• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vdes lideri i fundit komunist i Gjermanisë Lindore, Hans Modrow

15:01 : 11/02/2023
në BOTA

Hans Modrow, që ka shërbyer si lideri i fundit komunist i Gjermanisë Lindore gjatë një mandati të trazuar që përfundoi me zgjedhjet e para dhe të vetme të lira të vendit, ka vdekur në moshën 95-vjeçare.

Partia e Majtë njoftoi përmes Twitterit se Modrow vdiq në orët e para të së shtunës.

Modrow mori udhëheqjen e Gjermanisë Lindore pak kohë pas rënies së Murit të Berlinit dhe më vonë ftoi në Qeveri forcat opozitare. Megjithatë, ai nuk mundi të ngadalësonte momentumin për ribashkimin e Gjermanisë.

“I gjithë kursi paqësor i vendosjes së unitetit gjerman ishte pikërisht arritja e tij e veçantë”, shkroi kjo parti në Twitter. “Kjo do të mbetet trashëgimia e tij politike”.

Lexo edhe:

Bota e muzikës në zi! Ndërron jetë këngëtari i njohur britanik, Chris Rea

E rëndë në Elbasan/ 15-vjeçari konsumoi fotoksinë, humb jetën në spital

Gjatë 16 vjetëve si shef komunist i partisë në Dresden, duke nisur nga viti 1973, Modrow krijoi një reputacion si figurë antiestablishment. Ai refuzoi të merrte përfitimet e partisë dhe jetoi në një banesë normale.

Më 1989 – disa ditë pasi ra Muri i Berlinit – u bë kryeministër.

Lideri i atëhershëm i linjës së ashpër, Egon Krenz, që udhëhiqte partinë në pushtet, Politburo, u dorëhoq në dhjetor dhe Modrow u shndërrua në figurën kryesore politike të Gjermanisë Lindore. Një muaj më pas, ai u pajtua që të ndante pushtetin me opozitën dhe në Gjermaninë Lindore u mbajtën zgjedhjet e para të lira, mes trazirave shoqërore.

Pavarësisht protestave pro-demokracisë, komunistët fillimisht kishin kundërshtuar negociatat për ribashkim. Megjithatë, në shkurt të vitit 1990, Modrow bëri thirrje për bisedime me Gjermaninë Perëndimore drejt “unitetit të atdheut” që do të çonin drejt një shteti të përbashkët, të qeverisur nga një Parlament i përbashkët në Berlin.

Partia e Modrow doli e treta në zgjedhjet e para të lira në Gjermaninë Lindore. Ai u bë anëtar i Parlamentit të përbashkët dhe ishte deputet deri më 1994. Nga viti 1999 deri më 2004, ai ka qenë anëtar i Parlamentit Evropian./Rel

Etiketa: Hans Modrowlideri i fundit komunist i Gjermanisë Lindorevdes

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Bota e muzikës në zi! Ndërron jetë këngëtari i njohur britanik, Chris Rea

16:58 : 22/12/2025
AKTUALITET

E rëndë në Elbasan/ 15-vjeçari konsumoi fotoksinë, humb jetën në spital

14:56 : 02/12/2025
RAJONI

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Serbi, ndahet nga jeta gjatë ndeshjes ish-futbollisti i Tiranës

21:12 : 03/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025
RAJONI

U dënua nga Haga për krime luftë në Kosovë, vdes ish-gjenerali i ushtrisë serbe

16:02 : 20/10/2025
SPORT

Tragjedi në Serbi, ndërron jetë në fushën e lojës legjenda e Crvena Zvezdës

17:57 : 17/09/2025
Para

Çfarë nuk u pa nga protesta? Berisha: Policia ka ndaluar protestues

TË GJITHA

Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

19:05 : 05/06/2026

Pas Elbasanit dhe Durrësit, ngrihet dhe Korça në protestë

18:58 : 05/06/2026

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet giriş