• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Austria dhe Gjermania pezullojnë operacionet e shpëtimit në Turqi

13:39 : 12/02/2023
në BOTA

Ushtria austriake dhe ekipet gjermane të shpëtimit kanë pezulluar operacionet e shpëtimit nga tërmetet në Turqi, për shkaqe sigurie.

Një zëdhënës i ushtrisë së Austrisë tha se ka pasur “përplasje mes grupeve”, pa dhënë më shumë detaje.

Ai i tha agjencisë së lajmeve AFP se 82 ushtarë nga Njësia për ndihmë në fatkeqësi natyrore të ushtrisë austriake ishin strehuar në provincën jugore turke, Hataj, “në një kamp me organizatat ndërkombëtare, duke pritur për udhëzime”.

Ata shkuan në Hataj të martën, më 7 shkurt, me 45 tonë pajisje dhe arritën të shpëtonin nëntë persona që ishin të bllokuar nën rrënoja.

Ata pritet të kthehen në Austri të enjten, por kjo çështje ende po shqyrtohet, tha zëdhënësi.

Lexo edhe:

Mysafirë te njeriu më i pasur i Azisë

Gjermania rikthen shërbimin ushtarak

Një vendim të ngjashëm për të ndalur operacionet e shpëtimit është marrë edhe në Gjermani nga Agjencia Federale për Ndihmë Teknike dhe nga organizata joqeveritare, që është e specializuar për të ndihmuar viktimat e fatkeqësive natyrore, ISAR, tha zëdhënësi i kësaj organizate.

“Në orët e fundit, situata e sigurisë në provincën Hataj duket se ka ndryshuar”, tha zëdhënësi i ISAR, Stefan Heine. “Ka më shumë raportime për përplasje midis fraksioneve të ndryshme, ka pasur edhe të shtëna”.

Ekipet gjermane “po qëndrojnë në kampin e përbashkët tani për tani si rezultat i kësaj situate” dhe do t’i rikthehen punës së tyre të kërkim-shpëtimit kur autoritetet turke të mbrojtjes civile “të besojnë se situata është mjaftueshëm e sigurt”.

Një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të 6 shkurtit Turqinë dhe Sirinë dhe u pasua me qindra pasgoditje, përfshirë një tërmet prej 7.5 ballësh. Deri më tani vlerësohet se nga tërmetet në këto dy shtete kanë vdekur mbi 28.000 persona./REL

Etiketa: Austriagjermaniaoperacionet e shpëtimit në Turqipezullim

Lajme të lidhura

BOTA

Mysafirë te njeriu më i pasur i Azisë

13:29 : 15/11/2025
BOTA

Gjermania rikthen shërbimin ushtarak

17:39 : 14/11/2025
AKTUALITET

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025
BOTA

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025
BOTA

DW: Gjermania në pasiguri, migracioni dhe kriza politike rrisin frikën e qytetarëve

14:45 : 08/11/2025
BOTA

Pritet të japë mbi 10 mld euro vitin tjetër, Reuters: Gjermania rrit ndjeshëm ndihmën për Ukrainën

18:44 : 05/11/2025
Para

“E ardhmja ime? Mos më pyesni mua”, Kolela: Ndaj Bylisit do të jetë e vështirë!

TË GJITHA

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025

Serbia në krizë nafte, pritet rritje e çmimit të karburantit

15:19 : 15/11/2025

Përfshihet nga flakët qendra shëndetësore në Sukth

15:05 : 15/11/2025

Plagosën malazezin te “Uji i Ftohtë”, arrestohen dy vlonjatët (EMRAT)

15:03 : 15/11/2025

Rita Ora rrëfen fëmijërinë e saj si refugjate nga Kosova

14:52 : 15/11/2025

Panairi i 28-të i Librit, ja ndarja e çmimeve për këtë vit

14:43 : 15/11/2025

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com