• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ONM rekomandon ankimin e konfirmimit për gjyqtarin Arbër Çela

Vëzhguesit ndërkombëtarë i kërkojnë Komisionerit Publik që të ankimojnë vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Arbër Çela. Sipas tyre, gjyqtari nuk arriti të kalojë barrën e provës dhe se bazuar në analizën financiare rezulton me një bilanc negativ prej 7 milionë lekësh.

13:04 : 07/02/2023
në AKTUALITET, VETTING

Në një rekomandim dërguar institucionit të Komisionerëve Publikë, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të procesit të vetingut kërkon ankim të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Arbër Çela.

Vëzhguesit ndërkombëtarë shprehen në rekomandim se Çela, bazuar në analizën financiare të të ardhurave të ligjshme rezulton me një bilanc negativ prej 7.3 milion lekësh. Vëzhguesit që shqyrtuan rastin shprehen se “subjekti nuk arriti të ishte bindës mbi barrën e provës”. Ata po ashtu kritikojnë Komisionin se në vendim nuk i ka sqaruar mangësitë e vërejtura gjatë rivlerësimit të Çelës.

“Vendimi ishte rezultat i vlerësimit të gabuar të provave”, thuhet në rekomandim, ku i kërkohet Komisionerit Publik që të ankimojë edhe sa i përket dy denoncimeve në kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale.

Gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës, Arbër Çela u konfirmua në 7 dhjetor nga një trupë e kryesuar nga nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa (Bungo).

Por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit arsyeton se vendimi është i gabuar dhe se nuk ka vlerësuar si duhet problemet e gjetura në kriterin e pasurive. Specifikisht sa i përket një apartamenti 91 metra katrorë të blerë fillimisht gjysmë për gjysmë nga subjekti dhe një kushërira e tij.

Lexo edhe:

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

“Dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve”/ Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

ONM thotë se mënyra se si është kryer transaksioni ngre dyshime për pasuri të fshehur. “Ka elementë që të bëjnë të besosh, më shumë se sa një dyshim i arsyeshëm, se subjekti ka fshehur asetet përmes bashkëpronarit”, thuhet në rekomandim.

ONM sqaron se dyshimet  bazoheshin te mënyra e pagesës së apartamentit. Sipas asaj që është deklaruar nga Çela, ky i fundit kishte derdhur në bankë 78 për qind të vlerës dhe pjesa tjetër ishte paguar nga kushërira. Çela pretendon se shuma e vendosur në bankë ishte bashkim i të ardhurave të të dyve, por ONM thotë se për këtë nuk ka prova.

ONM po ashtu shprehet se bashkëpronarja nuk kishte të ardhura për të kursyer apo plotësuar pjesën e saj prej 36 mijë eurosh në blerjen e apartamentit. Dy hua që pretendohet se ajo kishte marrë po ashtu konsiderohen nga vëzhguesit të paprovuara. Sipas rekomandimit pretendimi për këto hua “mbeti në nivel deklarativ”.

Vëzhguesit po ashtu ngrenë dyshime edhe mbi shumën 30 mijë euro që subjekti e kishte mbuluar me një hua të shlyer më pas me kredi. Sipas ONM nuk u provua që huadhënësi kishte të ardhura për të dhënë shumën në fjalë.

Në rekomandim po ashtu kërkohet përfshirja në ankim e profesionalizmit bazuar në dy çështje, që sipas vëzhguesve nuk u sqaruan mjaftueshëm në KPK. ONM shprehet se pas rivlerësimit dy çështjet mund të shërbenin për një vlerësim të ndryshëm në nivelin e profesionalizmit ose në vlerësimin tërësor të çështjes.

Rekomandimi u bë publik mbrëmjen  e të hënës nga Komisoneri Publik që po ashtu njoftoi se po shqyrtonte vendimin e KPK dhe njëkohësisht edhe rekomandimin nga ONM mbi këtë vendim.

“Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, thuhet në njoftim.

Arbër Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe punon prej një dekade si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ai ushtron gjithashtu funksionin e kryetarit në detyrë.

/Reporter.al/

Etiketa: Arbër Çelaonmveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

22:12 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve”/ Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

19:05 : 14/07/2025
AKTUALITET

Pse OSHEE nuk i kthen pergjigje KPA-së për kontratat e prokurorit Genci Mane?

17:49 : 14/07/2025
AKTUALITET

Hetimi për 16 ton kanabis, si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”

22:18 : 07/07/2025
AKTUALITET

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

12:11 : 20/06/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hyrjet Lamaj

14:43 : 16/06/2025
Para

Itali/ E “tradhtoi” vetja, si u arrestua shqiptari me 4 kilogramë kokainë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com