pafajshme/ A është Shqipëria një vend i sigurtë?

20:06 : 09/09/2025
Para

Momenti prekës kur 9-vjeçari i nxjerrë nga rrënojat flet me portierin e Galatasaray

TË GJITHA

Trump njofton takim me Erdoganin në Shtëpinë e Bardhë: Do flasim për marrëveshje të rëndësishme

20:48 : 19/09/2025

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

20:34 : 19/09/2025

Shefi i OpenAI: Inteligjenca artificiale do të “zhdukë” disa profesione, por do të krijojë edhe të reja

20:30 : 19/09/2025

Motivet pas ekzekutimit të Charlie Kirk, çfarë dihet deri më tani

20:23 : 19/09/2025

“Rama e eliminoi Veliajn politikisht”, Bushati: Nisma për shkarkim nga këshilltarët, ‘legenllëk’!

20:17 : 19/09/2025

Tirana udhëton në Rrogozhinë, katër mungesa të sigurta përballë Egnatias

20:00 : 19/09/2025

“Rama po përdor myslimanët shqiptarë”/ Lubonja: Muzeu i artit islam, “qokë” për heshtjen ndaj Gazës

19:58 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com