• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Plani i Reformës së Pensioneve shkakton greva dhe protesta të reja në Francë

21:14 : 07/02/2023
në BOTA

-Grevat e reja mbarëkombëtare në Francë ndërprenë transportin publik dhe shkollat të martën, si dhe furnizimin me energji elektrike, naftë dhe gaz, ndërsa dhjetëra mijëra demonstrues marshuan në raundin e tretë të protestave kundër reformave të planifikuara të pensioneve.

Protestat vijnë një ditë pasi ligjvënësit francezë filluan të debatojnë mbi një projektligj për pensionet që do të rriste moshën minimale të pensionit nga 62 në 64 vjeç. Ai shihet si masa kryesore legjislative e mandatit të dytë të Presidentit Emmanuel Macron.

Dhjetëra mijëra francezë marshuan në qytetet e Nisës, Marsejës, Tuluzës, si dhe në Paris. Protestuesit në kryeqytetin francez, shumë prej të cilëve ishin të rinj, marshuan paqësisht, duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Ruani pensionin tuaj” dhe “Taksoni miliarderët, jo gjyshet”.

Sistemi aktual i pensioneve në Francë “është një arritje demokratike që vendet e tjera e kanë zili”, tha protestuesja 29 vjeçare Anissa Saudemont.

“Mendoj se me inflacionin e lartë, papunësinë, luftën në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike, qeveria duhet të përqendrohet në diçka tjetër”, shtoi ajo.

Lexo edhe:

Franca në protestë masive/ 800,000 njerëz kundër shkurtimeve të buxhetit dhe rritjes së moshës së pensionit

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

Sipas autoriteteve, javën e kaluar demonstruan rreth 1.27 milionë njerëz, më shumë se në ditën e parë të protestës së madhe, më 19 janar. Të tjera demonstrata, të thirrura nga tetë sindikatat kryesore të Francës, janë planifikuar për të shtunën.

Operatori hekurudhor SNCF tha se shërbimet e trenave u ndërprenë në masë të martën në të gjithë vendin, duke përfshirë rrjetin e trenave me shpejtësi të lartë. Nga grevat u prekën edhe linjat ndërkombëtare për në Britani dhe Zvicër. Metroja e Parisit po ashtu ndërpreu shërbimin.

Saad Kadiui, 37 vjeç, të cilit i duhej ta kalonte të martën në një stacion treni, pas ndërprerjes së shërbimeve për në Paris, tha se ai nuk i mbështeste grevat që i konsideroi “të lodhshme”.

“Ka mënyra të tjera për të protestuar kundër reformës së pensioneve”, tha ai.

Zoti Kadiui tha se ai mbështet parimin e reformës së pensioneve, por donte që projektligji të përmirësohej në parlament. “Unë mendoj se për disa punë, mosha 64 vjeç është shumë e lartë”, tha ai.

Ministria e Arsimit tha se rreth 13% e mësuesve ishin në grevë, një rënie në krahasim me ditën e protestës së javës së kaluar. Një e treta e rajoneve franceze janë në pushime të planifikuara shkollore.

Presidenti Macron u zotua të vazhdojë me ndryshimet, pavarësisht nga sondazhet që tregojnë kundërshtime në rritje nga reformës. Projektligji do të rrisë gradualisht moshën minimale të daljes në pension në 64 deri në vitin 2030 dhe do të përshpejtojë një masë të planifikuar që parashikon që njerëzit të kenë punuar për të paktën 43 vjet, për të pasur të drejtën për një pension të plotë.

Qeveria argumenton se ndryshimet janë krijuar për të mbajtur financiarisht në gjendje sistemin e pensioneve. Popullsia e plakur e Francës pritet ta zhysë sistemin në deficit në dekadën e ardhshme.

Debati parlamentar në Asamblenë Kombëtare dhe Senat pritet të zgjasë disa javë.

Ligjvënësit e opozitës kanë propozuar më shumë se 20,000 amendamente për projektligjin e debatuar të hënën, kryesisht nga koalicioni Nupes, i krahut të majtë.

Philippe Martinez, sekretari i përgjithshëm i sindikatës së fuqishme CGT, i bëri thirrje qeverisë dhe ligjvënësve që të “dëgjojnë njerëzit”. Duke folur në rrjetin radiofonik francez RT, ai denoncoi qëndrimin e zotit Macron.

Presidenti Macron dëshiron të tregojë se “ai është në gjendje të miratojë reformën, pavarësisht se çfarë thotë opinioni publik, çfarë mendojnë qytetarët”, pohoi zoti Martinez.

Kreu i sindikatës CFDT, Laurent Berger, i bëri thirrje gjithashtu qeverisë që të “dëgjojë” turmën që doli në rrugë. “Tensionit social qeveria mund t’i përgjigjet vetëm nëpërmjet ushtrimit demokratik të pushtetit,” i tha ai gazetës franceze La Croix.

Zemërimi për planin e pensioneve shkoi përtej debatit të ashpër në parlament. Kryetari i Asamblesë Kombëtare, njoftoi se projektligji kishte shkaktuar mesazhe anonime, mbishkrime dhe një letër kërcënuese drejtuar kreut të Komisionit të Çështjeve Sociale.

“Mjaft”, shkroi Yael Braun-Pivet në Twitter. “Këto akte janë një sulm ndaj jetës sonë demokratike. … Ne nuk do t’i tolerojmë ato”.

Disa ligjvënës nga partia e ekstremit të djathtë Mbledhja Kombëtare morën mesazhe gjatë debatit të së hënës ku u thuhej se të dashurit e tyre ishin shtruar në spital, në një përpjekje të dukshme për t’i detyruar ata të largoheshin nga asambleja. Udhëheqësja e grupit, Marine Le Pen, tha se ajo do bënte një ankesë ligjore./VOA

Etiketa: Francapensionprotesta

Lajme të lidhura

BOTA

Franca në protestë masive/ 800,000 njerëz kundër shkurtimeve të buxhetit dhe rritjes së moshës së pensionit

14:57 : 18/09/2025
BOTA

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

09:19 : 18/09/2025
RAJONI

Pensionet greke në rënie, shifra mesatare zbriti në 783 euro bruto

15:15 : 15/09/2025
BOTA

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

21:45 : 14/09/2025
BOTA

Protesta masive në Nepal kundër korrupsionit, shkon në 72 numri i viktimave

14:52 : 14/09/2025
RAJONI

“O Hashim, ti ku je…”/ Protestë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së (Video)

13:11 : 14/09/2025
Para

Protesta e 11 shkurtit , Berisha: Sipar i një revolucioni që duhet të largojë Ramën

TË GJITHA

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, përjashtohen për 10 ditë 2 deputetët e PD-së

11:14 : 19/09/2025

‘Safe Journalists’ dhe organizatat partnere kundër kufizimeve për gazetarët në Kuvend/ LETËR Peleshit

11:10 : 19/09/2025

Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, kreu i ILD: Të paparanueshme, është antikushtetuese

10:55 : 19/09/2025

Eksplozivi në banesën e Xhelal Mziut/ Kamerat e sigurisë ishin jashtë funksionit

10:48 : 19/09/2025

Tensionet në Kuvend, reagon zyra e BE në Shqipëri: Për të ardhur keq

10:47 : 19/09/2025

Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave – por me çfarë çmimi?

10:39 : 19/09/2025

Projektligji për gjininë, Albana Osmani: Që sot unë jam një gomar

10:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com