• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshime për kartel, nën monitorim tregu i nënprodukteve të qumështit

07:56 : 09/02/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Pas lajmit të publikuar në fillim të kësaj jave për një rritje të re të çmimeve të nënprodukteve të qumështit, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nisë monitorimin e këtij tregu, për të evidentuar nëse ekzistojnë shenja të marrëveshjeve të ndaluara, sjelljeve të bashkërenduara apo shkeljeve të tjera të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

“Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione të bëra publike në media mbi njoftimin e ndërmarrjeve të përpunimit të qumështit, të cilat kanë lajmëruar pikat e shitjes me pakicë se, duke nisur nga data 15.02.2023, furnizimet e reja të bulmetit do të kenë çmime deri në 37% më të larta, vendosi ngritjen e Grupit të Punës për monitorimin e këtij tregu.

Duke ndarë të njëjtin shqetësim për rritjen e çmimit të produkteve të bulmetit nga ndërmarrjet në fjalë, Autoriteti po monitoron në terren me qëllim evidentimin nëse ky njoftim do të zbatohet në tregun e shitjes me pakicë dhe, mbi të gjitha, nëse kjo sjellje është abuzive e si rrjedhim në shkelje të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”,” thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Ky institucion sjell në vëmendje se ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çmimet e blerjes ose të shitjes, kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit apo vendosin kushte tregtimi.

Shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.

Lexo edhe:

Qytetarët pinë qumështin që shkakton kancer, Manush Kullolli i AKU mbron kompanitë që e tregtuan

Braçe: Kam subjektet që marrin qumësht pluhur dhe vaj palme, të kontrollohen fabrikat e bulmetit

Sipas burimeve, kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit kanë informuar pikat e shitjes me pakicë se, duke nisur që nga 15 shkurti, furnizimet e reja me gjalpë dhe djathë do të kenë çmime deri në 37% më të larta. Ndërkohë, burimet nga kompanitë e përpunimit të qumështit pohuan se kjo rritje është aplikuar për shkak të shtrenjtimit të çmimit të qumështit nga fermerët gati me 50%.

Qumështi dhe produktet e bulmetit ka qenë ndër produktet që janë shtrenjtuar më shumë gjatë vitit të kaluar. Të dhënat e Instat tregojnë se inflacioni vjetor i nëngrupit “qumësht, djath, vezë” në dhjetor 2022 arriti nivelin rekord prej 25.4%.

Rritja e paralajmëruar për në mesin e muajit shkurt nuk është rasti i parë që përpunuesit e qumështit aplikojnë rritje të paralajmëruara të çmimeve. Për shembull, edhe në fund të muajit korrik 2022 ata njoftuan tregtarët me pakicë se çmimet e shitjes së qumështit duke filluar nga data 1 gusht do të rriteshin.

Sipas përpunuesve, rritja e çmimit ka ardhur nga ulja ofertës dhe rritja e ndjeshme e çmimit të qumështit, por edhe rritja e kostove të tjera, që nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, ndryshimi i shkallës së TVSH-së, etj.

Megjithëse këto rritje të paralajmëruara janë raportuar në vazhdimësi nga “Monitor” dhe janë riprodhuar nga mediat e tjera, këtë vit Autoriteti i Konkurrencës duket më i vëmendshëm në ndjekjen e informacionit mediatik dhe ka vendosur monitorimin e tregut të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

/Monitor/

Etiketa: Autoriteti i Konkurencesqumesht

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët pinë qumështin që shkakton kancer, Manush Kullolli i AKU mbron kompanitë që e tregtuan

13:04 : 25/07/2025
AKTUALITET

Braçe: Kam subjektet që marrin qumësht pluhur dhe vaj palme, të kontrollohen fabrikat e bulmetit

16:18 : 24/07/2025
AKTUALITET

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish

20:21 : 19/07/2025
AKTUALITET

Ultimatumi i Ramës/ Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi

07:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

09:00 : 14/07/2025
AKTUALITET

Rama shpall “armikun e ri”: Të sekuestrohet çdo bidon qumshti pa faturë

17:17 : 11/07/2025
Para

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

TË GJITHA

Takimi historik Trump-Putin mund të zhvillohet javën e ardhshme në Romë

16:27 : 08/08/2025

Barazuan ndaj Olimpija Ljubjanës, Tetova: Rival i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

16:16 : 08/08/2025

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com