• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkia e Tiranës nis propagandën për zgjedhjet vendore me 260 mijë euro!

15:55 : 10/02/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, ka nisur një propagandë të frikshme, duke bërë 4 tendera të një pas njëshëm, vetëm e vetëm që të përgatitet për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Nëpërmjet trajnimeve, projekteve dhe realizimit të videove, Veliaj do të shpenzojë plot 260 mijë euro nga taksat e shqiptarëve për tekat e tij, të cilat këto kohë vetëm shtohen e shtohen. Por, nisur edhe nga koha e këtyre procedurave, lindin me të drejtë shumë pyetje se përse tani? Përse duhen që të paguhen më shumë se 50 mijë euro për video dhe foto?

Apo edhe dhjetëra mijëra euro për projekte të kota, trajnime apo programe me emra anglisht. Natyrisht, emëruesi i përbashkët i të gjithë këtyre tenderëve janë zgjedhjet, ku Veliajn e pret një garë e fortë me kandidatin e opozitës Belind Këlliçi. Në redaksinë e BoldNews.al kanë mbërritur informacione të shumta se Lali Eri ka hapur “thesin”. Më pas, redaksia jonë bëri një hulumtim në Agjencinë e Prokurimit Publik, për të parë se çfarë tenderësh propagandistikë po bën Veliaj. Le t’i marrim me radhë!

Lexo edhe:

E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO)

Drejtorët milionerë të Veliajt marrin në dorë fushatën e Manastirliut/ VIDEO

1. Tenderi i parë ka si objekt të prokurimit “realizimi i videove të shkurtra edukative dhe video-podcasteve për digjitalizimin”. Nisur edhe nga objekti, bëhet fjalë për videot e shkurtra edukative. Çfarë filmi do të prodhojë Veliaj? Dhe përse në këto kohë? Sipas dokumenteve, fondi për këtë tender është 5.833.333 lekë, ndërsa procedura do të bëhet në muajin mars. Pra, disa javë para zgjedhjeve. Mësohet se kërkohen “shërbime të lidhura me prodhimin e filmave dhe videove dhe shërbime të tjera”. Por, nëse në Bashkinë e Tiranës, punojnë rreth 50 persona në zyrën e shtypit dhe propagandës, madje janë blerë kamera dhe kompjuterë, përse tenderohet një procedurë e tillë? E nuk e realizojnë dot këta punonjës? Nisur edhe nga numri i tyre, kjo zyrë ngjason më shumë si një televizion dhe jo si zyrë shtypi.

2. Procedura vijuese që do të finalizohet para zgjedhjeve ka si objekt “trajnim dhe zhvillim i stafit të Bashkisë Tirane si dhe i Drejtuesve të nivelit të lartë mbi vendosjen e objektivave dhe prioriteteve”. Pra, një tender trajnimi, madje i drejtuesve të lartë. Por nëse kanë poste të larta, përse duhen trajnuar? Përse duhen shpenzuar mijëra euro për këtë drejtues? Për çfarë do t’i mësojë, apo si të përgatiten për zgjedhjet? Sipas dokumentit, fondi limit i këtij tenderi është 6.666.667 lekë. Por nëse janë drejtues të lartë, përse duan trajnime të specializuara?

3. Tenderi i radhës ka të bëjë me një procedurë “projekti i fuqizimit të të rinjve dhe të rejave”. Fondi për këtë objekt është 7.333.333 lekë. Nisur edhe nga e kaluara, këto procedura bëhen vetëm e vetëm për të thithur sa më shumë “patronazhistë”. Apo për të bërë propagandë para zgjedhjeve. Me pak fjalë, me paratë e qytetarëve të Tiranës do të bëhen mitingje për zgjedhjet apo për t’i bërë fresk kryetarit të Bashkisë.

4. Nga vëzhgimi i BoldNews.al, rezultoi se tenderi i katërt (në këtë listë) është me një objekt “programi reload”. Drejtuesit e Bashkisë së Tiranës i vendosin emra anglisht këtyre tenderëve për të humbur origjinën, por në fakt ky tender është një projekt nga Lali Eri. Mësohet se fondi limit është 5.833.333 lekë, ndërsa edhe këto para’ vijnë nga taksat e banorëve të Tiranës.

Etiketa: 14 majbashkia tiraneErion Veliajpropagandetenerzgjedhjet vendore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO)

19:29 : 17/10/2025
AKTUALITET

Drejtorët milionerë të Veliajt marrin në dorë fushatën e Manastirliut/ VIDEO

14:28 : 17/10/2025
AKTUALITET

Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese

16:51 : 16/10/2025
AKTUALITET

Presidenca godet me shkresë Gjykatën Kushtetuese!

10:41 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Protesta për Veliajn para SPAK ishte ngjarje e shëmtuar

20:03 : 14/10/2025
Para

Tërmeti/ Gjendet i vdekur gazetari së bashku me gruan dhe vajzën 5-muajshe

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com