• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përse Rilindasit sëmuren kur arrestohen

23:58 : 06/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Në jetën e përditshme kur janë të lirë dhe me shumë pushtet mjekun me sy mund ta kenë parë shumë rrallë. Paraja e korrupsionit është shëndet për ta, por kur në të rrallë ndodh që ndonjëri prej tyre të arrestohet, ata sëmuren dhe nga shtrati i lagësht i komisariateve përfundojnë në spital, me mjekë e infermierë mbi kokë.

Rasti më i fundit është ai i Alda Klosit ish-shefes së Kabinetit të ish-zëvendëkryeministrit dhe ministrit Arben Ahmetaj. E arrestuar për deklarim të rremë dhe pastrim parash, Klosi pak orë qëndroi në komisariat dhe më pas një autoambulancë rrinte ndezur për të ndjekur filmin e përhershëm për ta dërguar në spital. E njëjta situatë dhe e njëjta skemë edhe për zyrtarin tjetër të lartë Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj.

Edhe ai shfaqi probleme me tensionin e lartë dhe në kartelë mjekët shënuar “probleme kardiake”. Gjykata e Apelit vendosi t’i ndryshojë masën nga “arrest me burg pa afat” në arrest shtëpie. Forma që po përdorin ata pak zyrtarë të lartë të kapur në korrupsion është gati identike, duke u “sëmurë” sapo i vendosen prangat dhe dërgohen në komisariat.

Padyshim që ekziston mundësia që për shkak të ngarkesës emocionale gjithkush mund të pësojë luhatje tensioni apo shok psikologjik, por për qytetarët e thjesht që dergjen në qeli nuk ka “autoambulacë” e cila qëndron gati e ndezur…

Lexo edhe:

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

I riu Leart Kurti pak muaj më parë dha frymën e fundit në duart e policisë ku edhe pse që në momentin e parë të ndalimit shfaqi probleme të rënda shëndetësore nuk e dërguan në spital, por drejt e në komisariat, aty që edhe humbi jetën.

Po sa qytetarë të tjerë ndihen keq në qeli dhe kur kërkojnë të dërgohen në spital me ta qeshet dhe vetëm në rastet kur u përplasen në tokë kërkojnë ndihmën mjekësore? Kjo nuk mund të ndodhë me zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë publik të cilët po ndjekin të njëjtën udhë: komisariat-spital dhe më pas aty me mjekët mbi kokë nisin llogaritë sesi të përdorin “sëmundjen e rëndë” për t’ia hedhur sa më lehtë në pëballjen me ligjin. Por edhe për VIP-at e politikës nuk ndiqet e njëjta praktikë. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka disa javë qëndroi në spital, kërkoi edhe ndryshim të masës së sigurisë por nuk iu pranua nga asnjë gjykatë.

Ndryshe ishte “ligji” për Alqi Bllakon i cili i shijoi disa ditë lirie pasi gjykata edhe pse nuk e gjeti të “sëmurë” vendosi dorën në zemër dhe e kaloi në “arrest shtëpie” pasi kishte fëmijët për të mbajtur. Për shkak të trysnisë publike dy javë më vonë e rikthyen në qeli, por vendimi në çdo rast ishte më shumë se qesharak. Historitë do të përsëriten dhe sa herë një zyrtar i lartë arrestohet për korrupsion me siguri që para se të kalojë nga dyart e gjykatës do kapërcejë portën e spitalit. Shëndeti “mbi të gjitha”…!

Etiketa: Alda KlosiAlqi Bllakoarrestimgjykata e apelitkorrupsionLear Kurtilefter kokaRilindje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

16:52 : 28/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Bënte namin me vjedhje në Durrës, arrestohet ‘skifteri’ nga Tirana

09:36 : 25/10/2025
AKTUALITET

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për t’u liruar nga qelia

12:09 : 24/10/2025
Para

Mbi 4300 të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Turqi e Siri, 15 mijë të plagosur

TË GJITHA

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com