• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta, studentja: Të rinjtë në gomone, dorëheqja e Ramës detyrim

12:57 : 11/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Studentja Dorisa Keçani ishte një ndër folësit nga podiumi  protestës së sotme, që po zhvillohet para kryeministrisë.

Ajo foli për vështorësitë me të cilat haset rinia dhe kërkoi dorëheqjen e Ramës.

Fjalimi

Të dashur shqiptarë,

Të dashur demokratë,

Lexo edhe:

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

Të dashur të rinj dhe të reja,

Unë jam Dorisa Kecani , 21 vjeçe, studente në Fakultetin e Drejtësisë.

Kam ardhur sot në protestë për vetë dhe bashkëmoshatarët e mi. E di që në këtë podium u ngjitën dhe do të ngjiten përfaqësues të shtresave të ndryshme, për hallet dhe shqetësimet e tyre, por nëse ka pasur një kategori ndër më të diskriminuarar dhe të shpërfillurat në këto 10 vite kanë qenë të rinjtë.

Nga t’ia filloj problemeve tona?

Janë kaq të shumta sa edhe sikur të flisja për orë të tera, nuk do të arrija t’i shpjegoja të gjitha. Të flas për arsimin, ku nxënësit dhe studentët vazhdojnë te vuajnë nga niveli i ulët i mësimdhënies, nga punësimet politike me militantë të paaftë, që s’kanë çfarë të transmetojnë tjetër përveç servilosjes ndaj shefave, nga mungesa e fondeve për shkollat dhe universitetet, nga kurrikulat e vjetëruara e të dala boje, apo të flas për një sistem arsimor që nuk gjen asnjë pikëtakimi me tregun e punës.

Përmenda tregun e punës e këtu dua të ndalem pak. Papunësia tek të rinjtë vazhdon të jetë në nivelet më të larta, për shkak se në vend të shkollimit, aftësive dhe meritokracisë, vlerësohet miku, ryshfeti, nepotizmi a korrupsioni. Punësimet në administratë publike janë shembulli më i mirë për ta ilustruar këtë situatë.

Niveli i lartë i korrupsionit dhe paligjshmërisë vret çdo sipërmarrje apo iniciativë rinore. E patë se si ministrja e sipërmarrjes Edona Bilali, që e mban veten për të re, i kishte shpërndarë fondet për sipermarrjet rinore për miqtë e të njohurit e qeveritarëve.

Zonja dhe zoterinj,

Të rinjte e Shqipërisë nuk i përfaqeson ministrja e memeve humoristike, Bora Muzhaqi. Të rinjtë e Shqipërisë janë të talentuar, energjikë, kreativë, të përkushtuar, e duan vendin e tyre dhe punën. Por, shteti i tyre ua ka mbyllur dyert, ua ka shuar mundësitë dhe ata nuk shohin dritë në fund të tunelit.

E në këtë situatë kaq të pashpresë, të rinjtë kanë vendosur të largohen. Ata shohin se si prindërit e tyre me një mijë e një sakrifica nuk ia dolën dot, e nuk kanë besim se edhe ata mund t’ia dalin. I keni parë pamjet tronditëse të të rinjve që duke rrezikuar jetën, ngjiten gomoneve drejt Anglisë. I keni parë qindra mijëra të rinj të tjerë të cilët janë azileve nëpër Evropë apo Amerikë. Ja pra kaq e rëndë, e kaq e pashpresë është situata.

Prandaj, unë jam këtu të protestoj për vete dhe në emër të tyre. Jam këtu për revolten time dhe të tyre. Jam këtu për të thëne se të rinjtë nuk janë dembelet që rrinë kafeneve, por në ato kafe përpiqen ta mbysin dhimbjen dhe dëshpërimin që iu krijon çdo ditë një qeveri dhe shtet i paaftë, i papërgjegjshëm dhe i korruptuar. Jam këtu për të thënë që të rinjtë janë e ardhmja nuk duhet të jetë thjesht slogani që politikanet valëvisin tribunave në çdo fushatë, por një filozofi e mirëfilltë qeverisje.

Por ne jemi këtu sot jo vetëm për hallet e ditës dhe bukën e gojës. Unë jam këtu, dhe po kështu edhe ju, për pluralizmin, për zgjedhjet e lira, për demokracinë. Opozita nuk mund të jetë peng i pushtetit, sepse demokracia kështu është vetëm fasadë, ku nuk ka rëndësi vota por numërimi, nuk ka vlerë bindja, por ajo që vendosin për ty lart në dhomat e pushtetit.

Jam këtu e bindur se një e ardhme më e mirë për të rinjtë e Shqipërisë, fillon duke larguar qeverine e Edi Ramës. Kryeministrit ia përsërisim: FAKTET DOLËN, DORËHEQJA ËSHTË DETYRIM!

T’i dalim Zot Shqipërisë, sepse ajo është një dhe e panegociueshme.

Zoti i bekofte te rinjtë shqiptarë dhe Shqipërinë!

Etiketa: opozitaPDprotesta

Lajme të lidhura

RAJONI

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

11:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

10:45 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
Para

Protesta/ Alimehmeti 'i prerë': Ose të përballemi ose të ikim

TË GJITHA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025

Me pranga në duar, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese Erion Veliaj

09:32 : 31/10/2025

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com