• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: SHISH po shkatërrohet, Oljan Kanushi ka shpërbërë njësitë e antiterrorit dhe antidrogës

13:17 : 10/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, ka akuzuar Edi Ramën se po shkatërron Shërbimin Informativ Shtetëror.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me rolin e SHISH në protestën e nesërme, Berisha deklaroi se, Oljan Kanushi, ish-këshilltari i Edi Ramës që është vendosur në krye të SHISH, po e dëmton këtë institucion. Berisha deklaroi se, Kanushi ka shpërbërë dy njësitë më të rëndësishme të SHISH, atë të antiterrorit dhe të antidrogës.

Berisha tha se Oljan Kanushi po e shndërron në një repart SHISH.

“Është jashtëzakonisht e dëmshme sepse është institucion shumë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare dhe të gjithë rëndësinë e ka në saj të bashkëpunimit që e ka me vende partnere. Terrorizmi nuk është një gjë fiktive, por është kërcënim serioz madhor, për paqen, stabilitetin, rendin e vendeve të lira. Ky tani i shpërbën ata, një njeri që nuk ka punuar një ditë.”- tha Berisha. “Rama e largoi Bendon, i cili ishte njeri profesionistë. Ai ra në gjurmë të McGonigal dhe natyrisht bëri detyrën e vet.”- shtoi aj më tej.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Berisha ka paralajmëruar Oljan Kanushin “se po vazhdove të shkelësh ligjin, do të kesh probleme shumë serioze me opozitën. Opozita kërkon që Shërbimi Informativ Kombëtar të qëndrojë tërësisht siç përcakton ligji, përndryshe i çojmë protestat edhe atje, nuk përtojmë.”

Deklarata e plotë e Berishës:

Në protestën e nesërme, paralajmëroj policinë të mbajë qëndrimin më korrekt. Çdo protestues i lënduar, do të konsiderohet i persekutuar politik dhe persekutori i tij do të përgjigjet edhe pas 30 vitesh.

Paralajmëroj policinë, punonjësit e SHISH, të kenë shumë kujdes, madje të mos futen fare ne turmë. Sepse në SHISH po ndodh, edhe ai do të ketë ‘name and shame’, ai po shkatërron institucionin. Ky këshilltari i Edi Ramës që shkon aty, po shpërbën institucionin.

Në këtë institucion, ndërsa departamentet më kryesore janë antiterrori dhe antidroga. E vërteta është se që nga vitit 1998, kur në oborrin e këtij institucioni u kap automjeti me 28 kg heroinë, nga antidroga e policisë, të dhëna të tjera pas largimit të Fatos Klosit, që ky institucion të ketë lidhje me drogën, unë nuk ka dëgjuar.

Por ky zotëria që është në SHISH, një nga aktet e para ka shpërbërë njësinë antidrogë dhe ka transferuar oficerin kryesor të antiterrorit në konflikt të hapur interesi. Bashkëshortja e tij ka pasur kushëririn e parë, ushtar të Al Bagadatit, gjë për të cilën bashkëshortja dhe ky nuk mund them se ka një përgjegjësi, se ai nuk ka marrë mendimin e tyre.

Por problemi është se njeriu që ka hetuar këtë dhe me sukses, se duhet të dini se në ndjekjen e grupit të atyre që shkuan të luftojnë për ISIS, në çmontimin e tyre Shërbimi Informativ ka meritë të padiskutueshme.

Ky tani, e merr dhe e transferon këtë oficer në një rreth. Pra e le këtë në mëshirë të fatit. Dhe ky është një akt hakmarrës. Merr dhe terrorizon 2-3 oficere punonjëse që kishin klikuar dhe interesuar se kush është vjehrri i tij, pasi kanë marrë vesh historinë e kushëririt të parë të të shoqes. Dhe ky është tërbuar, se pse keni klikuar, pse keni bërë kërkim ju për vjehrrin tim.

E merrni vesh se çfarë shefi ka dërguar. U bën mbledhje oficerëve, përdor dhe fjalë vulgare ndaj atyre zonjave. Ky po e shndërron në një repart SHISH. Është jashtëzakonisht e dëmshme sepse është institucion shumë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare dhe të gjithë rëndësinë e ka në saj të bashkëpunimit që e ka me vende partnere. Terrorizmi nuk është një gjë fiktive, por është kërcënim serioz madhor, për paqen, stabilitetin, rendin e vendeve të lira.  Ky tani i shpërbën ata, një njeri që nuk ka punuar një ditë.

Rama e largoi Bendon, i cili ishte njeri profesionistë. Ai ra në gjurmë të McGonigal dhe natyrisht bëri detyrën e vet. Atij i jap një paralajmërim të fortë, që po vazhdove të shkelësh ligjin, do të kesh probleme shumë serioze me opozitën. Opozita kërkon që Shërbimi Informativ Kombëtar të qëndrojë tërësisht siç përcakton ligji, përndryshe i çojmë protestat edhe atje, nuk përtojmë.

Tani kemi të bëjmë me institucione të inkriminuara.

Etiketa: Edi RamaHelidon Bendooljan kanushiSali Berishashish

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
Para

Paloka ironizon Ramën: I nisi ‘babloku’ të gjithë në SPAK, vetëm të shpëtojë kokën

TË GJITHA

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025

‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit

22:13 : 29/10/2025

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

21:55 : 29/10/2025

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com